BESIMI NË BOTËN E FSHEHTË

BESIMI NË BOTËN E FSHEHTË

0 2422

Imani është fjalë dhe vepër. Është besimi i prerë i zemrës në Allahun, Pejgamberin e Tij si dhe në gjithë atë që është përmendur në sheriat, pa pasur pikë dyshimi. Pas këtij veprimi të zemrës, gjymtyrët e trupit duhet ta pasojnë atë dhe kështu të përputhet e brendshmja me të jashtmen e njeriut. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan

dhe për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.” (Huxhurat, 15) Ky besim i prerë duhet të jetë në diçka që është e fshehtë prej njerëzve. Besimi në të fshehtën (gajbin) është shkaku i mbivlerësimit të disa njerëzve ndaj tjerëve, për këtë arsye është mirë të mësojmë se ç’është gajbi dhe në sa lloje ndahet ai.

 

Kuptimi i nocionit gajb (botë e fshehur)

Me fjalën gajb nënkuptohet gjithçka që nuk mund të kapet me shqisat e njeriut, qoftë ajo një gjë që s’mund ta dijë askush pos Allahut, apo një gjë e cila mund të mësohet nga shpallja hyjnore.

Njeriu diçka prej gajbit mund ta perceptojë me analizat e tij mendore apo me mjete të ndryshme moderne, si për shembull zgjerimi i perceptimit të gjërave të imta me mikroskop dhe mjete të tjera. Kjo ka të bëjë me gajbin relativ siç do ta përmendim më poshtë kur do flasim për llojet e gajbit.

 

Rëndësia e gajbit:

Besimi në gajb është prej veçorive dalluese të njeriut. Në perceptimin e gjërave të dukshme merr pjesë edhe kafsha, andaj besimi në të padukshmen është veçori e njeriut. Për këtë arsye, prej gjërave kryesore të rëndësishme në fetë me prejardhje qiellore ishte besimi në gajb. Në ligjin e shpallur nga Allahu ka shumë gjëra të fshehta e të cilat nuk mund të kuptohen vetëm nëpërmjet shpalljes hyjnore, siç janë fjalët që tregojnë për Allahun, cilësitë e Tij, veprat e Tij, për shtat qiejt dhe çka ka në to, për melekët, për pejgamberët, për Xhennetin

dhe Xhehnemin, për djajtë e për xhinët dhe gjëra tjera për ta cilat na tregoi Pejgamberi, salallahu aleji ve selem.

 

Llojet e gajbit:

  1. Gajbi i përgjithshëm: këtu përfshihen gjërat që nuk mund t’i perceptojë njeriu me shqisat dhe mjetet e tij. Ky lloj ndahet në dy nënlloje:
  2. a) gjërat për të cilat Allahu na tregoi nëpërmjet shpalljes, siç janë djajtë dhe xhinët dhe gjërat tjera që lidhen me to. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te

të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit, që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askënd”. (Xhin, 1,2)

  1. b) gjërat që Allahu nuk ia tregoi askujt prej krijesave të Tij, as ndonjë pejgamberi e as ndonjë meleku. Për këtë bëhet fjalë në ajetin kur’anor: “Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij.” (En’am, 59) Shembull për këtë lloj: momenti i

ndodhjes së kiametit, vdekja – koha, vendi dhe shkaku i saj, disa emra të Allahut, e tjerë. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë

kiameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.” (Llokman, 34).

  1. Gajbi i përkufizuar relativ: këtu përfshihen gjërat që vetëm për disa njerëz janë të fshehta, si për shembull ndodhitë e ndryshme historike, ato janë gajb për ata që nuk i dinë. Për këtë arsye Allahu, subhanehu ve teala, i tha Pejgamberit, salallahu aleji ve selem, pasi që i tregoi për familjen e Imranit: “Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete”. (Ali Imran, 44)
  2. Gajbi i përkufizuar jorelativ: këtu përfshin gjërat që fshihen prej nesh për shkak largësisë së kohës në të ardhmen, apo largësisë së vendit, dhe mbeten të tilla derisa të largohet kjo pengesë, siç thuhet në ajetin kur’anor: “E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i

njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.” (Sebe, 14) Ky është tregimi i vdekjes së Sulejmanit, alejhi selam.

 

Shembuj tjerë për gjëra që janë gajb:

– shpirti, Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”. (Isra, 85)

– shenjat e kiametit që nuk kanë ndodhur sikur: dalja e dexhalit, kafshës së tokës e tjerë.

GJITHASHTU NË ALBISLAM