BESIMI NË KADERIN E ALLAHUT ( 2 )

BESIMI NË KADERIN E ALLAHUT ( 2 )

0 2234

Ashtu siç e sqaruam, besimi në kader nuk e përjashton mundësinë që njeriu të ketë dëshirë në punët e tija, të cilat ai ka mundësi t’i zgjedhë dhe t’i veprojë, sepse feja dhe aktualiteti argumentojnë për këtë çështje.

Feja argumenton për këtë çështje në këtë mënyrë:

“Ajo është Ditë e pashmangshme, e kush të dojë, le t’i kthehet rrugës te Zoti i vet.” (Nebe: 39).

“Gratë tuaja janë arat tuaja, dhe afroheni arave tuaja si të dëshironi e paraqitni diçka për shpirtin tuaj (të mirë). Dhe frikësojuni Allahut dhe dinie se do të takoheni me Te. (Ti o Muhammed)! Sihariqoji besimtarët.” (Bekare: 223).

“Andaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dhe dëgjoni, dhe përuluni dhe shpenzoni (prej pasurisë suaj) për të mirën tuaj. E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.” (Tegabun: 16).

“Allahu nuk e ngarkon askend përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bënë, kurse në dëm të tij është e keqja që e punon.” (Bekare: 286).

Kurse, aktualiteti e argumenton këtë çështje në këtë mënyrë:

Secili njeri e dinë se ai ka dëshirë dhe mundësi të merrë diçka apo të lë diçka. Njeriu e dinë dallimin mes asaj që bën me dëshirën e tij dhe asaj që ndodhë pa dëshirën e tij. Ajo që bën me dëshirë, si psh: Ecja. Ajo që bën pa dëshirë, si psh: Teshtitja. Megjithatë, dëshira dhe mundësia e njeriut, ndodhin sipas dëshirës dhe mundësisë së Allahut.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë. E ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Allahu, Zoti i gjithë botërave!. ” (Tekuir: 28-29).

Dhe i gjithë universi është pronë e Allahut, dhe nuk ka mundësi të ndodhë diçka në pronën- mbretërinë e Tij pa dëshirën dhe diturinë e Tij.

Autor: Shejh Muhamed Salih Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM