“A MENDUAT SE NE JU KRIJUAM KOT?!”

“A MENDUAT SE NE JU KRIJUAM KOT?!”

0 2455

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, fundi i takon të devotshmëve, armiqësia zullumqarëve. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob, i dërguari i Tij, dhe prijës i të devotshmëve, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen, mbi shokët e tij dhe ata që i pasuan deri në ditën e Gjykimit.

Allahu, aze ve xhel, dëshiroi që jetën ta bën vend të provave, belave dhe veprimit, dërgoi pejgamberë, zbriti libra, urdhëroi që të adhurohet vetëm Ai, dhe krijoi botën tjetër dhe atë si pasojë e sundimit, urtësisë dhe drejtësisë së Tij absolute,që të shpërblen të mirin për bamirësinë e tij dhe të ndëshkon të keqin për të keqen  tij, nuk i krijoi ata për kot e nuk i la të neglizhuar, Allahu thotë: “I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi”. Mulk, 1-2.

A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?”. Muminun, 115.

Kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t’i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin”. Junus, 4.

Allahu, aze ve xhel, nuk barazon të ligën dhe të mirën, të mirin dhe të keqin, jobesimtarin dhe besimtarin dhe ia ka mohuar këtë atij i cili supozon një gjë të tillë, Allahu thotë: “A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?”. Xhathije, 21.

A do t’i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët? C’është me ju, si gjykoni ashtu?”. Kalem, 35-36.

A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?”. Sad, 28.

E vërteta për të cilën i krijoi krijesat është adhurimi i Allahut, të Vetëm, që është dashuria absolute ndaj Tij, nënshtrim dhe përulje, përkushtim ndaj adhurimit ndaj Tij, ndaj urdhrave, ndalesave, shpërblimeve dhe ndalesave, për këtë dërgoi të dërguarit, zbriti librat dhe krijoi xhenetin dhe zjarrin.

Qielli dhe toka janë krijuar me drejtësinë që është rruga e drejtë e Allahut, Allahu është i drejtë dhe ajo është gjëja më e dashur tek Allahu i Madhëruar, Allahu flet për Shuajbin, alejhi selam dhe thotë: “Unë iu kam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.”. Hud, 56.

Allahut i takon drejtësia absolute, në ligjet dhe fuqinë e Tij, që prej saj doli krijimi, urdhërimi, shpërblimi dhe ndëshkimi, kjo është e vërteta me të cilën dhe për të cilën krijoi qiejt, tokën dhe çfarë ka mes tyre, për këtë besimtarët thonë: “Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!”. Ali Imran 191. Mohuan që Allahu të ketë krijuar qiejt për kot, me pa urtësi, as qëllim të lavdëruar. Allahu i madhëruar i lëvdon këto qëllime fisnike, ashtu siç lëvdon  Veten dhe Cilësitë e Tij, pra, synimet fisnike në veprat e Allahut, janë urtësitë të cilat i dëshiron dhe është i kënaqur me to, krijoi edhe atë që nuk e dëshiron që të obligon atë që dëshiron dhe në bazë të saj vërehet ai që Atë dëshiron, të cilët mundohen, miqësohen dhe armiqësohen, të cilët janë altruist të dashurisë dhe kënaqësisë së Allahut, për këtë u krijua jeta e vdekja, “Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë”. Kehf, 7.

Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t’ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë”. Hud, 7.

Allahu i Lartësuar, tregoi se ka krijuar botën, jetën e vdekjen, stolitë në tokë dhe gjithçka në të për t’i provuar, testohen krijesat e Tija, cili prej tyre është më vepërmirë, e ajo vepra e tij është në pajtim me dëshirën e Allahut të Madhëruar, e është në pajtim me synimin për të cilin është krijuar ai dhe i gjithë kozmosi.

Përkujdesuni në cilën rrugë jeni duke rrugëtuar, drejt vdekjes dhe pas saj do të ringjalleni, kujtoni gjendjen kur të vije afati i fundit dhe ndarja nga vendi, familja e të afërmit, kujtoni kur ju do të dëshmoni me sytë tuaj ahiretin, të drejtuar drejt saj e me shpinë të kthyer kah dynjaja, kujtoni kur njerëzit do t ndahen në dy grupe, prej tyre ka që melaqet ua marrin shpirtrat, të mirë u thonë atyre “Selamu alejkum” “E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!”. Fusilet 30-32.

E prej tyre ka që melaqet ua marrin shpirtrat, të cilët kanë bërë padrejtë ndaj vetes së tyre: “Sikur t’i kishe parë engjëjt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u bienin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): “Shijoni dënimin e djegies!””. Enfal, 50.

E, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): “Shpëtojeni pra vetveten (nëse mundeni)”.”. EnAm, 93.

Përgatituni për takimin me Allahun, përgatitni përgjigje për pyetjet që do t’ju parashtrohen, Allahu thotë: “Ne patjetër do t’i marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dërguar (pejgamber), e do t’i marrim në pyetje edhe të dërguarit. Dhe duke e ditur mirë Ne do t’u rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm). Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar. Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humbën vetveten, ngase i refuzuan argumentet Tona me të padrejtë”. Araf, 6-9.

Kujtoni kur të jeni të bartur në krahët drejt varreve, e të vetmoheni në të nga familja, fëmijët, pasuria, pallatet, shoqëruesi juaj do të jetë vepra, ose e mirë me të cilën do të gëzoheni deri në ditën e  Kiametit, apo e ligë që do të gjeni dështim dhe keqardhje “Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë”. EnAm, 94.

Kujtoni kur do të fryhet “Surit”, “Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit)”. Zumer, 68.

Atë ditë kur do të dalin nga varret e tyre, këmbëzbathur, të zhveshur “Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet”. Abese, 34-37.

E për sa i përket atij që ka tepruar. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote, xhehennemi do të jetë vendi i tij. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xhenneti është vendi i tij”. Naziat 37-41.

E lusim Allahun e Madhëruar që të na përqendrojë deri në vdekje, të na ruan nga fitnet e dyshimeve dhe epsheve, të na ringjall për në xhenetit e larta me pejgamberët, të sinqertit, dëshmorët, të mirët, këta janë shoqëria më e mirë. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamed, familjen e tij shokët e tij. Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve.

Burimi: albislam.com / Alimam.ws

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM