A mund ta rruajë mjekrën për shkak rrezikut?

A mund ta rruajë mjekrën për shkak rrezikut?

0 1096

Pyetje: A i lejohet njeriut ta rruajë mjekrën e tij kur ka nevojë të shkojë në ndonjë shtet që ju bëjnë dëm atyre me mjekra?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Këtë pyetje ia kemi parashtruar dijetarit ibën Xhibrin, Allahu e mëshiroftë, ndërsa ai u përgjigj si në vijim:

“Në qoftë se nuk ka alternativë përveçse të shkojë në ato shtete, ose me udhëtimin e tij në ato shtete i forcon dhe ndihmon muslimanët, nuk ka problem po që se e rruan mjekrën e tij, mirëpo nëse shkon në ato vende për përfitime të dunjasë, apo nëse dëmin të cilin ia bëjnë mund ta përballojë, në këtë rast nuk i lejohet ta rruajë mjekrën ”.

Gjithashtu këtu duhet ditur se në qoftë se ka mundësi t’i shpëtojë dëmit me anë të shkurtimit të mjekrës apo rrumbullakimit, në këtë rast nuk i lejohet ta rruajë mjekrën. Allahu e di më së miri.

Përktheu: Nexhat Ceka

Burimi në gj. shqipe: albislam.com