A të lutemi për Erdoganin? A të gëzohemi me fitoren e tij?

A të lutemi për Erdoganin? A të gëzohemi me fitoren e tij?

0 3740

Umu Selemeh, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, bashkëshortja e profetit, tregon për një puç që gati se nuk ndodhi në kohën e Nexhashiut.

“U ngrit njëri nga abisinasit kundër tij dhe pretendonte pushtetin. Ajo thotë: pasha Allahun, nuk ke mundur të na shohësh më të mërzitur se sa atë ditë që frikoheshim të mos humbë ai (Nexhashiu) e të vijë një sundues tjetër i cili s’do na jepte të drejta ashtu siç na dha i pari. E lutëm Allahun që ta ndihmojë Nexhashiun i cili ishte nisur për t’u ballafaquar me kundërshtarin. Shokët e profetit pyetën njëri tjetrin: kush shkon të përcjellë situatën dhe të sheh se cili po fiton? Zubejri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ishte më i riu, tha: unë do të shkoj. Ia dhanë një mjet për të kaluar Nilin. Ai notoi derisa doli në anën tjetër të lumit, atje ku ishin tubuar dy palët. E përcolli ngjarjen. Nexhashiu mposhti kundërshtarin, e likuidoi atë dhe doli ngadhnjimtar. Zubejri erdhi te ne duke valuar ridanë e tij e dukë bërtitur: myzhde,  Allahu e bëri Nexhashiun fitimtarë! Pasha Allahun, nuk jemi gëzuar me diçka si me fitoren e Nexhashiut.” (Sahih Sireh Nebevije, fq.

177, Muhamed Nasirudin Albani)

Edhe ne jemi gëzuar shumë me fitoren e Erdoganit musliman kundër komplotistëve: zjarrëputistë, qafirë e laikë. Jemi gëzuar me kthimin e ligjitimes, dështimin e puçit dhe mbrojtjen e gjaqeve.

Lexo, musliman i mënçur, fjalën e Allahut:

( 1 )   Elif, Lám, Mîm.

( 2 )   U mundën Bizantinët,

( 3 )   në afërsi të tokës (arabe), por ata pas thyerjes së tyre, me siguri do të fitojnë

( 4 )   brenda shtatë – nëntë (disa) vjetëve; me të vërtetë, vendimi i Perëndisë, është para

(humbjes) dhe pas (fitorjes). Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët” (Rum: 1­4)

Ajetet tregojnë se është e lejuar të gëzohen muslimanët me fitoren e një mosbesimtari kundër një mosbesimtari tjetër, për interesin e Islamit. Sikur të ndodhte ndonjë luftë mes një shteti me armiqësi të madhe ndaj Islamit dhe një shteti tjetër mosbesimtar, nuk ka dyshim se çdo i mençur do gëzohej me fitoren e atij shteti armiqësia e të cilit është më e lehtë dhe ky gëzim nuk

nënkupton miqësinë ndaj tyre, as dëshirën që ata të dominojnë në tokë. Ka dallim mes gëzimit dhe shkeljes së identitetit dhe ndryshimit të parimeve.

Për sa i përket Erdoganit, ai është një burrë musliman i cili mbron Islamin, e përhap atë, strehon miliona muslimanë, zhbllokon miliona të tjerë dhe në fakt është fytyra që mbron Islamin. Nëse ai ka ndonjë mangësi në diçka prej fesë, menhexhit (metodologjisë) kjo nuk ​d.m.th​. të braktisim

lutjet për të dhe gëzimin me fitoret e tij.

Ky është një moment të cilin duhet ta kuptojnë disa injorantë të cilët u janë nënshtruar emocioneve të tyre ndërsa mendjet i kanë bllokuar dhe nuk shohin më larg se vendi i këmbëve të tyre.

O Allah, ndihmoje Erdoganin dhe forcoje në iman, ruaji besimtarët nga sherri i armiqve Tu dhe të tyre dhe nga sherri i injrantëve dhe pasuesve të tyre të verbër.

Nga arabishtja: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com