A quhet vetmim i ndaluar nëse një grua takohet me një burr, në praninë e një gruaje të tretë apo patjetër duhet të jetë i pranishëm mahremi?

A quhet vetmim i ndaluar nëse një grua takohet me një burr, në praninë e një gruaje të tretë apo patjetër duhet të jetë i pranishëm mahremi?

0 2875

Pyetje: A quhet vetmim i ndaluar nëse një grua takohet me një burr, në praninë e një gruaje të tretë apo patjetër duhet të jetë i pranishëm mahremi?

Përgjigje: falënderimi dhe lavdërimi i takojnë Allahut të madhëruar. Lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij:

Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se një burri i ndalohet të vetmohet me një grua të huaj duke u mbështetur në hadithin: “të mos vetmohet një burr me një grua pa qenë prezent mahremi i saj” (Buhariu dhe Muslimi)

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “një burr nëse vetmohet me një grua të huaj, pa qenë prezent një i tretë, një gjë e këtillë ndalohet koncezualisht.., për dallim kur një burr takohet me gra të huaja, e vërteta është se kjo lejohet” (Minhaxh, 9/109)

Të njejtën gjë e pohon San’ani në “Subulu Selam” (1/608)

Pra, nuk llogaritet vetmim nëse një burr takohet me një grua tjetër dhe aty është prezent edhe një grua e tretë me kusht që kjo e fundit të jetë e besueshme.

Burimi; albislam.com