A mund t’i denoncojmë personat që punojnë me narkotikë?

A mund t’i denoncojmë personat që punojnë me narkotikë?

0 1562

Pyetje: një person i njeh disa burra të cilët shesin dhe shpërndajnë drogën, porse nuk ka guxim t’i lajmërojë ata në polici, sepse frikësohet për veten e tij. Ai i ka familjarë ata. Na thoni, cili është statusi i tij nëse ai i denoncon ata, por ata si hakmarrje ndaj tij ka mundësi e rrahin po edhe ndoshta e vrasin? Athua llogaritet kjo vdekje në rrugën e Allahut, nëse e mbysin ?!

Përgjigje: nëse ai i lajmëron shpërndarësit e drogës në polici, atëherë policia e ka për obligim që mos ta publikojë emrin e atij i cili e ka dhënë informacionin e duhur.

Mirëpo arrestimi i atyre duhet të bëhet pasi t’i gjejnë provat dhe argumentet se të akuzuarit me të vërtetë janë ata që shpërndajnë drogën, e nëse nuk gjejnë argumente atëherë nuk ndërmerret asgjë ndaj të akuzuarve.

Në të kundërtën nëse policia publikon emrat e atyre që japin informacione atëherë të gjithë do të frikësoheshin t’i lajmërojnë zullumqarët, nga frika se pastaj ata do t’i maltretonin fizikisht etj.

Nevojitet që shpërndarësit e drogës të këshillohen, ky duhet të jetë synimi kryesor, në të kundërtën nëse nuk mbledhin mend atëherë e kemi për obligim t’i lajmërojmë në polici qofshin ata edhe të afërmit tanë.

Dhe në fund!

Allahu është më i Dituri!.

“Ahbarul Husna 2”

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM