ADHURIMET E NJË MUSLIMANI NË RAMAZAN – 3

ADHURIMET E NJË MUSLIMANI NË RAMAZAN – 3

0 2576

16. Falënderimi i Allahut pas ngrënies së syfyrit dhe iftarit

Transmeton Enesi, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Allahu është i kënaqur me njeriun i cili kur ha ushqim e falënderon Allahun për ushqimin si dhe kur pinë ndonjë pije, e falënderon Allahun për të.” ( Muslimi )

17. Rujtja e gjuhës nga përgojimi, bartja e fjalëve, gënjeshtra, etj.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Kush beson në Allahun dhe në ditën kiametit, le të flet mirë ose le të heshtë.” (Buhariu dhe Muslimi ).

Njashtu, i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai që nuk e le gënjeshtrën dhe veprimin me të dhe injorancën, Allahu nuk ka nevojë që i tilli ta le ushqimin dhe pijen e tij.” ( Buhariu ).

Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Agjërimi nuk është vetëm largimi nga ngrënia dhe pirja, por agjërimi është edhe largimi nga fjalët e kota dhe imorale. Nëse dikush të shan ose të ofendon, t’i thuaj atij: unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm.” (Ibn Hibani, Albani thotë se hadithi është i saktë ).

18. Shkuarja herët në Xhami

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Po ta dinin njerëzit se cfarë vlere posedon thirrja e ezanit dhe falja e namazit në safin e parë, do të hedhnin shortë se cili do t’i prijë i pari në arritjen e kētij shpërblimit, nëse nuk do të gjenin mënyrë tjetër përpos hedhjes së shortit.” ( Buhariu dhe Muslimi ).

19. Qëndrimi në xhami për pritjen e namazit në vijim

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Njeriu konsiderohet se është në namaz, përderisa namazi bëhet shkak për qëndrimin e tij në xhami, pra arsye që ai nuk kthehet tek familja e tij pas namazit është pritja e namazit tjetër në vijim.” (Buhariu dhe Muslimi ).

Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “A dëshironi të ju tregoj se çfarë ua shlyen mëkatet dhe ua ngritë gradat (shkallët)? Sahabët, thanë: Po, o i dërguar i Allahut. I dërguari i Allahut, tha; Plotësimi i abdesit në vështirësi, shpeshtimi i hapave drejtë shkuarjes në xhami dhe pritja e namazit pas faljes së namazit. Kjo është ribat, kjo është ribat.”(Muslimi).

20. Dhënia iftar agjëruesve

Abdullah Ibn Amri, radijAllahu anhuma, transmeton se një njeri e pyeti të dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ue selem, se cila është fetaria më e mirë? I dërguari i Allahut, i tha; Të dhurosh ushqim dhe ta përshëndetësh me selam atë që e njeh dhe atë që nuk e njeh.” (Buhariu; 11 dhe Muslimi; 56 ).

Abdullah Ibn Selami, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : ” O ju njerëz! Shpërndajeni, përhapeni selamin, dhuroni ushqim, kujdesuni dhe mbajini lidhjet farefisnore, faluni natën kur njerëzit të tjerë flejnë, do të hyni në xhenet me selam (me paqe ).” ( Tirmidhiu, Albani thotë se hadithi është i saktë ).

Transmetohet nga Zejd Ibn Halid el Xhuhenij, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai i cili i dhuron(e ushqen) iftar një agjëruesit, i tilli shpërblehet sa shpërblimi i agjëruesit, duke mos iu pakësuar aspak shpërblimi atij (agjëruesit).” (Tirmidhiu, Albani thotë se hadithi është i saktë ) .

Zuhri, rahimehullah, ka thënë : ” Ramazani është muaj i leximit të Kur’anit dhe muaj i dhënies së ushqimit (shtrimi i iftareve).”

Përgatiti: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 299