ANKOHET NJËRI NGA VËLLEZËRIT, PSE NUK MË VIZITOJNË?!

ANKOHET NJËRI NGA VËLLEZËRIT, PSE NUK MË VIZITOJNË?!

0 696

Njëri nga vëllezërit e paraqiti ankesën e tij dhe tha:

Ne jemi pesë vëllezër dhe në mesin e tyre unë jam më i pasuri, mirëpo nuk e di se pse nuk më vizitojnë të afërmit e mi. Kur afrohet koha e vizitës sime nuk vijnë vetëm se pak. Ata i vizitojnë katër vëllezërit e mi për çdo ditë, kurse mua nuk më vizitojnë vetëm se pak. Ata janë të mangët për sa i përket vizitës sime, madje ka raste kur nuk më vizitojnë me ditë, derisa ka nga ta që nuk i shoh asnjëherë sikurse të ekzistoj në fjalorin e tyre. Ka nga që vijnë të më vizitojnë, mirëpo të lodhur, të rraskapitur dhe me arsyetime që nuk pranohen assesi.

Çka të veproj?

Për ata që më vizitojnë, unë jam më bujari në mesin e vëllezërve të mi … nuk i akuzoj ata se janë të mangët në bujarinë e tyre … mirëpo të gjithë e dinë se unë më shumë jap. Shumica i këshillojnë të afërmit e mi të më vizitojnë më shpesh, për arsye se unë posedoj shumë mirësi dhe i jap shumë atij që më vjen, mirëpo megjithatë largohen nga unë. Ata që thirren sikurse të jenë pa jetë dhe pa shpirt.

Ku qëndron problemi?!

Pse të ikin nga unë?!

A nuk jam unë, një nga pesë vëllezërit?!

Pse më harrojnë? Pse më privojnë nga shoqëria?

Përfundoi ankesa e tij dhe tash mbetet të njihet se kush është pronari i ankesës!!

Ai është “NAMAZI I SABAHUT” i shtrenjtë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM