BABAI IM, PSE NUK E FAL NAMAZIN E SABAHUT?!

BABAI IM, PSE NUK E FAL NAMAZIN E SABAHUT?!

0 794

Një ditë nga ditët mësuesi gjatë orës së mësimit filloi të flet për namazin, e në veçanti për vlerën dhe rëndësinë e namazit të sabahut. Fjalimi i mësuesit ishte shumë prekës dhe ishte një mesazh i rëndësishëm për çunat që i mësonte të klasës së tretë të shkollës fillore. Në mesin e atyre çunave gjendej një çun, i cili u ndikua shumë nga fjalimi i mësuesit të tij.

Ai më herët asnjëherë nuk e kishte falur namazin e sabahut, as ai e as familja e tij!! Kur u kthye në shtëpi, filloi të mendon për të nesërmen, se si të zgjohet për namazin e sabahut!? Mendoi, mendoi dhe në fund nuk gjeti asnjë zgjidhje tjetër, përveç se tanë natën të mos flenë dhe ta pret kohën e namazit të sabahut! Dhe me të vërtet, e realizoi atë që e mendoi!! Kur e dëgjoi ezanin, doli nga shtëpia dhe u nis drejt xhamisë për ta falur namazin e sabahut, mirëpo rrugës i doli një problem?! Xhamia ishte shumë larg dhe frikohej të shkon i vetëm. Nga mërzia filloi të qan dhe u ul para dere, kur në ato momente papritmas e dëgjoi zhurmën e këpucëve që vinte nga rruga. E hapi derën dhe doli shpejt! Kur doli jashtë e vërejti një plak të cilin e njihte,  ishte gjyshi i shokut të tij Ahmedit, djalit të fqiut. Plaku ishte nisur në drejtim të xhamisë për ta falur namazin dhe fëmija filloi të i shkon pas, mirëpo me qetësi të madhe që të mos e vëren plaku. Çuni frikohej se nëse plaku e vëren se i shkon pas shpine, do ta lajmëron familjen e tij dhe ata do ta ndalin nga namazi dhe do ta dënojnë.

Në këtë mënyrë veproi një periudhë të gjatë, për çdo mëngjes dilte e priste plakun dhe i shkonte pas shpine deri në xhami, e pastaj kthehej në shtëpi. Mirëpo pas një periudhë plaku ndërroi jetë, dhe kur e kuptoi çuni u mërzit tepër derisa filloi të qan pandërprerë. Prindi i tij kur e pa të birin në atë gjendje u çudit dhe e pyeti duke i thënë: O biri im, pse po qan për plakun shumë? Ai nuk ka qenë mosha e jote që të luash me të dhe nuk ka qenë i afërmi jot e mos ta shohësh më?! – Shikoi çuni prindin e vet me sy të lotuara e të pikëlluara dhe i tha: Më mirë kishte qenë që ti të vdesësh,e jo plaku?! – Prindi nga këto fjalë të birit u tremb, dhe u çudit se pse ia thotë i biri këto fjalë dhe pse e donë plakun aq shum?!  – Ky çun i dashur iu përgjigj prindit dhe i tha: Unë nuk qaj se e humba as për atë e as për atë?! – E atëherë pse qan, e pyeti prindi?? – Qaj për hir të namazit! Po, për hir të namazit!!

Dhe duke i rrjedhur lotët i tha: O prindi im pse, pse nuk e fal namazin e sabahut?? Pse o babai im, nuk bëhesh sikurse ai plaku dhe sikurse shumë të tjerë të cilët i pash se e falnin namazin?! – Ku i vërejte ata se e falnin namazin, u çudit prindi?! Në xhami,o prindi im!! – Si ka mundësi ti kishe parë ti në xhami, u çudit prindi?!

Çuni në fund ia shpjegoi rastin dhe ia qartësoi se si shkonte në namazin e sabahut pas plakut edhe atë për çdo ditë!! Nga fjalët e të birit, prindi u prek dhe u ndikua shumë, derisa filloi lëkura t’i rrëqethet dhe lotët t’i rrjedhin dhe në fund ta përqafon të birin.

Nga ajo ditë, ai asnjëherë nuk e la namazin në xhami.

I lumtë atij prindi … i lumtë atij çuni … dhe i lumtë atij mësuesi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com