A më lejohet të adoptoj një fëmijë?

A më lejohet të adoptoj një fëmijë?

Pyetje: nëse ndonjëri kërkon të adoptojë një fëmijë nga shtëpia e fëmijëve, a lejohet për përgjegjësit t’i përgjigjen kërkesës së tij?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Adoptimi apo birësimi i fëmijëve është dy lloje: i ndaluar dhe i lejuar.

Adoptim i ndaluar është adoptimi që fëmijën e trajton sikur të jetë fëmija i tij biologjik. Kjo gjë është e ndaluar dhe Allahu e ka anuluar këtë në Kuran: “e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që i adoptoni si të juaj)” (Ahzab:4)

Adoptimit i lejuar madje mund të jetë edhe i preferuar është adoptimi që nënkupton bamirësinë ndaj fëmijës, edukimin e tij me edukatë të mirëfilltë fetare, orientimin e drejtë, mësimin e tij me gjëra që i bëjnë dobi në fenë dhe dynjanë e tij. Fëmija nuk i jepet pos atij që njihet për nga besnikëria, feja e pastër dhe morali, atij tek i cili mund të realizohet interesi i fëmijës. Gjithashtu duhet që adoptuesi të jetë prej banorëve të të njëjtit vend, në mënyrë që të mos dërgohet fëmija në ndonjë vend që mund të jetë shkak për degjenerimin e tij në të ardhmen. Nëse plotësohen këto kushte, nuk prish punë që fëmijën me prejardhje të panjohur t’ia japim këtij adoptuesi. Allahu ju ruajt!

Muhamed ibën Ibrahim Alu Shejh

Burimi: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM