ASKUSH NUK PREZANTOI NË XHENAZEN E PRINDIT TË VET!!

ASKUSH NUK PREZANTOI NË XHENAZEN E PRINDIT TË VET!!

0 631

I vdiq i prindi, dhe nuk i erdhi askush në përcjelljen e xhenazes së tij!! I biri, e mori xhenazen dhe e dërgoi në shkretinë për ta varrosur! Një bari i shkretëtirës, i cili kujdesej për dhentë, e vërejti djaloshin, dhe iu afrua, dhe i tha: Ku janë njerëzit?! Pse e varros prindin i vetëm?!

I biri nuk deshi që të flet për prindin e vet, po i përsëriste fjalët:

Bariu e kuptoi gjestin e djaloshit, dhe e zgjati dorën t’i ndihmon që ta varrosin xhenazen. Pastaj i ngriti duart e tij drejt qiellit, dhe filloi të lutet në vetmi, dhe pastaj e la djaloshin dhe shkoi te delet e tij!

Natën, i biri e pa në ëndërr prindin e vet! E pa të buzëqeshur, të përgëzuar me Xhenetin më të lartë, Xhenetin Firdeus! I habitur e pyeti: Çka ta mundësoi ta arrish këtë gradë, o prindi im?! – Iu përgjigj: Këtë gradë e arrita nga bereqeti i duasë së bariut!!

Në mëngjes, u zgjua herët dhe filloi të hulumton pas bariut! E eci shkretirën në tërësi, derisa në fund e gjeti! E kapi fort për dorën e tij dhe i tha: Për hir të Allahut! Çfarë duaje bëre për prindin tim?! Më trego! E pashë atë në Firdeusin e lartë!

Bariu iu përgjigj: O biri im! Iu luta Allahut me lutjen e një robi të përulur, dhe i thash: O Zot! Unë jam fisnik, kur më vjen një mysafir unë e fisnikëroj! Ky rob është mysafiri jot! Dhe Ti, je Fisniku i fisnikëve!!

Kjo dua u pranua nga sinqeriteti i besëlidhjes dhe marrëveshjes me Allahun. Kur besëlidhja jote është e sinqertë me Allahun, atëherë hapen dyert e tokës dhe qiejve, dhe i mirëpresin lutjet dhe kërkesat e tua!

Bëhu i drejtë dhe i sinqertë me Allahun, në atë marrëveshje dhe besëlidhje që ja ke dhënë, dhe Allahu do të jetë i sinqertë me ty, në dynja dhe në ahiret!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com