A mund ta emërtoj vajzën time me emrin e vajzës së profetit Jusuf?

A mund ta emërtoj vajzën time me emrin e vajzës së profetit Jusuf?

Pyetje: selam alejkum, desha te pyes për emrin MENESA, në filmin e Jusufit, alejhiselam, kam parë se vajza e tij quhej me emrin Menesa, ç’do të thotë ky emër dhe a lejohet t’ia vendoj fëmijës tim?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja e tij qofshin mbi Muhamedin dhe ithtarët e tij:

Në Kuran dhe në hadithet e të Dërguarit nuk kemi ndonjë informacion për këtë emër, prandaj nuk mund të themi bindshëm se vajza e Jusufit, alejhi selam, quhej ashtu. Mirëpo pas një hulumtimi në internet, vërejta se hebrenjtë në librat e tyre përmendin se vajza e Jusufit, alejhi selam, është quajtur Mansi ose Munsije që ka kuptimin ‘e shoqëruar’. Informacione të këtilla që nuk kanë të bëjnë me ndonjë dispozitë të hallallit apo haramit, mund të marrim nga ithtarët e librit sepse i Dërguari ka thënë: “transmetoni nga bijtë e Israilit se nuk prish punë” (Sahih Ebu Davud). Që këndej themi se nuk prish punë të përdoret ky emër te ne muslimanët edhe pse nuk është në gjuhën tonë apo në gjuhën arabe ashtu siç lejohet të përdorim emrin e bashkëshortes së Jusufit Zeliha, emrin e pejgamberit Danijal, emrin e djalit të Nuhut, Sam e tjerë sepse që të gjithë këta kanë qenë besimtarë. Allahu e di më mirë.

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM