BESIMI NË PEJGAMBERËT E ALLAHUT – (PJESA E DYTË)

BESIMI NË PEJGAMBERËT E ALLAHUT – (PJESA E DYTË)

0 3162

Besimi në pejgamberët e Allahut përfshinë katër gjëra, e ato janë:

  1. Besimi i paluhatshëm se ata janë të dërguarit e Allahut dhe shpallja e tyre është prej Allahut dhe është e vërtetë. Andaj, kush mohon pejgamberllëkun ose shpalljen e njërit nga të dërguarit e Allahut, ai veçse ka mohuar të gjithë pejgamberët e Allahut.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju.” (Shuara: 105).

Allahu e ka llogaritur popullin e Nuhut, alejhi selam, si gënjeshtar ndaj të gjithë pejgamberëve, edhe pse në kohën kur ata mohuan Nuhun, alejhi selam, nuk kishte pejgamberë tjerë.

Krishterët e mohojnë pejgamberllëkun e Muhamedit, alejhi selam, dhe nuk e pasojnë atë.

Ata, e kanë përgënjeshtruar edhe Isain, alejhi selam, dhe nuk llogariten pasues të Isait, alejhi selam.

Edhe pse, Isai, alejhi selam, i përgëzoi ata për ardhjen e Muhamedit, alejhi selam. Andaj, nuk do të kishte kuptim përgëzimi, nëse ai nuk do të ishte i dërguar tek ta.

Allahu përmes Muhamedit, alejhi selam, do t’i shpëtojë ata që e ndjekin atë, si dhe do t’i largojë ata nga rruga e devijuar dhe do t’i shpie në rrugën e drejtë.

  1. Besimi i emrave të pejgamberëve të Allahut, të cilët i dimë apo kemi ndëgjuar për ta, si psh: Muhamedi, Ibrahimi, Musai, Isai, Nuhu, alejhimu selam, e këta pesë pejgamberë janë ululazmi (më të mirët dhe më të zgjedhurit nga Allahu prej të gjithë pejgamberëve tjerë).

Allahu,- xhele ue ala!,- thotê:

“(Kujtoje ti o Muhammed!) kur nga pejgamberët Ne morëm obligimin e tyre; edhe prej teje, edhe prej Nuhut, edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej Isait, të birit të Merjemës. ” (Ahzab: 7)

“Ai ju ka urdhëruar në besim, ashtu siç e ka urdhëruar Nuhun dhe atë që ta shpallëm ty, dh me atë që e urdhëruam Ibrahimin, Musain dhe Isain: “Predikoni fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!” Për idhujtarët është (shumë) e rëndë ajo për çka po i thërret ti. Allahu e zgjedhë për Vete kënd të dojë Ai, dhe e udhëzon (në rrrugën e Tij) atë që i drejtohet me lutje.” (Shura: 13).

Kurse, sa i pêrket pejgamberëve të cilëve nuk ua dimë emrat e tyre, ne i besojmë ata në përgjithësi.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Na, me të vërtetë, para teje kemi dërguar pejgamberë dhe prej tyre t’i kemi treguar ty, e disa prej tyre nuk t’i kemi treguar. Asnjë pejgamber nuk mund të tregojë ndonjë argument, pos me lejen e Allahut. E, kur të vie urdhëri i Allahut, do të gjykohet me saktësi, e atëhrë, të këqinjtë do të shkatërrohen.” (Gafir: 78).

  1. Besimi i historive dhe lajmeve të vërteta të cilat vinë për ta (në lidhje me ta).
  2. Pasimi i sheriatit të pejgamberit i cili është dërguar tek ne, e ai është vula e të gjithë pejgamberëve, Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- i cili u dërgua për mbarë njerëzimin.

“Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrin ty për arbitër, për ato konflikte që ekzistojnë ne mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dëshprimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (Nisa: 65).

Autor: Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM