ADHURIMET E NJË MUSLIMANI NË RAMAZAN – 2

ADHURIMET E NJË MUSLIMANI NË RAMAZAN – 2

0 2989

10. Leximi i Kur’anit

Allahu i Madhëruar thotë: “Këto ditë janë, ditët e muajit të ramazanit, në të cilin muaj ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me argumente të dokumentuara për rrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja.” (El Bekare; 185 ).

Transmetohet nga Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, se ka thënë: “I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ishte njeriu më bujar, bujarin e tij shtonte edhe më shumë në Ramazan, kur takohej me Xhibrilin alejhi selam, tek i cili e mësonte Kur’anin. I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, kur takohej me xhibrilin alejhi selam, ishe edhe më bujar se sa era e cile sjell bereqetin.” (Buhariu dhe Muslimi).

11. Shpejtimi i çeljes së iftarit në fillimim e hyrjes së kohës së tij

I dërguari Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Njerëzit do të mbesin në mirësi pêrderisa e nxitojnë (çeljen) e iftarit.” (Buhariu; 1957, Muslimi; 1098).

12. Çelja e iftarit me hurma

Transmeton Sulejman Ibn Amir ed Dabij, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur dikush prej juve (është agjërushëm dhe) dëshiron të çel iftarin, le të bën iftar me hurme, ngase në to ka bereqet. E nëse gjen hurma, atëherë me ujë, ngase uji është pastrim.” Albani thote se hadithi është i vërtetë.

13. Lutja e agjëruesit në çastet e çeljes së iftarit

Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri, radijAllahu anhuma, se ka thënë: “I dërguari i Allahut kur dëshironte të çelte iftarin, thoshte; U largua etja, u lagën venët dhe mbeti shpërblimi inshAllah.” (Ebu Davudi, Albani thotë se hadithi është i mirë).

14. Shpeshtimi i lutjeve gjatë periudhës kur jemi agjërueshëm

Lutja është thelbi i adhurimit dhe është adhurim shumë i lehtë, porse ngërthen në veten e saj dobi dhe mirësi të shumta.

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Tre lutje janë pranuara; Lutja e agjëruesit, lutja e udhëtarit, lutja e atij që i është bërë padrejtësi (zullum).” (Bejhekiu, Albani thotë se hadithi është i saktë).

15. Ngrënia e syfyrit

Transmeton Enesi, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Hani syfyr, sepse syfyri është bereqet.” (Buhariu; 1923, Muslimi; 1095).

Transmeton Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Zoti ynë zbret për çdo natë në qiellin e dunjasë, kur të mbetetet pjesa e tretë e natës dhe thotë: “Kush më lutet që t’i përgjigjem, kush më kërkon që t’i jap dhe kush më kërkon falje që t’ia fali.” (Buhariu: 1145, Muslimi; 1261).

Përgatiti: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM