BAZAT E AKIDES SË EHLU SUNETIT DHE XHEMATIT

BAZAT E AKIDES SË EHLU SUNETIT DHE XHEMATIT

0 3333
  1. Baza (origjina) e akides është libri i Allahut, pastaj suneti i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) , Ixhmaja (koncenzusi) e selefus salih(të parëve tonë të mirë)2. Çdo gjë çka është në Kur’an dhe çka është transmetuar nga i Dërguarit i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në hadithe të sakta, kjo është sheriat (legjislacion) për muslimanët, obligim e kemi  pranimin e saj edhe në qoftë se është ehad[1][1] .
  2. Referencë e kuptimit të Kur’anit dhe sunetit është kuptimi i (selefu –salihit) të parëve tanë të mirë dhe çdo kush i cili ndjek rrugen e tyre prej dijetarëve.
  3. Allahu e ka plotësuar begatinë e Tij ndaj këtij umeti duke e plotësuar fenë e Tij dhe nuk i lejohet askujt kushdo qoftë ai, të shpikë diçka të re në fenë e Allahut duke pretenduar se kjo eshtë prej Tij (Allahut).
  4. Obligohemi t’i bindemi Allahut dhe të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) haptas dhe fshehtas duke mos e kundershtuar Kur’anin dhe sunetin me ndonjë lloj kijasi(analogji), inspirimi, ëndëre, vizioni apo me ndonjë fjalë të ndonjë hoxh apo imami.
  5. Logjika (mendja) e shëndoshë përputhet me legjislacionin islam dhe nuk kanë kurfarë kundërshtimi, e në qoftë se mendojmë se ka kundershtim ndërmjet këtyre dyjave i jepet përparsi sheriatit (legjislacionit islam) kundrejt logjikës apo mendjes tonë.
  6. Obligohemi t’i ruajme termet e sheriatit në akide dhe tu largohemi termeve të shpikura (bidije), sepse kuptimet e termeve përmbajnë në vete shumë kuptime.
  7. Pagabueshmëria(El-ismetu) vlen vetëm për të Dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në çështjet e fësë për të cilat ai është i obliguar tua kumton ato njerëzve. Kështuqë edhe umeti i tij(paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është i mrojtur të pajtohen (ixhmaja e dijetareve) në dalalet devijim, kurse sa u përket personave prej dijetarëve nuk vlen për ta që të jenë të pagabueshëm, mirëpo prej secilit prej tyre meret edhe lihet përveç se prej të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)në çështjet për të cilat është i urdhëruar tua kumton njerzve.
  8. Referencë gjatë kundërshtimeve, mospajtimeve në mendime tek muslimanët është Kur’ani dhe suneti, duke e arsyetuar atë i cili ka gabuar prej Muxhtehidave të këtij umeti dhe duke u lutur për të që Allahu t’ia falë.
  9. Ëndra e mirë është pjesë e profetcisë, el-ferasetu aftësia për të njohur diçka  është e vërtetë, mirëpo vetëm kur vjen në përputhshmëri me sheriatin, por nuk bazohemi në të në çështjet e akides apo ligjvënies.
  10. Polemika në fe është përçmuese, kurse debati në atë çfarë është më e mirë duke e kërkuar hakun-të vërtetën është legjitime, ndërsa na ndalohet të futemi (zhytemi) në ato çështje në të cilat ka ardhur ndalesa për tu zhytur në to.
  11. Obligueshmëria e kapjes me metodologjinë e shpalljes (vahjit) gjatë kundërshtimit të palës, nuk kundërshtohet  bidati me bidat  e as teprimi me neglizhencë.
  12. Çdo shpikje në fe është bidat, dhe çdo bidat është devijim(dalalet), si dhe çdo devijim çon në zjarrin e xhehenemit.
  13. Esenca në emrat e Allahut dhe cilësitë e Tij është pohimi i asaj të cilën e ka pohuar Allahu teala për veten e Tij, si dhe  pohimi i të Dërguarit të  Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për Allahun, duke mos e përngjasuar ate me askënd, as duke e shqyrtuar mbi kualitetin e Tij subhanehu ve teala, pastaj duke mohuar për Allahun atë çfarë ka mohuar Allahu apo Pejgamberi i Tij për vetën e Tij, duke mos bë (tehrif) ndërrimin e kuptimit, e as (taatil) kuptim të shtrembuar. Por besojmë në Allahun ashtu siç na ka lajmëruar vetë Allahu subhanehu ve teala:” E askush nuk i përngjason Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi dhe Gjithshiquesi.[2][2]. Duke besuar në kuptimin e këtyre teksteve, në domëthënien e tyre duke mos i konkretizuar ata, e as duke i komentuar ato shtrembërazi nga kuptimi i tyre.
  14. Besimi në melekët fisnik në përgjithësi, kurse në veçanti besojmë në ato melek për të cilët ka argumente të sakta për emrat e tyre, cilësitë e tyre dhe veprat e tyre.
  15. Besimi në librat e zbritur nga ana e Allahut, se Kur’ani me të vërtetë është derogues i librave të mëparshëm dhe se në ato libra ka ndodhë shtrembërimi dhe shtimi nga dora njerëzore.
  16. Besimi në pejgamberët dhe të dërguarit-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta, se ata janë njerëzit më të mirë në historinë e njerëzimit.
  17. Besimi se vahji (shpallja) është ndërprerë me vdekjen e Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe se ai është vula e pejgamberëve dhe i të dërguarve.
  18. Besimi në ditën e fundit edhe shenjat që do të ndodhin para saj.
  19. Besimi në kader se e mira dhe e keqja janë nga Allahu teala, duke pasur besim se Allahu e ka ditur çfarë do të ndodhë para se të ndodhë dhe pastaj e ka shkruar këtë në Lehvul-mahfudh[3][3]. Si dhe çfarë ka dëshiruar Allahu ka ndodhur e çfarë nuk ka dëshiruar nuk ka ndodhur. Gjithashtu nuk ndodh diçka vetëm se me dëshirën e Tij dhe se Ai ka mundësi për çdo send,  Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe vepron cfarë të dojë.
  20. Besimi dhe pranimi i çështjeve të gajbit (të fshehtës) për të cilat ka transmetime të sakta si: arshi, kursija, xhenneti, xhehenemi, dënimi i varrit dhe begatitë në të, urën e siratit, hauzin, mizanin dhe të tjerat duke mos i komentuar se çfarë forme kanë.
  21. Besimi në ndërmjetsimin (shefatin) e Pejgamberit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), në ndërmjetësimin e pejgamberëve, mëlekëve, njerëzve të mirë dhe të tjerëve në ditën e kijametit -nga ata të cilët është i kënaqur Allahu me ta- si dhe leja e tij për ta që të ndërmjetësojnë në detajet që tregojnë argumentet sheriatike.
  22. Besimi se besimtarët do shohin fytyrën e Allahut ditën e kijametit është e vërtetë, kush e mohon këtë apo e keqkomenton është i prishur dhe i devijuar.
  23. Kerametet e eulijave (njerëzve të devotshëm) janë të vërteta- realitet dhe çdo gjë e cila është e jo natyrshme nuk është keramet, mirëpo mund të jetë mashtrim nga shejtani apo mund të ndodh me ndikimin e shejtanëve, korniza-baza e kerameteve është se sa është ajo në përputhshmëri me Kur’anin dhe sunetin e sa jo.
  24. Nuk lejohet ti përkushtohet diçka nga llojet e adhurimeve tjetërkujt pos Allahut,  vetëm Ai  e meriton adhurimin, nuk ka shok në zotërimin e Tij, në adhurim, e as në emrat dhe cilësitë e Tij dhe çdokush që i bën adhurim dikujt tjetër pos Allahut nga cilido lloj i adhurimeve, si duaja, kërkim i ndihmës, kërkim i strehimit, zotimit, bërjes së kurbanit-flijimit, mbështetja, friga, shpresa dhe diç tjetër të ngjajshme me këta, duke ia përkshtuar dikujt tjetër pos Allahut: ka rënë në shirk-bërja shok në adhurim e dikujt tjetër veç Allahut-.
  25. Prej bazave të adhurimit është se: Allahu adhurohet bashkë me dashuri, frikë dhe shpresë, ndërsa kush e adhuron Allahun vetëm me dashuri ai person është zindik-dyfytyrësh, ndërsa kush e adhuron vetëm me frikë është hauarixh, e kush e adhuron vetëm me shpresë është murxhij.
  26. Obligim e kemi ti nënshtrohemi Allahut dhe të Dërguarit të Tij (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) në të gjitha dispozitat: me kënaqësi, pranim dhe respektim të përgjithshëm. Të besojmë se gjykimi tek tagutet[4][4], ligjvënia e dikujt tjetër pos Allahut, ndjekja e ndonjë ligji tjetër pos ligjit të islamit apo ndrimi i diçkaje prej saj është: kufër-mosbesim.
  27. Ndarja e fesë në hakikat(realitet) i cili është vetëm se për njerëz të veçuar, kurse sheriati për njerëzit e thjeshtë dhe jo për njerëzit e zgjedhur si dhe se feja duhet të ndahet nga politika apo nga shteti është batil-ekotë-.
  28. Nuk e din gajbin-të fshehtën- askush pos Allahut, mundet ndonjëherë Allahu tu tregon të dërguarve të Tij diç nga gajbi, besimi se dikush tjetër pos Allahut e di gajbin është kufër.
  29. Besimi se fallxhorët dhe astrologët e thonë të vërtetën është gjithashtu kufër, kurse shkuarja tek ta është prej mëkateve të mëdha.
  30. Mjetet e kanë dispozitën e qëllimit, ndërsa çdo mjet i cili të çon deri në adhurim të diçkaje tjetër përveç Allahut apo shpikja e diçkaje në fe e kemi të patjetërsueshme ta parandalojmë atë dhe t’ja mbyllim rrugën e futjës së saj në fe.
  31. Nuk dëshmojmë për asnjë person në veçanti, i cili është i kibles sonë se është; në xhenet apo në xhehenem, përveçse për ata persona që ka tekste sheriatike mbi to.
  32. Tekfiri[5][5] është dispozitë nga dispozitat e legjislacionit islam dhe pikëreferimi i saj është Kur’ani dhe suneti i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), për këtë arsye nuk lejohet të bëhet tekfir (të shpallet për mosbesimtarë) besimtari për ndonjë fjalë që e ka thënë apo ndonjë vepër që e ka bërë, përderisa nuk kemi argument të qartrë sheriatik për të. E në qoftë se një vepër apo fjalë në përgjithësi emërohet si kufër në tekstet sheriatike kjo nuk do të thotë se na lejohet të gjykojmë për persona të veçantë se kanë dalur prej feja, përpos se kur plotësohen kushtet për këtë dhe të largohen pengesat. Sepse dispozita e tekfirit është prej çështjeve më të rrezikshme, andaj ajo kërkon të jesh i sigurt në të dhe duhet të kemi kujdes nga kjo dukuri, pra e shpalljes së njerëzve besimtarë në pabesimtarë.
  33. Kur’ani fisnik është fjalë e Allahut e zbritur nga Ai, nuk është i krijuar. Prej Tij ka filluar dhe tek Ai do të kthehet dhe se Kur’ani është muxhize(mrekulli), e ruajtur nga shtrembërimi deri në ditën e kijametit.
  34. Udhëzimi dhe devijimi i njerëzve janë në dorë të Allahut, atë të cilin e udhëzon Allahu e udhëzon me mirësinë e Tij, ndërsa atë që Allahu e devijon këtë e bën më drejtësinë e Tij.
  35. Njerëzit dhe veprat e tyre janë krijesa të Allahut, Allahu është Krijuesi i veprave të njerëzve, ndërsa ata i kryejnë veprat e tyre realisht.
  36. Nuk lejohet përçarja në fe e as nxitja për fitne-përçarje- ndërmjet besimtarëve, kurse në ato çështje për të cilat konfrontohen besimtarët duhet ti kthehen; Kur’anit dhe sunetit të Dërguarit të tij (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), si dhe në atë që e kanë vepruar  të parët tanë të mirë-selefu salih-.
  37. Kush çohet kundër xhematit-bashkësisë islame- atëherë e kemi për detyrë ta këshillojmë atë,  ta thërasim në polemikë në metodën më të mira, t’ja bëjmë të qartë argumentet, e në qoftë se pendohet dhe largohet nga kjo vepër lihet i qetë, e nëse vazhdon në mendimin e tij të gabuar, atëherë dënohet sipas sheriatit me atë çfarë e meriton.
  38. Zgjidhja e imamit-kryetarit- është valide me pajtimin e gjithë umetit-popullit- me të  ose me besatimin apo votimin e njerzve kompetent për këtë punë, apo marrja e pushtetit nga dikush me forcë dhe populli janë të kënaqur me të, atëherë e kemi për detyrë: respektimin e tij në të mirë dhe e kemi të ndaluar ti dalim në grushtet prijësit të posazgjedhur, vetëm në rastë se ai bën kufër haptazi që të kemi nesër argument karshi Allahut kundrejt tij.
  39. Shokët e nderuar të Profetit (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), të gjithë janë të drejtë dhe ata janë gjenerata më e mirë e këtij umeti, dashuria ndaj tyre është prej fesë dhe prej besimit, kurse urjetja e tyre është kufër dhe nifak-dyfytyrësi-,gjithashtu nuk flasim për trazirat që kanë ndodhur në kohën e tyre me qëllim të mos përmendim për keq, mirëpo i përmendim vetëm për të mirë, më i miri prej tyre është Ebu Bekri, pastaj Omeri, pastaj Othmani, pastaj Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre), këto madje konsiderohen dhe si prijësit e drejtë dhe të udhëzuar.
  40. Prej fesë është dashuria ndaj familjes së Pejgamberit (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), miqësimin e tyre, respektimin e tyre, poashtu  njohja e meritave të grave të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), pozitën e tyre në islam, që përndryshe llogariten si nënat e besimatërëve (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre). Ti duam  dijetarët e këtij umeti ata të hershmit dhe të vonshmit, ti urejmë dhe të distancohemi nga pasuesit e bidatit dhe pasuesit e epsheve.
  41. Xhihadi në rrugë të Allahut është kulminacioni i islamit dhe nuk do të ndërpritet deri në ditën e gjykimit.
  42. Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja janë një prej shenjave të islamit dhe shkak pwr ruajtjen e tij, këto dyja janë detyrë për çdo besimtarë sipas mundësisë së tij, nën suazat e legjislacionit islam duke i dhënë çdo herë rëndësi asaj çfarë është më e dobishme.
  43. Në esencë besimtari është i mirë, vetëm në qoftë se vërejmë tek ai të kundërtën, nuk na lejohet ta provokojmë masën e thjeshtë të besimtarëve në çështjet e thella fetare, apo në ato gjëra që janë të rënda për ta qw ti kuptojnw, mirëpo i drejtojmë në argumentet e qarta prej Kur’anit, sunetit dhe ixhmasë[6][6].

[1][1] Lloj i hadithit që e transmeton një person.

[2][2] Eshura: 11.

[3][3] Libri ku është shkruajtuar çdo gjë.

[4][4] Çdo gjë  që adhurohet përvec Allahut.

[5][5] Anatamosja nga besimi dikënd se është pabesimtar.

[6][6] Për më shumë shiko në librat:

–          ”Bazat e Ehlu synetit dhe xhematit në akide”-Nasër el-Akl,

–          ”Ehlu syneti dhe xhemati Mealim intilakul-kubra”-Muhamed Abdul-Hadi el-Mesrij,

–          ”Meusuatul-Mujesere fil-edjan vel-medhahib vel-ahzab elmuasireh”-Dr.Maniw El-Xhuhenij.

GJITHASHTU NË ALBISLAM