A mund të marr abdes nëse flokët i kam të lyera me gell?

A mund të marr abdes nëse flokët i kam të lyera me gell?

0 1245

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij…

Nëse gelli është prej llojit që zbërthehet me ujë, atëherë nuk ka asnjë lloj problemi të marrësh avdes duke qenë që flokët i ke të lyera me të. Mirëpo nëse gelli pengon arritjen e ujit në flokë, atëherë kemi të bëjmë me një problematikë rreth së cilës dijetarët janë ndarë në mendime. Shumë dijetarë, prej tyre edhe Muhamed ibën Salih Uthejmini (Takimi mujor: 14/68), duke u nisur nga fakti që koka vetëm duhet fshirë për dallim prej pjesëve tjera të avdesit që duhet larë si dhe ekzistimi i disa lehtësimeve rreth fshirjes së kokës siç është fshirja e turbanit gjatë marrjes së avdesit, konstatojnë se avdesi është i plotë edhe nëse flokët janë të lyera më lëndë të trasha që pengojnë arritjen e ujit në flokë. Ky lehtësim vlen vetëm për avdesin, kurse për guslin duhet patjetër të largohen këto lëndë nga flokët në mënyrë që të arrihet pastërtia e tërë trupit.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com