A mund të kurorëzohem pa lejen e prindërve?

A mund të kurorëzohem pa lejen e prindërve?

0 4560

Pyetja: Es-selamu alejkum. Jam nje vajzë e re dhe besimtare, por një gjë më mundon shumë kohët e fundit. Jam e dashuruar, por familja ende nuk e di, ngase kam frikë nga reagimi i tyre, dhe për këtë ju pyes se: a mundet që nëse prindërit nuk pajtohen, unë të vendos kurorë pa lejen e tyre. Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje e pyetjes së pestë dhe të gjashtë:

Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëplotit. Allahu i Madhëruar i ka krijuar njerëzit meshkuj dhe femra, dhe ka zbritur rregulla e dispozita për bashkimin e tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nga faktet (e madhështisë së)e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. Rum 21

Ndërsa i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ajo grua që e marton veten e vet pa lejen e veliut(përgjegjësit) të saj, atë martesë e ka batil (të pavlefshme).” Velij i gruas në radhë të parë është babai i saj, nëse nuk ka baba, atëherë vëllai më i madh (me moshë madhore). Nëse nuk ka vëlla njëri nga gjyshërit, nëse nuk i ka këta, atëherë mixha, ose daja, nëse nuk i ka këta atëherë veliu i saj bëhet hoxha me autoritet në vend. Përndryshe asnjë vajze nuk i lejohet të martohet pa lejen e prindërit, gjegjësisht të babait.

Burimi: albislam.com