AJO ËSHTË MBRETËRESHË

AJO ËSHTË MBRETËRESHË

0 2918

Ky vëlla musliman na rrëfen dhe thotë: Fqinji im më i afërt ishte një plakë jomuslimane, e cila i kishte kaluar të shtatëdhjetat. Jetonte e vetmuar në një shtëpi të qetë, ku nuk i trokiste askush në derë dhe nuk e vizitonte njeri. Hynte dhe dilte prej shtëpisë e vetmuar, s’kishte askënd prej të afërmeve për ta ndihmuar dhe për të përkujdesur për të. Ushqimin dhe rrobat çka i nevojiteshin i blinte vet, saqë kur e shikonte njeri e kaplonte keqardhje për gjendjen e saj.

Një ditë prej ditëve kërkoi prej meje t’ia kryej një nevojë që e kishte, dhe unë padyshim pranova që me plotë dëshirë t’i ndihmoj, pasi që Islami na urdhëron që t’i respektojmë dhe ndihmojmë fqinjët tanë edhe në rast se janë jomuslimanë. U habit plaka aq shumë, edhe pse nuk bëra ndonjë vepër të madhe, se pse pranova t’i ndihmoj edhe atë pa të holla.

Ditën e nesërme erdhi plaka në shtëpinë tonë, dhe i solli disa ëmbëlsira për fëmijët tanë dhe me vete e kishte sjellë një mirënjohje, e cila përdoret në raste manifestimi, ku ishte shprehur me fjalë falënderimi dhe respekti për atë vepër që e bëra për të.   Nuk duhet të çuditemi në reagimin e saj, pasi që ajo jetonte në një shoqëri ku s’njihet fjala mirësi dhe humanitet, dhe s’dinë se çka është mëshira dhe keqardhja, marrëdhëniet mes fqinjëve në shumicën e rasteve mbarojnë me përshëndetjen e mëngjesit dhe mbrëmjes. E nxita që ta viziton më shpesh shtëpinë dhe gruan time, dhe me të vërtet kohë pas kohe na vizitonte. Gjatë vizitave që na bënte, e kuptoi plaka se tek ne muslimanët burri është përgjegjës i shtëpisë dhe i familjes së tij. Ai përkujdeset për blerjen e ushqimit dhe rrobave dhe të gjitha nevojave familjare. Vërejti se respekti i gruas ndaj burrit është i lartë dhe po ashtu respekti i burrit ndaj gruas është i madh, pa marrë parasysh se a është vajzë, grua apo nënë, e në veçanti kur ajo moshohet dhe të gjithë garojnë për shërbimin dhe respektimin e saj. Kurse ai i cili s’i përfill këto ligje dhe s’e posedon këtë moral është i urryer në shoqëri. Po ashtu e vërejti sjelljen e prindit me fëmijët e tij, dhe sjelljen e fëmijëve me prindërit e tyre dhe sakrificën e nënës për burrin e saj dhe fëmijët e saj.

Plaka e mjerë pasi që e vërejti këtë familje muslimane, filloi ta krahason jetën e saj, se si jeton ajo dhe si jetojnë muslimanët në familjet e tyre. Iu rikujtuan fëmijët dhe nipat e saj për të cilët s’dinë e mjera se ku jetojnë dhe asnjëri prej tyre s’e viziton, ndoshta edhe vdes apo varroset e ata s’dinë asgjë për të. Pastaj, filloi t’i rrëfen gruas time vështirësitë me të cilat ballafaqohet gruaja perëndimore në punë dhe në kryerjen e nevojave shtëpiake, ku edhe e mbaroi fjalimin e saj duke thënë se: “Gruaja muslimane qenka mbretëreshë, dhe po mos të isha në moshën e shkuar, do të isha martuar me një burrë musliman sikurse burri yt dhe do të jetoja sikurse jetoni ju”.

Pra, kjo është një dukuri që e dallon dhe e kupton çdo njeri i cili jeton dhe punon në perëndim dhe botën jomuslimane. Megjithatë disa prej muslimanëve të hutuar, s’iu vjen turp të vazhdojnë në imitimin e jomuslimanëve në çdo sferë të jetës dhe publikimin e librave, revistave dhe gazetave që flasin me mahnitje për drejtat e gruas perëndimore!

O Allah, falënderimi të takon vetëm Ty që na begatove me begatinë më të madhe, e ajo është Islami: “Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim” (Huxhurat ,17)

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 2485