ALLAHU ËSHTË ZOTI YNË

ALLAHU ËSHTË ZOTI YNË

0 4636

Kush është zoti ynë dhe si mund ta njohim atë?

Zoti ynë është Ai i Cili na ka krijuar, është kujdesur për neve me të gjitha dhuntitë e Tij dhe na ka furnizuar me të mira.

Zotin tonë mund ta njohim nëpërmes shumë shenjave, argumenteve në këtë botë, prej tyre: Ai krijoi qiejt, tokën, natën, ditën, diellin, hënën etj.,Ai e zbret shiun dhe e furnizon cilin të dojë dhe Ai është i Plotëfuqishmi për çdo gjë.

Duke menduar njeriu rreth këtyre argumenteve me kujdes e kupton se e ka obligim që ta adhurojë Allahun, të Vetmin i Cili nuk ka ortak.

Fjala ibadet është emër përmbledhës i çdo gjëje të cilën e do Allahu subhanehu ue teala qoftë ajo fjalë apo punë, e hapët (namazi, haxhi) apo e fshehët (agjërimi, sinqeriteti).
Disa nga adhurimet ndaj Allahut janë: lutja, shpresa, frika, mbështetja në Të, betimi, zotimi, therja, kërkimi i mbrojtjes, kërkimi i ndihmës dhe shumë ibadete tjera.
Asnjëra prej këtyre ibadeteve që i përmendëm dhe ato që nuk i përmendëm nuk lejohet t’i drejtohen dikujt tjetër pos Allahut. Për të gjitha këto ibadete kemi argument nga Kur’ani Famëlartë dhe suneti i pastër i Resulullahut, sal-lallahu alejhi ue selem.
Argument për lutjen është fjala e Allahut subhanehu ue teala: ”Vërtetë xhamitë janë për Allahun, mos adhuroni në to askë tjetër pos Allahut”. (XHIN-18).;
për shpresën, fjala e Allahut subhanehu ue teala:”…e kush e shpreson takimin e vet me Zotin e tij, le të punojë punë të mirë,e në adhurimin e Zotit mos ta përziejë askë” (KEHF-110);
për therjen fjala e Allahut subhanehu ue teala: ”Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botërave.Ai nuk ka shok. Me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve.” (EN’AM 162-163). ‘Kurbani im’ ka për qëllim kafshën të cilën e therë për tu afruar tek Allahu. Siç e dimë, shumë prej njerëzve të paditur therin kafshë duke përmendur emra tjerë e jo të Allahut, duke menduar të afrohen me të te ai i cili është i vdekur (nëpër turbe dhe varre), duke shpresuar ndonjë dobi prej tyre dhe mbrojtje prej të këqijave. Kjo punë e kundërshton besimin e vërtetë;
për kërkimin e mbrojtjes mësojmë prej hadithit të Havleh bintu Hakim radijAllahu anha e cila ka thënë: E kam ndëgjuar Resulullahun sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë: Kush ndalet në ndonjë vend dhe thotë: ”Kërkoj mbrojtje me fjalët e plota të Allahut prej të keqes që ka krijuar”, nuk e godet gjë derisa të largohet nga ai vend. (MUSLIMI)
Të shohim ç’na tregon Allahu subhanehu ue teala në suren Ihlas:”Thuaj: Allahu është Një. Atij i drejtohet çdo krijesë kur ka nevojë. As s’ka lindur kë as që është i lindur. Atij askush nuk i është i barabartë”.
REZYME: E kemi obligim që ta njohim Zotin tonë i Cili na krijoi, ta adhurojmë ashtu si na ka mësuar e të mos adhurojmë tjetërkënd pos Tij. Mësuam prej sures Ihlas se Allahu është Një i Vetëm i Cili nuk ka konkurent, as të ngjashëm, as ndihmës e as fëmijë por Ai është i pasur, i panevojshëm për robërit e Tij, ndërsa ata janë të nevojshëm për Të. Allahu subhanehu ue teala është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe shok të mos i bëhet.
Burimi: albislam.com
Shkroi: Omer Berisha

GJITHASHTU NË ALBISLAM