A prishet abdesi nëse i zbath çorapët mbi të cilët kam dhënë mes’h?

A prishet abdesi nëse i zbath çorapët mbi të cilët kam dhënë mes’h?

0 3606


Pyetje:  Nëse njeriu merr abdes dhe u jep mes’h  mesteve, dhe gjatë kohës së mes’hut i zbath mestet para namazit, në këtë rast a e ka namazin e plotë apo abdesi prishet me zbathjen e mesteve?

Përgjigje Falënderimi i takon Allahut, ndërsa paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të dërguarin e Allahut…

Nëse i zbath mestet apo çorapët, pasi të ketë dhënë mes’h atyre, abdesi i tij nuk prishet sipas mendimit më të saktë  prej thënieve të dijetarëve, sepse njeriu nëse jep mes’h e ka plotësuar abdesin e tij bazuar ne argument fetar, e nëse i zbath atëherë abdesi i tij është i përqendruar në argumente fetare nuk mund të shfuqizohet pos me një argument tjetër fetar. E nuk ka argument se zbathja e mesteve apo çorapëve të cilëve u është dhënë mes’h e prish abdesin.

Bazuar në këtë, abdesi mbetet, ky është mendimi i zgjedhur  i Shejhulislam ibn Tejmijes dhe një grupi prej dijetarëve.

Mirëpo nëse më pas i mbath mestet e pastaj e prish abdesin e dëshiron t’i jep mes’h mbi to, nuk i lejohet, ngase është kusht që mesti të vishet pasi të ketë marrë abdes ku të ketë larë këmbët.

Allahut i takon dija absolute.

Shiko “Mexhmu fetava ve rasail” të shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin Allahu e mëshiroftë 11/179, dhe “Mexhmu fetava” të shejhulislam ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë 21/179,215.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi në gj. shqipe: albislam.com