A shpërblehet ai që dëgjon Kuranin edhe pse nuk e kupton atë?

A shpërblehet ai që dëgjon Kuranin edhe pse nuk e kupton atë?

0 2028

Pyetje: A shpërblehet besimtari nëse dëgjon Kuranin duke mos e kuptuar atë që dëgjon, duke e ditur se ajo që dëgjon është pjesë e Kuranit? Apo nuk shpërblehet përpos atij që kupton?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Së pari: Allahu i Madhëruar ka urdhëruar besimtarët  të dëgjojnë Kuranin, të heshtin gjatë leximit. Ky është një urdhër i përgjithshëm, Allahu thotë: “Kur lexohet Kur’ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë”. Araf, 204.

Shejh Sadij Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ky urdhër është i përgjithshëm për secilin që dëgjon librin e Allahut, ngase ai është i urdhëruar të dëgjojë dhe të heshtë. Dallimi mes dëgjimit dhe heshtjes është se heshtja kuptohet të le bisedën, apo gjërat që e peokupojnë nga dëgjimi i tij. Ndërsa dëgjimi  është të vendon veshin, të koncentrohet dhe të mediton atë që e dëgjon. Ai që i përmbahet këtyre dy gjërave atëherë kur lexohet libri i Allahut, ai arrin mirësi të shumta dhe dituri të bollshme, besim të vazhdueshëm e të ripërtërirë, udhëzim dhe largpamësi në fe. Për këtë Allahu caktoi arritjen e mëshirës për ata, e kjo aludon se kujt i lexohet Libri, e ai nuk e dëgjon dhe nuk heshtë, ai është i privuar nga hiseja e mëshirës, dhe i ka tejkaluar kjo mirësi.

Ai që e vërteton atë me çka urdhërohet dëgjuesi i Kuranit, të dëgjon dhe të heshtë gjatë namazeve me zë kur imami lexon, ai është i urdhëruar të heshtë, saqë shumë prej dijetarëve thonë: të përkushtohet në heshtje është më primare se leximi i sures Fatiha, etj”. Përfundoi nga libri, tefsir i Sadit, 314.

Synimi kryesor nga dëgjimi dhe heshtja është që të mediton dëgjuesi, të kupton mësimet e tij dhe të vepron sipas tyre.

Nëse realizohet kjo kërkesë: dëgjimi i robit dhe heshtja, meditimi i ajeteve që u lexohen dhe kupton domethëniet e saj, arrin mirësi në dynja dhe ahiret.

Shejhulislam Ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Me këtë dëgjim Allahu udhëzoi robërit, ua përmirësoi jetën  e kësaj bote dhe kthimin në botën tjetër, me këtë Allahu dërgoi të dërguarin e Tij, salallahu alejhi ue selem, me këtë urdhëroi muhaxhirët dhe ensarët dhe ata që i pasuan ata. Për këtë u tuboheshin të parët, ashtu siç tuboheshin shokët e të dërguarit salallahu alejhi ue selem urdhëronin njërin prej tyre të lexonte e ata dëgjonin, Omer ibn Hatabi radijallahu anhu i thoshte Ebu Musait: Na përkujto Zotin tonë. Ebu Musa lexonte e ata dëgjonin”. Përfundoi nga libri “Mexhmu’u fetave” 11/626.

Së dyti: Nëse dëgjimi i plotë është të realizohet me të kuptimi dhe meditimi, padyshim që kush mundohet të arrin aq sa ka mundësi është gjë e lavdëruar për atë që ka vepruar, i arsyetuar për atë që nuk ka mundësi ta veprojë, dhe kjo që nuk ka mundësi nuk duhet të jetë arsye për të lënë atë që ka mundësi të vepron. Allahu thotë: “Keni frikë Allahun, aq sa të keni mundësi” (Tegabun, 16)

Është pyetur shejh ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë: A shpërblehet njeriu i cili lexon Kuranin, edhe nëse nuk e kupton atë?

Është përgjigjur: “Kurani Fisnik është i bekuar, ashtu siç thotë Allahu: “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend” Sad, 29. Njeriu shpërblehet për leximin, qoftë e kupton apo nuk e kupton, mirëpo duhet që besimtari të lexon Kuranin të cilin do ta praktikon edhe pse nuk e kupton atë, nëse njeriu dëshiron të mëson shkencën e mjekësisë për shembull, i mëson librat e mjekësisë, ai nuk mundet të përfiton derisa të kupton atë, ti shpjegohet atij, bile ai kujdeset aq tepër që të kupton domethëniet e saj që t’i praktikon ato. Atëherë çfarë mendon për librin e Allahut i cili është shërues për zemrat, këshillë për njerëzimin, të lexon pa meditim, e duke mos kuptuar atë, për këtë sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta nuk kalonin dhjetë ajete derisa ti mësonin prej saj dijen dhe veprën, e mësuan Kuranin, dijen dhe veprën së bashku.

Njeriu shpërblehet për leximin e Kuranit, qoftë e kupton apo nuk e kupton, mirëpo duhet të jetë i kujdesshëm të kupton atë, dhe këtë kuptim ta merr prej dijetarëve të besueshëm në dijen dhe besnikërinë, nëse nuk mund të gjen një dijetarë që ia shpjegon atij kuptimin, atëherë le të kthehet në librat e tefsirit të besueshme, sikur që është tefsiri i ibn Xheririt, tefsiri i ibn Kethirit, etj, prej librave të cilat përmbajnë komentin e Kuranit me fjalët, transmetimet e sahabëve, tabiinëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta”. Përfundoi nga libri “Fetava nurun ala derb”.

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.info

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM