A tolerohet ndonjëherë bidati? Si shembulli i disa imamëve…

A tolerohet ndonjëherë bidati? Si shembulli i disa imamëve…

0 1293

Pyetje: A tolerohet ndonjëherë bidati? Si shembulli i disa imamëve që e dinë të vërtetën dhe kanë thirrur apo thërrasin në Sunet, por edhe i kanë akuzuar dhe kritikuar imamët e mëparshëm për bidate, ndërsa sot vetë ata bëjnë bidate duke kryer detyrën e imamit në ndonjë xhami?

Përgjigje: Ne e dimë se bidati është i refuzuar në këtë fe dhe është gjë e dëmshme. Pejgamberi salallAllahu alejhi ue selem në shumë porosi të tij për këtë umet ku i porosiste, që mos të bien në bidat, megjithatë me shkaqe të ndryshme muslimanët kanë rënë në bidate dhe ato janë shpërndarë në botën islame, kanë zënë vend dhe kanë lëshuar rrënjë të thella. Në këto rrethana nga shumë dashamirës të Sunetit janë bërë përpjekje për t’i luftuar dhe mënjanuar këto bidate, po edhe nga ana tjetër janë orvatur për ta ngjallur Sunetin e Pejgamberit salallAllahu alejhi ue selem. Mirëpo në disa raste kanë rënë në hall me kolegët medhhebistë ekstremë dhe pleqtë, të cilët fenë e kanë njohur vetëm nëpërmjet një mësimi. Ajo që është më e keqe në trojet tona (në Ballkan) e kanë njohur fenë vetëm sipas medhhebit kinse hanefi, por në kallëpin e Turqisë me tesavuf dhe bidate, të cilat as vetë në medhhebin hanefi nuk gjenden. Ndërsa, këta hoxhallarë të ri “dashamirës të sunetit”, por njëkohësisht edhe që kanë dashur të punësohen nëpër xhami, si imamë dhe hatibë kanë kërkuar fetva nga dijatari i madh Ibën Bazi – Allahu e mëshiroftë, se a lejohet të punësohen si imamë dhe hatibë, nëse bien në disa bidate që i parashikojnë ata. Ibën Bazi – Allahu e mëshiroftë, ka dhënë fetva se lejohet me kusht, nëse nuk bien në bidate të fushës së akides dhe me kusht nëse ua mësojnë xhematit akiden e pastër dhe i largojnë nga shirku. Mirëpo kur është pyetur Dijetari më i madh i hadithit i kësaj epoke Shejh Nasirudin Albani për këtë çështje, ai nuk e ka lejuar një gjë të tillë. Allahu e di më mirë.