Ai që nuk respekton babë e nënë, a dënohet që në këtë botë?!

Ai që nuk respekton babë e nënë, a dënohet që në këtë botë?!

0 3031

            Pyetje: A dënohet që në këtë botë ai që nuk respekton prindërit, dhe nëse i bie dënimi, atëherë a i ndalen ndëshkimet në botën tjetër?!

Përgjigje: Mosrespektimi i prindërve është prej mëkateve e gjynaheve më të mëdha, e prej punëve më të këqija, andaj për shkak të shëmtisë dhe poshtërsisë së madhe që ka kjo vepër e ndytë, Allahu bëri që ai i cili nuk e respekton babën e nënën të dënohet që në këtë botë, para se të dënohet në ahiret. I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Nuk ka mëkat, për bërjen e të cilit më shumë meriton mëkatari që Allahu t’ia shpejtojë dënimin që në këtë botë, -edhe pse i njëjti ka për t’u nënçmuar edhe në ahiret-, se sa padrejtësia dhe këputja e lidhjeve farefisnore!”[1] Ai që nuk respekton prindërit, -Zot ruana!-, ka bërë dy mëkate të mëdha, e para është padrejtësia (zullumi) ngase prindërit e kanë hak që t’i respektosh e të sillesh mirë me ta dhe ti kur nuk e bën këtë, atëherë u ke bërë padrejtësi, gjegjësisht iu ke hyrë në hak, e madje i ke bërë zullum edhe vetvetes, dhe e dyta është këputja e lidhjeve farefisnore, ngase prindërit janë njerëzit me të cilët më së shumti ke afërsi gjaku, sikurse edhe janë më meritorët që të sillesh mirë me ta, t’i nderosh dhe t’u qëndrosh afër duke i shoqëruar, ashtu siç është vërtetuar hadithi i të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, kur e pyeti një burrë se kë të respektoj?! Tha: “Respekto nënën tënde, pastaj sërish nënën tënde, sërish nënën tënde, e pastaj babanë tënd, e pastaj ata ndër ta, e pastaj ata ndër ta!”[2], kurse në një transmetim tjetër: “Pastaj ata që i ke më të afërt, e më të afërt!”[3]

            Gjithashtu në një hadith sahih i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Kush dëshiron t’i zgjerohet rrizku dhe t’i zgjatet jeta, le të mbajë lidhjet farefisnore”[4] Pra nga hadithi kuptojmë se e kundërta e kësaj është se po qe se nuk i mbanë lidhjet e fisit dhe s’i respekton babë e nënë, s’i begatohet rrizku, nuk i zgjatet ymri, e as që bëhet i atillë që të lë gjurmë të mira.

Gjithashtu prej dënimeve që pëson ai që nuk respekton prindërit, -Zot ruana!, mossuksesi në jetë, bllokimi, sabotimi dhe mbyllja e dyerve të mirësisë dhe përparimit në jetë, sikurse edhe turbullimi e zymtimi i jetës. E, nëse nuk pendohet në këtë botë me një pendim të vërtetë e të denjë, do të nënçmohet në ahiret, kurse në këtë dunja do t’i bien mbi kokë sprova, vuajtje, dhimbje e vështirësi.

Njashtu prej ndëshkimeve që në këtë botë është se atij do t’i hipin mbi krye fëmijët e vet, dhe mu kjo është ajo që më së shumti ndodhë, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, në një hadith, të cilin e kanë vlerësuar për hasen një grumbull dijetarësh: “Jini të ndershëm, do të jenë të këtilla gratë tuaja; Respektoni prindërit, do t’ju respektojnë fëmijët tuaj!”[5]pra ashtu siç është pararendëse mirësjellja ndaj prindërve, i tillë është edhe mosrespektimi, pra si të sillesh, do të sillen me ty, e rezultatet do t’i kesh sipas punëve tuaja.

Dhe në fakt, mos respektuesi i prindërve kur goditet me katastrofa, mynxyra, e tmerre le të mendojë se ka mundësi që kjo goditje për të është si pasojë e mosrespektimit të prindërve, andaj le t’i bie pishman e të pendohet e të bëj kujdes të përmirësojë atë që ka prishur, pa marrë parasysh nëse prindërit i ka të gjallë apo të vdekur, e madje nëse kanë vdekur, atëherë nevoja e tyre për mirësjellje është edhe më e madhe, ngase pasi që janë ndarë nga kjo jetë iu janë ndërprerë veprat, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-: “Kur të vdes biri i Ademit, i këputen veprat, përveçse tri vepra: sadakaja rrjedhëse, dija e dobishme apo që lë një fëmijë të mirë që lutet për të!”[6]. Gjithashtu kur i erdh një burrë të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, dhe i tregoi se prindërit i kanë vdekur; E pyeti se pasi që kanë vdekur, a më ka mbetur diçka se si unë të sillem mirë me ta?! I tha: “Po! Çoje amanetin e tyre në vend, mbaji lidhjet farefisnore, nderoji miqtë e tyre dhe lutu për ta!”[7]

Shejh Dr. Abdulaziz El-Fevzan[8]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Shënon Ahmedi në “Musned” (19,900, 19,917, 19,894), Ibën Maxhe në “Sunen” (4,209), Ebu Davud në “Sunen” (4,259), Tirmidhiu në “Xhami” (2,449), Ibën Hibani në “Sahih” (460, 461), Hakimi në “Mustedrek” (3,287, 7,371, 7,372), Bejhakiu në “Shuëbul-iman” (6,161, 7,471, 7,472), e të tjerë nga hadithi i Ebu Bekrete, -radijallahu anhu!-. E ka rradhitur ndër sahihe Shejh Albani në “Sahihut-Tergib” (2,537), “Sahihul-Xhami” (5,704, 5,705), “Es-Silsiletu es-Sahiha” (918), e gjetkë. Sh. P.

[2] Shënon Buhariu në “Sahih” (5,543), Muslimi në “Sahih” (4,628, 4,629), Ibën Maxhe në “Sunen” (2,698, 3,656), Ibën Hibani në “Sahih” (438, 439), Ibën ebi Shejbeh në “Musanef” (24,811), Ahmedi në “Musned” (8,145, 8,877, 9,010), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (14,489) dhe “Shuëbul-iman” (7,337, 7,338), e të tjerë. Sh. P.

[3] Shënon Ahmedi në “Musned” (19,583, 19,601), Tirmidhiu në “Xhami” (1,816), Taberaniu në “El-Kebir” (16,354, 16,355, 16,356, 16,357, 16,358, 16,359), Hakimi në “Mustedrek” (7,324), e të tjerë. E ka vlerësuar për hasenShejh Albani në “Sahihut-Tergib” (895), “Irvaul-galil” (2,170), “Sahih ibni davud” (5,139), “Sahihut-Tirmidhij” (1,897), e gjetkë. Sh. P.

[4] Shënon Buhariu në “Sahih” (1,936, 5,556), Muslimi në “Sahih” (4,645, 4,646), Ebu Davudi në “Sunen” (1,446), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (10,924), Ahmedi në “Musned” (12,349, 13,150, 13,325, 13,539), Ibën Hibani në “Sahih” (443, 444), Bejhakiu në “Shuëbul-iman” (7,355, 7,457), e të tjerë, nga hadithi i Enes ibën Malikut, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

[5] Shënon Taberaniu në “Muëxhemul-evsat” (6/241) dhe tha se: “Nuk e ka transmetuar këtë hadith nga Amir ibën Abdullah ibnuz-Zubejr askush përveçse Abdulmelik ibën Jahja ibnuz-Zubejr, e është veçuar me të Khalid ibën Jezid El-Umerij”. Kurse Hejthemiu në “Muëxhemuz-zevaid” (8/81), ka thënë se: “Në sened gjendet Khalid bin Jezid El-Umerij, i cili është gënjeshtar!”. Këto shënime i barta nga fetvaja me nr. 116,388, e Islam-QA. Sh. P.

[6] Shënon Muslimi në “Sahih” (3,092), Tirmidhiu në “Xhami” (1,294), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (6,258), Ebu Davudi në “Sunen” (2,498), Ahmedi në “Musned” (8,646), Darimiu në “Sunen” (560), Ibën Huzejme në “Sahih” (2,329), Ibën Hibani në “Sahih” (3,093), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (11,705) dhe “Shuëbul-iman” (3,170), e të tjerë. E ka rradhitur ndër sahihe Shejh Albani në “Sahihul-Xhami” (793), “Sahih ebi davud” (2,880), “Sahihut-Tirmidhij” (1,376), “Sahihun-Nesaij” (3,653), e gjetkë. Sh. P.

[7] Shënon Ahmedi në “Musned” (15,727), Ibën Maxhe në “Sunen” (3,662), Ebu Davudi në “Sunen” (4,479), Ibën Hibani në “Sahih” (423), Taberaniu në “El-Kebir” (15,963), Bejhakiu në “Es-Sunenul-Kubra” (6,374, 6,569) dhe “Shuëbul-Iman” (7,399), Hakimi në “Mustedrek” (7,342), e të tjerë nga hadithi i Ebu Usejdit, -radijallahu anhu!-. E ka vërtetuar Shejh Bin Bazi, ashtu siç gjendet në “Mexhmuu fetava ibni baz” (25/372), e gjetkë. Sh. P.

[8] Fetvaja me nr. 2, nga episodi me nr. 96, i programit televiziv “Fetava” në kanalin satelitor Delil, i mbajtur më datë 19.01.1431h.