Dijetarėt dhe mendimtarėt
|
Imam Jahja El Kattan |
Imami i madh, emirul muminin nė hadith, dijetari shėmbėlltyrė, Jahja ibėn Seid ibėn Feruh, Ebu Seid Et Temimi El Basri i njohuri me ofiqin El Ahvel El Hafidh.
Ka lindur nė fillim tė vitit 120 H (737 G) dhe ka patur fatin tė mėson para imamėve tė asaj kohe nga tė cilėt do ti pėrmendim:
Sulejman Et Tejmi, Hisham ibėn Urve, Ata ibėn Saib, Sulejman El Amesh, Humejd Et Tavil, Jahja ibėn Seid El Ensari, Shube, Israil ibėn Musa, Ibėn Auni, Ibėn ebi Arube, Zekerija ibėn ebi Zaide, Abdul Melik ibėn Ebi Sulejman, Uthman ibėn Esved El Mekkij dhe tjerė.
Vendosi qė kryesisht ti pėrkushtohet hadithit duke udhėtuar pėr tė tubuar hadithe, duke i mėsuar ato pėrmendėsh si dhe duke folur pėr hadithet dhe transmetuesit e tyre.
Mėsuesi i tij mė i afėrt ishte Shubeja para tė cilit mėsoi plotė njėzet vjet.
Ahmed ibėn Hanbel: Nuk kam parė dijetar qė i pėrngjante Jahja ibėn Seid El Kattanit.
Gabimet e Jahjasė nė hadith janė mė tė pakėta e kush shpėton nga gabimi dhe harresa ?!
Bartėsit e hadithit janė katėr: Ibėn el Mubareku, Vekiu, Jahja El Kattani dhe Abdur Rahman ibėn Mehdiu...
Jahja ibėn Mein: Abdur Rahman ibėn Mehdi mė tha: Sytė e tua nuk do tė shohin njeri si Jahja El Kattani.
Bundar: Na ka treguar Jahja ibėn Seid, imami i kohės sė tij...
Dynjaja nuk kishte peshė nė sytė e tij.
Ebu El Velid Et Tajalisi: Jahja El Kattani ishte i respektuar edhe nė moshėn rinore...
Amėr ibėn Ali: Brenda ditės dhe natės bėnte hatme tė Kuranit...
Ebu Avane: Ai qė don tė mėson hadithe le tė shkon te Jahja ibėn Seidi sepse ai ėshtė mėsuesi jonė.
Ebu Kudame Es Serhasi: E kam dėgjuar Jahja ibėn Seidin duke thėnė: Gjithė imamėt mė tė cilėt jam takuar pohonin: Imani ėshtė fjalė (shehadeti) dhe vepėr, shtohet dhe pakohet...
Pohonin se Ebu Bekri ėshtė mė i miri prej ashabėve
El Hafidh Ibėn Ammar: Kush e shikonte pėr herė tė parė mendonte se ai nuk din asgjė (nga modestia) kur ulej pėr ligjeratė rreth tij tuboheshin njerėz tė ditur dhe e dėgjonin.
Nipi i tij kėshtu e pėrshkruante: Nuk qeshte me zė, tė qeshurit e tij ishte buzėqeshja, mjekrėn e lyente me kėna dhe nuk i pėrdorte banjat publike.
Nė njė tubim kur e dėgjoj kaptinėn Ed Duhan e humbi vetėdijen. Shpeshherė kur dėgjonte Kuran binte me fytyrė pėr tokė.
Shpeshherė njerėzit e merrnin pėr gjykues nė mosmarrėveshjet e tyre dhe thoshin: Kush mundet ta mohon gjykimin e Ahveli (Jahjasė).
En Nesai: All-llahu, subhanehu ve teala, ruajtjen e haditheve tė tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ua ka besuar Malikut, Shubes dhe Jahja El Kattanit.
Kur Ibėn El Medini ėshtė pyetur pėr njeriun (e kohės sė tij) qė sipas tij mė shumė i ka bėrė dobi Islamit dhe muslimanėve ka thėnė: Jahja ibėn Seid El Kattani.
Ahmed ibėn Hanbel: Letėr drejtuar Jahja El Kattanit njeriut mė besnik nė kėtė kohė...
Jahja ibėn Mein: Jahja ibėn Seidit nuk i ka ikur namazi me xhemat dyzet vjet.
Thoshte: Pasha All-llahut qė nuk ka zot tjetėr pėrpos tij kush thotė: Ajetet Kul Huvall-llahu Ehad... janė tė krijuara ėshtė zindik (mėkatar i madh).
Ebu Hatim Er Razi: Kur pėr ndonjė hadith nuk pajtohen Ibėn El Mubareku, Jahja El Kattani dhe Ibėn Ujejne pėrparėsi i jap El Kattanit.
Ali ibėn Medini rrėfen: E pash nė ėndėrr Halid ibėn El Harithi dhe e pyeta si kalove e ai u pėrgjigj shpėtova edhe pse ishte shumė vėshtirė. E pyeta a sheh Jahja El Kattanin? Tha: Po e shoh si yje nė qiell.
Biri i tij thoshte: Baba im nė mėngjes dilte pėr tė tubuar hadithe dhe nuk kthehej para jacisė...
Zuhejr El Babi thotė: E pash Jahja El Kattanin nė ėndėrr kishte veshur kėmishė mbi tė cilėn shkruante: "Nė emėr tė All-llahut Mėshiruesit Mėshirbėrėsit, Letėr prej All-llahut Tė Dijshmit tė Fuqishmit, kjo ėshtė garancė pėr Jahja El Kattanit tė cilin nuk do ta prek zjarri."
All-llahu e mėshiroftė me mėshirėn e tij tė gjerė. Amin!
Talha Kurtishi,
3.2.2006
|
© Copyright 1999-2007 AlbIslam.Com |