A mjafton që gjatë larjes nga xhunubllëku t’i jepet mes’h kokës?

A mjafton që gjatë larjes nga xhunubllëku t’i jepet mes’h kokës?

0 1270


Pyetje: A mjafton që gjatë larjes (guslit) nga xhunubllëku t’i jepet mes’h kokës?

Përgjigje: Gjatë guslit obligohet larja e tërë trupit përfshirë edhe kokën. Me larje  kuptohet kalimi i ujit mbi gjymtyrë.[1]

Pra është e patjetërsueshme që të derdhet ujë mbi flokë dhe të arrijë deri në rrënjët e tij. Kurse të mjaftuarit vetëm me mes’h nuk lejohet ngase  nuk konsiderohet larje,kurse obligim është larja e jo mes’hu.

Aisheja radijallahu anha ka thënë: I dërguari salallahu alejhi ue selem kur lahej nga xhunubllëku fillonte me larjen e duarve, pastaj me të djathtën mbushte të majtën dhe e pastronte organin gjenital, pastaj merrte abdes ashtu siç merret për namaz, pastaj merrte ujin e i fuste gishtat në rrënjët e flokëve, derisa sigurohej që ka arritur, hidhte mbi kokë tre grushta, pastaj mbi tërë trupin, pastaj lante këmbët.” E transmeton Muslimi 474.

Shejh ibn Uthjemini në spjegimin e këtij hadithi ka thënë: “Obligohet që gjatë larjes nga xhunubllëku, uji të arrijë  deri  në rrënjët flokët edhe nëse janë të shpeshta.”

Shejh ibn Baz Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ato gra të cilat kanë vështirësi gjatë larjes së kokës nga xhunubllëku, mjaftohen që të hedhin mbi kokë tre kovë me ujë deri sa të kaplon uji, pa pasur nevojë prishjen e as ndryshimin e formës, që është e rëndë për ato. Duke sqaruar për shpërblimin e madh që e kanë tek Allahu, përfundimin e mirë  dhe jetën e mirë fisnike të përhershme në botën e krenarisë nëse ato bëjnë durim gjatë zbatimit të dispozitave të sheriatit dhe të përmbajturit për to.”[2]

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] “Sherh Mumti” 1/128.

[2] “Mexhmu Fetava” të shejh Abdulaziz ibn Baz, 6/236.