albislam.bottom.htm

  Hutbe  Tema  Artikuj Aktuale Gruaja&Familja Pyetje&Pėrgjigje

Ēka tė pėlqen te muzika?!

Tė nderuar vėllezėr e motra

Koha po kalon, vallė nuk e meritojmė tė ndalemi disa ēaste tė flasim me fjalė tė buta dhe shprehje nostalgjie. Vėlla e motėr ju lus qė mos tė bėheni koprrac ndaj meje me lexim tė kėtij artikulli duke i ndarė pesė minuta nga koha e juaj e ēmuar. E kush nuk ėshtė i gatshėm tani pėr lexim le t'i shtypė (printon) kėto fjalė e le ti lexojė mė pas, ngase kėto fjalė meritojnė kujdes tė veēantė. Vėlla e motėr … O ju qė dėgjoni muzikė …Shkronjat e mia ju thėrrasin me shpresė. Mos thoni nuk kemi dobi edhe nėse e pėrsėrit kėtė kėshillė por duke e thėnė tė vėrtetėn thoni po, do tė heshtim para thirrėsit tė vėrtetė. I menēur ėshtė ai i cili e njeh hakun dhe e pranon atė ndėrsa injorant ėshtė ai i cili i mbyll sytė para hakut... Haku gjithnjė shndritė kurse gėnjeshtra fundoset.

Mirė, t'ia fillojmė…

A nuk e ke vėrejtur vėlla i dashur apo motėr e dashur se: Kur ka dėgjuar dikush nga ju muzikė njė periudhė tė gjatė trupi i tij ėshtė nė dridhje dhe reaksion nga kėto kėngė andaj gjysmė ore nuk mund tė ulet e tė dėgjojė diēka nga kur`ani duke e ditur se ai ėshtė shėrues i zemrave, udhėzues i njerėzimit, libėr qiellor, dritė dhe hair i gjithė njerėzimit. A e ke pyetur veten ndonjėherė?! Pse kėngėt zėnė vend te ti dhe i dėgjon ata, a tė vjen rėndė qė tė ulesh tė dėgjosh e tė meditosh mbi kur`anin? Allahu xh.sh nė kur`anin famėlartė thotė: "Shejtani ua ka zbukuruar veprat e tyre". Kjo ėshtė e vėrtetė. Kjo ėshtė ajo pėr tė cilėn ju thėrras qė tė jemi tė qartė.

Fatkeqėsi ėshtė ta tradhtosh vetveten, sepse me tė dėgjuarit e muzikės largohesh nga tė pėrmendurit e Allahut e ajo ta ngushton jetėn. Allahu subhanehu ue teala, thotė: "Kush ia kthen shpinėn Kur`anit tim do t`i japim atij jetė tė ngushtė (plot halle, vėshtirėsi tė parehatshme) dhe do ta ngjallim ditėn e kiametit tė verbėr" TA HA 124.

E vėrteta e kėngėve ėshtė se ato janė dhimbje dhe dėshpėrim. Edhe pse duket se ka njėlloj dėfrimi por ai dėfrim ėshtė i falsifikuar nga djalli. Atėherė dėgjoni fjalėn e Allahut lidhur me Iblisin (djallin) e mallkuar: "Dhe me atė alarmin e zėrit tėnd, mashtroje atė qė mundesh prej tyre, me kalorėsit e kėmbėsorėt tuaj thirri (bėrtitu) ata, pėrzieju me ta nė pasuri dhe nė fėmijė dhe premtoju atyre! Por, shejtani nuk u premton tjetėr, pėrveē mashtrimit".

Ibėn Kethiri, Allahu e mėshiroftė, thotė: qėllimi nė kėtė ajet ėshtė pėr muzikėn. Muxhahidi thotė: pėr muzikėn dhe fjalėt e kota. Kurse Ibėn Kajimi, Allahu e mėshiroftė, thotė: Prej tradhtive tė iblisit ėshtė se ai i mashtron ata qė janė tė dobėt nė dije, logjikė dhe fe, e ua rrėmben mendjen dhe i bėn qė ata tė merren me muzikė, fishkėllima dhe duartrokitje qė t`i pengojnė zemrat nga Kur`ani e t`i kthejnė nga shfrenimi dhe urrejtja, e ai ėshtė Kur`ani i iblisit, perde e sheshtė (e fortė) prej Kur`anit dhe magji e zinasė, me tė cilėn mėkatari ia arrin qėllimit tė vet, si dhe tė keqen ua zbukuron qė t`u duket e mirė, kėshtu qė Kur`ani mbetet larg tij. Ky dėfrim i rrejshėm dhe ky gėzim i falsifikuar kalon shpejt, por mėkati mbetet i regjistruar nė regjistrin e veprave tė tij, sepse muzika ėshtė shpalosje e mėkateve tė njeriut. Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, thotė: "Umetit tim i falen mėkatet, pos atyre tė cilėt i shpalosin mėkatet e veta". E disa krenohen me muzikė dhe e mbajnė kokėn lartė. Krenohen me mėkatin qė ia kanė bėrė Allahut. Dikush thotė ky ėshtė kėngėtari im, kjo ėshtė kėngėtarja ime.

A nuk e dinė ata se ditėn e ringjalljes do tė ringjallen me ata tė cilėt i kanė dashur nė kėtė botė. Disa prej tyre janė tė mashtruar nga djalli duke e quajtur muzikėn si art apo edukues i gjeneratave. Por nėse i dėgjon vetėm fjalėt, atėherė e kupton se ajo ėshtė porosi e djallit tė mallkuar meqė tė shpie nga e keqja. Shumė ėshtė e qėlluar fjala e atij i cili e ka quajtur muzikėn si magji dhe postė tė zinasė.

O bijtė dhe bijat myslimane… Allahu i Lartėsuar na ka urdhėruar qė ta pastrojmė shpirtin: "Ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten". Muzika nuk ėshtė tjetėr pos padrejtėsi qė ia bėn shpirtit qė Allahu ta ka dhuruar dhe pėr tė cilin tė ka urdhėruar ta pastrosh. Pra, liroje atė nga mėkatet dhe epshet, e mos e mashtro atė me muzikė sepse nė kėtė mėnyrė i ke bėrė padrejtėsi shpirtit tėnd.

Allahu subhanehu ue teala, thotė: "Ai nuk i shpėton zullumqarėt". Dhe thotė: "Po ka nga njerėzit qė blejnė tregime boshe e me qėllim qė t`i largojnė njerėzit prej rrugės sė Allahut pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato (ajetet ) si tallje. Pėr ata sigurisht ėshtė pėrgatitur dėnim i turpshėm". LLUKMAN 6

Abdullah b. Mesudi ėshtė betuar se qėllimi nė kėtė ajet ėshtė muzika.

Muhamedi salallahu alejhi ue selem, duke na sqaruar dhe duke na e tėrhequr vėrejtjen nga kjo sėmundje thotė: “Do tė ketė nga umeti im qė do ta bėjnė hallall marrėdhėnien jashtėmartesore, mėndafshin, verėn dhe instrumentet muzikore" d.m.th. tė gjitha kėto janė tė ndaluara por do tė vijė njė kohė ku dikush do t'i bėn tė lejuara.

Pastaj nė hadithin tjetėr thotė: “Pa dyshim se do tė ketė njerėz nga ky ummet qė do ta pinė alkoolin, tė cilin do ta emėrtojnė me emra tjerė. Ata do tė dėfrehen edhe me muzikė dhe kėngėtare. Kėta njerėz do t'i lėshojė toka dhe do t'i shndėrrojė Allahu nė derra dhe majmuna". Albani thotė se ky hadith ėshtė i vėrtetė. Tė mos thotė dikush se muzika e qetė ėshtė e lejuar. Apo, dikush tė thotė se kėngėt patriotike me muzikė janė tė lejuara, sepse argumentet qė e ndalojnė kėtė janė shumė tė qarta.

Pastaj duhet ta dish se pėr tė hollat dhe kohėn qė e ke harxhuar pėr muzikė do tė japėsh llogari, sepse as lodra e as shkopi i lodrės nuk do tė bėjnė dobi ditėn e gjykimit pėrpos veprės sė mirė.

Pra, a je pėrgatitur qė tė takohesh me Allahun?!

Nė fund... Secilit qė ka vendosė tė pendohet dhe tė kthehet te e vėrteta, ia dėrgoj kėtė pėrgėzim. Pėr atė qė ka vendosur tė heqė dorė prej muzikės dhe i pastron veshėt e tij nga kjo sėmundje.

Ta dėrgoj kėtė pėrgėzim, lexo fjalėn e Allahut: "Dhe ditėn kur do tė ndodhė kiameti, atė ditė do tė ndahen (njerėzit). E ata tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata do tė jenė tė gėzuar nė njė kopsht (tė xhenetit)" ER-RUM 14-15. Fjala "tė gėzuar" nė kėtė ajet ėshtė shprehur me fjalėn "juhberun", e cila fjalė tekstualisht d.m.th. kėnaqėsi dhe dėgjim. Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, thotė: "Hyritė do tė kėndojnė nė xhenet. Do tė thonė: Ne jemi hyri tė bukura, jemi bėrė gati pėr burrat e ndershėm". Albani thotė se ky hadith ėshtė i vėrtetė.

Dijetari i famshėm Ibėn Kajimi, nga ana tjetėr, i ka radhitur fjalėt e Ibėn Abasit nė disa vargje tė mrekullueshme, ku Ibėn Abasi thotė:

Zoti ynė dėrgon erėn qė dridhė balluket e palėvizshme

Qė shkaktojnė zėra qė prekin tė dėgjuarit e njeriut

Sikur tingujt e peshuar

Oj kėnaqėsi e dėgjimit mos u adapto me kėnaqėsinė e dalė nga telat dhe lahuta

pėr tė dėmtuar dėgjimin ashtu siē zemrėn e dėmtojnė tė kėnduarit dhe sikleti

pastroje tė dėgjuarit tėnd nėse dėshiron tė dėgjosh zėrin e tyre (hyrive)

se nė zemrėn e robit asnjėherė nuk bėhen bashkė dashuria e Kur’anit me dashurinė e melodisė sė kėngės.

Vallahi dėgjimi i tyre pėr zemrėn dhe imanin ėshtė sikur helmi pėr trupin

Dikush nga ju mund tė pyes si tė largohem prej muzikės, duke pasur parasysh se unė e kam bėrė shprehi qė tė dėgjoj muzikė e nuk mund tė largohem lehtė? Atėherė ndiqi kėto kėshilla - e nėse do Allahu - do tė fitosh:

1- Tė bėhesh i sinqertė nė pendim dhe qėllime tė pastra si dhe tė kesh trimėri, sepse ky vendim kėrkon edhe trimėri

2- T`i shkatėrrosh tė gjitha kasetat qė i posedon

3- Nėse epshi tė nxit qė tė dėgjosh muzikė atėherė shpejto dhe merre mus`hafin dhe lexo qė ta qetėsosh shpirtin, e nėse nuk mundesh atėherė dėgjo ndonjė kasetė Kur`an apo ndonjė ligjėratė tė inēizuar nga ndonjė hoxhė

4- Nėse dikush tallet me ju se nuk po dėgjoni muzikė mos iu kundėrvė por thuaj: “Allahu tė shpėrbleftė“ apo “Allahu tė udhėzoftė“, etj. sepse kjo fjalė e lė pa tekst atė, ndėrsa juve ju qetėson.

5- E nėse dikush nga familja juaj dėgjon muzikė sqarohu atyre nė mėnyrė tė edukuar duke u dhuruar ndonjė libėr apo kasetė qoftė Kur`an apo ligjėratė dhe ua bėn me dije se dėgjimi i tyre edhe ty tė pengon, sepse e ndien veten i vetmuar dhe larg prej tyre.

Vėlla e motėr

Dijeni se, nėse jeni tė sinqertė nė pendim dhe ia mbyllni tė gjitha shtigjet shejtanit ėshtė shumė lehtė qė tė largoheni nga kjo sėmundje. E mos tė thotė dikush do tė pendohem pas kėsaj kasete, e dikush pas disa ditėsh, e dikush pas disa muajsh, sepse iblisi njė ditė ta bėnė dy, njė muaj dy, njė vit dy e kėshtu me radhė. Sa e sa vėllezėr e motra janė tė pavetėdijshėm ndėrsa buzėt e tyre rregullisht i pėrsėrisin kėngėt qė i kanė dėgjuar dhe gjuhėt e tyre nuk mundin ta pėrmendin Allahun.

Kush e len njė gjė vetėm pėr hir tė Allahut, Allahu ia zėvendėson me diēka mė tė mirė se ajo.

Vėlla e motėr

Nėse dikush nga farefisi juaj dėgjon muzikė kėshillojeni atė. E nėse nuk ju pėrgjigjet atėherė duhet tė largoheni nga ai ambient. Dhe mos tė thotė dikush mė mjafton mua tė pendohem e nuk ndikon ai tek unė. Ruajeni veten tuaj prej vendeve tė ndyra dhe degjeneruese dhe shpejtoni me teube nga momenti kur ta lexoni kėtė artikull dhe mos thoni “Pastaj“ sepse fjala pastaj ėshtė nga armėt e shejtanit.

Marrė nga: www.saaid.net

Pėrktheu: Enver Azizi

www.saaid.net,
3.5.2008

 

albislam.bottom.htm

 Kur'ani (fisnik)  Dijetarėt&Mendimtarėt  Arkiv   Ndihmė  Kėrkim  Kontakt

Kthehu nė faqen qendrore!

© Copyright 1999-2007 AlbIslam.Com

    kthehu lart!