ALLAHU GËZOHET ME PENDIMIN E ROBËRVE TË TIJ!

ALLAHU GËZOHET ME PENDIMIN E ROBËRVE TË TIJ!

0 688

Transmetohet nga Enes ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem,- ka thënë: “Allahu gëzohet më tepër për pendimin e robit të vet kur pendohet, se sa ndonjëri prej jush, i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë e i humbet ajo, kurse me të është i tërë uji dhe ushqimi, e kërkon por e humb shpresën për ta gjetur, pastaj vjen nën hije të një lisi dhe nga lodhja shtrihet me shpresë të humbur, dhe duke qenë në këtë gjendje, e sheh devenë e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt” duke u shprehur, gaboi nga gëzimi i fortë.” (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- thotë:

 لو لم تذنبوا لذهب الله بكم ولجاء بقوم يذنبون ثم يستغفرون فيغفرلهم

“Po të mos bënit mëkat , Allahu do t’ju zëvendësonte me një popull tjetër, i cili do të bënte mëkate, pastaj do të kërkonin falje dhe Allahu do t’ua falte.” (Muslimi dhe Tirmidhiu).

Mëkatari e kupton bamirësinë e Allahut, kur Allahu ia mbulon të metat në momentet kur ai bën gjynahe në fshehtësi, edhe pse Allahu e sheh krejtësisht atë që bën ai, e po të donte do ta turpëronte para të gjithë krijesave, por Allahu prapë se prapë ia mbulon mëkatet robërve të Tij.

Njashtu, mëkatari do ta shoh edhe Butësinë e Allahut, kur e sheh se Allahu nuk po e dënon dhe po i jep afate për t’u penduar nga gjynahet e vepruara, sepse po të donte Allahu do t’ia shpejtonte dënimin.

Kjo i jep të kuptoj mëkatarit gjithashtu se Allahu është El Halim- i Buti.

Autor: Ahmed Ferid

Përshtati: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 257

0 369