A preferohet të lexohet sureja Mulk, çdo natë para se të bëj gjum?!

A preferohet të lexohet sureja Mulk, çdo natë para se të bëj gjum?!

0 4108

Pyetja: Unë e lexoj suren Mulk në namazin e jacisë, a duhet përsëri të lexohet para gjumit?

Përgjigjja: Leximi i sures Mulk është e preferuar të lexohet në përgjithësi dhe para gjumit në veçanti.
Transmeton Tirmidhiu (2891) dhe Ahmedi në (Musnedin) e Tij (7915) nga Ebu Hurejra,  Allahu qoftë i kënaqur prej tij, nga profeti, salAllahu alejhi ue selem, të ketë thënë: “Vërtet, në Kuran ka një sure që ka tridhjetë ajete, e cila ndërmjetëson për një person derisa t’i falen mëkatet, ajo është (Tebarekel-ledhijbijedihilmulk)”.

Transmeton Tirmidhiu (2892) dhe Ahmedi (14249l: “Profeti, salAllahu alejhi ue selem, nuk flinte derisa të lexonte (Elif Lam Mim tenzil – Sureja es-Sexhdeh) dhe (Tebarekel-ledhii bijedihilmulk – Sureja Mulk)”.

Më e preferuar është të lexohet sureja Mulk para gjumit çdo natë, ashtu siç ka vepruar Profeti, alejhis selam, por edhe nëse e lexon atë në namazin e jacisë, apo në namaz nate para gjumit apo më herët, llogaritet të ketë fituar shpërblimin, mbështetur në kuptimin e përgjithshëm të hadithit të parë për ndërmjetësimin e sures Mulk për atë që e lexon, sepse koha e leximit të saj nuk është kufizuar me një kohë të caktuar.

Mirëpo, nuk lejohet vazhdimsia e leximit të kësaj sure në namazin e jacisë , sepse vazhdimsia është lloj kufizimi, dhe kufizimi në adhurime nuk bëhet vetëm se me argument, mirëpo nëse ndonjëherë e vepron këtë , nuk ka gjë të keqe.

islamqa.info / albislam.com

Përktheu: S. Memeti

GJITHASHTU NË ALBISLAM