ATËHERË, DO TË PËRBALLEN ME ATË QË NUK E KANË LLOGARITUR

ATËHERË, DO TË PËRBALLEN ME ATË QË NUK E KANË LLOGARITUR

0 1334

Dr. Esma Er Ruvejshid në librin e saj “Kështu jetuan me Kuranin”

Përktheu: Talha Kurtishi

    Në biografinë e Muhamed ibën Munkedir shkruan se një natë është zgjuar për tu falur. Duke u falur ka filluar e kishte kapluar një qarje e cila e kishte frikësuar familjen e tij. Ata e pyeten për shkakun ndërsa ai vazhdoj me qarjen. Familja e shqetësuar e thirri Ebu Hazimin i cili erdhi dhe e pyeti për shkakun e qarjes së tij? Ai u përgjigj e lexova  ajetin: Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur” (Ez Zumer, 47) dhe vazhdoi të qajë akoma më shumë.

    Poashtu është shënuar se në momentet e vdekjes është frikësuar dhe kur e kanë pyetur për shkakun ka thënë: frikohem nga ky ajet në Librin e Allahut: Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur” (Ez Zumer, 47). Frikohem se do të ballafaqohem dhe do të më shfaqet ajo që se kam llogaritur. (Sijer, 5/355)

I është thënë Sulejman ibën Tarhan Et Tejmiut: S’ka si ti, s’ka si ti! Kush është si ti! Ai u përgjigj mos thoni ashtu, nuk e di se çfarë do më shfaqet prej Allahut, subhanehu ve teala. Ai në Librin e Tij thotë: Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur” (Ez Zumer, 47). (Sijer, 6/200)

Hatib Bagdadiu me senedin e tij e transmeton këtë rast: E kam dëgjuar Bekr El Abidin, i cili thotë e kam dëgjuar Fudajl ibën Ijadin për këtë ajet “Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur” të thotë: Në Ditën e gjykimit do ringjallen me vepra për të cilat kanë menduar se janë të mira ndërsa ato janë prej veprave të këqija. E pash Jahja ibën Meinin qante kur e dëgjonte këtë ajet. (Sijer, 13/262)

 Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM