BIDATI I MANIFESTIMIT TË MEVLUDIT

BIDATI I MANIFESTIMIT TË MEVLUDIT

0 3779

Bidati i manifestimit të mevludit (lindjes) së Profetit – paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të

I – Hutbeja e parë:

Falenderimi i takon All-llahut. Atij i bëjmë hamd dhe prej tij kërkojmë ndihmë dhe falje.Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetës dhe të veprave tona.Kë e udhëzon All-llahu,s’ka kush e lajthit dhe,kë e largon nga rruga e vërtetë,s’ka kush e udhëzon.Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut,i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është Rob dhe i Dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të mbi familjen e tij mbi shokët e tij. Lësho mirësitë e Tua o Zot mbi të.

Më pas

Robër të Allahut! Kini frikë Allahun siç urdhëron ai: “O ju besimtarë, përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”.[1]

Robër të Allahut! Bidatet, risitë në fe janë punë që i ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ndërsa prej bidateve të cilat njerzit i marrin si adhurim është festimi i Mevludit (lindjes Profetike – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Festimi i lindjes së Pejgamberit – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është bidat i keq, këtë e shpikën të parët El-Ubejdijunët në shek.e katër Hixhrij, ndërsa dijetarë të hershëm dhe të tashëm e kanë sqaruar kotësin e këtij bidati dhe e kanë kundërshtuar atë i cili e ka shpikur si dhe atë i cili e bën atë, nuk lejohet kremtimi i Mevludit bazuar në argumentëte më poshtme:

Një: Festimi i Mevludit është bidat i shpikur në fe për të cilen Allahu nuk ka zbritur kurfarë argumenti për të, Pejgamberi – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk e ka bërë legjitime një vepër të tillë as me fjalët e tij e as me veprën e tij e as që ka sinjalizuar në pajtimin me të, ndërsa Pejgamberi -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është shembulltyra jonë, prijësi ynë, Allahu thotë: “ Çka t’ju jep i Pejgamberi, atë merrnie e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër”.[2] Allahu thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun”.[3] Pejgamberi – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush shpik në fenë tonë diçka e cila nuk është prej saj ajo refuzohet”.[4]

Dy: Udhëheqësit (halifet) e udhëzuar dhe shokët tjerë të Pejgamberit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk e kanë festuar Mevludin, e as që kanë thirr në të ndërsa gjenerata më e mirë pas Profetit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ato janë njerëzit më të mirë në këtë umet pas Profetit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për të cilet vetë Profeti-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Mbahuni sunetit tim dhe sunetit të udhëheqësive të drejtë të udhëzuar pas meje, kapuni për to me dhëmballë, kini kujdes nga gjërat e shpikura, sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje (devijim nga rruga e drejtë)”.[5]

Tre: Festimi i Mevludit është traditë e ithtarëve të devijimit dhe të prishurve; ngase të parët që e kanë shpikur festimin e Mevludit janë El-Fatimete, Ubejdijunët në shek.e katërt hixhrij të cilët pretendonin se rrjedhin nga familja e Fatimes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, në mënyrë të rrejshme zullumqarë dhe shpifëse, ndërsa në realitet prejardhjen e kanë nga jehuditë, thuhet se rrjedhin nga zjarrputistët (mexhuset). Si dhe thuhet se nga femohuesit.[6]

Katër: -Allahu i Lartësuar, e ka plotësuar fenë: Allahu thotë: “ Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. ”.[7] Ndërsa Pejgamberi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ka kumtuar misionin e tij qartazi, si dhe nuk ka lenë pa treguar rrugë që të çon për kah Xheneti dhe të largon nga zjarri vetëm se ia ka sqaruar këtij

umeti, dihet se Pejgamberi ynë -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është Pejgamberi më i mirë dhe vula e Pejgamberëve, me oratori nga ata, këshillues për robërit e Allahut, sikur të ishte festimi i Mevludit prej fesë që e don Allahu, Pejgamberi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, një gjë të tillë do t’ja kishte sqaruar umetit të tij, ose vetë ai do ta kishte bërë atë gjatë jetës së tij, Pejgamberi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Çdo pejgamber që e ka dërguar Allahu ka qenë obligim i tij që tia mëson popullit të tij çdo gjë të mirë dhe ti qorton që të largohen nga çdo sher”.[8]

Pesë: Shpikja e Mevludit e kësaj risie (bidati) te jep të kuptosh se Allahu nuk e ka plotësuar fenë e tij, atëher patjetër të nxjerr sheriat (ligj) i cili e plotëson fenë! Nga kjo kuptohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk ia ka kumtuar si duhet umetit fenë, derisa kanë ardh këta bidatçit pas tij dhe kanë shpikur në fenë e Allahut, diçka çka nuk e ka lejuar Allahu të bëhet, duke pretenduar se një gjë e tillë i afron tek Allahu. Kjo gjë padyshim është rrezik i madh, largim nga Allahu dhe i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. -Allahu i Lartësuar, e ka plotësuar këtë fe dhe na ka plotësuar begatinë e Tij robërve të tij.

Gjashtë: Dijetarët e islamit qartë e kanë sqaruar ndalesën e festimit të Mevludit, duke i kërcenuar njerëzit ti largohen këtij veprimi bazuar me tekste kuranore dhe sunetit Profetik, të cilat flasin për rrezikun e bidatit në fe dhe që urdhërojnë në ndjekjen e Pejgamberit -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, si dhe njëkohësisht ndalohet kundërshtimi i tij në fjalë, vepër.

Shtatë: Me festimin e Mevludit nuk realizohet ndjekja e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mirëpo realizohet me ndjekjen e sunetit të tij dhe në respektimin e Tij – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, Allahu thotë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë”.[9]

Tetë: Festimi i Mevludit Profetik dhe marja e kësaj dite festë është përngjasim me jehuditë dhe krishterët në festat e tyre, ndërsa ne e kemi të ndaluar tju përgjasojmë dhe ti ndjekim pa besimtarët (shiko: iktidau Siratul-Mustekim li muhalefeti Eshabil-Xhehim, Ibn Tejmije 2/614-615, Zadul-Mead, Ibn Kajim 1/95).

Nëntë: i mençuri nuk mashtrohet me shumicën e njerzëve që e festojnë mevludin nëpër botë, ngase haku nuk njihet me shumicën që veprojnë diçka, mirëpo haku njihet me argumentet e sheriatit, -Allahu i Lartësuar, thotë: “Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut. ”.[10] Allahu thotë: “Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë”.[11] Allahu thotë: “ e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës”.[12]

Dhjetë: Rregulla sheriatike: referencë gjatë polemikave të njerëzve është Kurani dhe Suneti siç thotë Allahu: “O ju që besuat, nënshtrojuni Allahut, dhe nënshtrojuni të dërguarit dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mire”.[13] Poashtu Allahu thotë: “Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te Allahu. ”.[14] Ndërsa ai i cili i referohet Kuranit dhe Sunetit e veren se festimi i Mevludit nuk gjendet në to, Allahu urdhëron ta ndjekim Pejgamberin -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, siç thotë -Allahu i Lartësuar: “ Çka t’ju jep i Pejgamberi, atë merrmie e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër”.[15] Allahu sqaron se e ka plotësuar fenë dhe e begatini i tij ndaj besimtarëve, po ashtu Pejgamberi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk ka urdhëruar të festohet Mevludi, e as që ka bërë Mevlud, e as shokët e tij kanë bërë Mevlud, nga kjo jep të kuptohet se kremtimi i Mevludit nukështë prej fesë, mirëpo është bidat i shpikur.

Njëmbëdhjetë: Legjislative është që muslimani të agjëron ditën e hënë poqese dëshiron, ngase kur është pyetur Pejgamberi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për agjërimin e ditës së hënë ka thënë: “Ne këtë ditë kam lindur, net ë me ka ardhur pejgamberllëku, gjatë kësaj ditë me ka ardhur shpallja”.[16] Andaj legjitime është pasimi i Pejgamberit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në agjërimin e ditës së hënë, dhe mos kremtimi i Mevludit.

Dymbëdhjetë: Gjatë kremtimit të mevludit ndodhin disa harame, ndalesa, një gjë të tillë e kupton ai i cili prezenton në këta kremtime, siç do të cekim në vijim:

1- Shumica e kasideve dhe poezive me të cilat mashtrohen ithtaret e Mevludit nuk kalojnë pa terme shirkije, teprim, ekstravagancë nga e cila ka ndaluar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Mos me lavdëroni siç e lavdëruan të krishterët të birin e Merjemes, mirëpo unë jam rob i Tij, thoni: Robi i Allahut dhe i Dërguar i Tij”.[17]

2- Gjatë kremtimit të Mevludit në përgjithësi ndodhin disa harame tjera si përzierja e burave me gratë, perdorja e mjetëve muzikore dhe pirja e gjërave dehëse, drogave, në disa raste bien edhe në shirk të madh, siç është rasti kur kërkojnë ndihmë nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ose nga dikush tjetër prej elvijave, ose mosrespektimi apo nënvlersimi i Librit të Allahut duke pirë duhan në ndejat e Kuranit, një ashtu ndodhë edhe mastraf (harxhimi i tepërt i pasurisë pa nevojë, poashtu organizimi i hallakave të ndryshme të dhikrit gjatë ditëve të Mevludit duke ngritur zërin bashkë me renien e shuplakave fortë nga rebi i rethit, krejtë këto gjëra nuk janë legjitime me (ixhmane) pajtimin e ithtarëve të hakut).[18]

3- Ndodh edhe një punë shumë e poshtër e flliqtë gjatë Mevludit të Pejgamberit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur ngriten në këmbë disa gjatë përmendjes se lindjes së Pejgamberit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në shenjë respekti dhe madhërimi ndaj tij, duke besuar se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, prezanton ne Mevlud gjatë kremtimit të tij, kështu që çohen duke e përshendetur profetin me mirseardhje, kurse dihet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk del nga varri i tij para ditës së Kijametit, e as që ka lidhje me dikënd nga njerëzit, e as që prezanton në ndejat e tyre, mirëpo ai qëndron në varrin e tij deri në ditën e Kijametit, ndërsa shpirti i tij është tek të lartit me të lartë tek Zoti i tij në parajsën fisnike.[19] Siç thotë Allahu: “Mandej, pas kësaj ju do të vdisni. E në ditën e kijametit ringjalleni”.[20] Pejgamberi -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Unë jamë zotriu i bijve të Ademit në ditën e Kijametit, si dhe i pari që do ti çahet varri dhe ndërmjetësuesi i parë dhe ndërmjetsimi i parë ”.[21] ky ajet dhe ky hadith si dhe çdo ajet dhe hadith me këtë kuptim, aludojnë se Pejgamberi -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe të vdekurit tjerë do të dalin nga varezat në ditën e Kijametit. “Kjo çështje është kështu sipas (ixhmas) pajtimit të gjithë dijetarëve pa kurfarë polemike”.[22] “ Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. ”.[23] Allahu na dhashtë bekim mua dhe juve në Kuran dhe në sunet , na bëftë dobi mua dhe juve nga urtësitë e tij dhe argumentet e tija. E them këtë fjalë kërkoj falje nga Allahu për mua dhe për ju dhe për muslimanët , kërkoni nga Ai falje sepse Ai është falës mëshirues.

II Hutbeja e dytë:

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botrave, përfundimi i mirë ju përket të devotshmëve, ndërsa nuk ka agresion përpos se mbi zullumqarët. Dëshmoi se nuk ka Zot tjetër pos Allahut i cili nuk ka shok, dëshmoi se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është rob dhe dërguari i Allahut, selamet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij në përgjithësi dhe mbi të gjithë ata që shkojnë rrugës së tyre. Në vijim:

Robër të Allahut kini frikë Allahun e Lartësuar si dhe dinie se bidatet në fe janë nga çështjet të cilat i ka ndaluar Allahu i Lartësuar, dhe i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, një prej atyre bidateve siç dëgjuat ishte edhe festimi i Mevludit, përveç kësaj gjatë saj ndodhin disa gjëra të kqija si: përzierja e burrave me gratë, teprim, tejkalim i kufijve të fesë së Allahut, të cilët janë në kundërshtim me fenë e Allahut të Lartësuar, kini frikë Allahun pasoni e mos shpikni.

Pra vëllezër dhe motra dërgoni sa më shumë salavate mbi të dërguarin më të mirë, mbi pejgamberin tonë Muhamedin të birin e Abdullahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. O Allahu lëshoj bekimet dhe mirësit tua mbi të, o Allah je i kënaqur me shokët e tij: Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin, Aliun si dhe sahabët e tjerë të pejgamberit tonë në përgjithësi. O Allah ndihmoje islamin dhe muslimanët, poshtërsoe shirkun dhe mushrikët, ndihmoji robërit e tu të drejtë që të të njëhsojnë Ty, o Allah kërkojmë prej Teje të na falësh në dunja dhe ahiret, o Allah kërkojmë mbrojtje prej Teje nga vështirësitë e belave, nga përfundimi i keq, caktimi i keq, nga poshtrimi i armiqve. O Allah ne kërkojmë mbrojtje me Ty që të mos na largohen begatitë e Tua, shëndetin që na e ka dhënë, nga dënimi i papritur si dhe nga hidhërimi i Tij.

O Allah o Zoti ynë, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtarët qofshin ata të gjallë apo të vdekur. Na fal neve, të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, mbroi ata nga dënimi në varr dhe nga dënimi i xhehenemit, më mëshirën Tënde o Mëshirues,Mëshirbërës. Allahu thotë në Kuran: “ “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”1

Robër të Allahut, Allahu thotë në Kuran: ” Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.”2 Përmendeni Allahun e madh që Ai tju përmend juve, falenderoni Atë që tua shton të mirat, pasi që të përmendurit e Allahut është diçka e madhe Allahu e din çfarë punoni!

Pregatiti: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

___________

[1] Ahzab: 70,71.

[2] Hashr: 7.

[3] Ahzab: 21.

[4] Mutefeku alejhi: Buhariu nr.2697, Muslimi nr.1718.

[5] Ebu Davudi nr.4607, Tirmidhiu nr.2676.

[6] Shiko “El-ibda fi medaril ibtida“, e shejh Alij Mahfudhit, fq. 251, “Teberuk ienvauhu ve ahkam“, Nasir ibn Abdurahman el-Xhedij, fq. 359-373, “Tenbiju vil ebsasi ila kemali dijni ve ma fi bida min ehtar“, Dr. Salih Esvejmi, fq. 232).

I pari i tyre është El-Muizulidijnilah El-Ubejdij El-Magribij, i cili u shpërngul nga Maroku në Egjypt në Sheval të vitit 361 Hixhrij, ndërsa ariti në Egjypt në Ramazan të vitit 362 Hixhreij (shiko: “Bidaje ve nihaje” Ibn Kethir 11/272-273,345, 12/267-268, 6/ 232, 12/63, 11/161, 12/13, 12/666, shiko “Sijera alamu nubela”, të Dhehebiut: 15/159-215, ku e cek se mbreti i fundit i El-Ubejdive është: El-Adid Li Dijnilah të cilën e vrau Salahudin El-Ejubi, në vitin 564 h.

[7] Maide: 3.

[8] Transmeton Muslimi nr.2/1473, 1844.

[9] Ali Imran: 31.

[10] En’am: 116.

[11] Jusuf: 103.

[12] Sebe: 13.

[13] Nisa: 59.

[14] Shura: 10.

[15] Hashr: 7.

[16] Muslimi, 2/819, nr.1162.

[17] Buhariu, 4/171, nr.3445.

[18] Shiko “El-Ibda fi medaril-ibtida“, Ali Mahfudh, fq. 251-257).

[19] Shiko “Tahdhir minel-bida“, Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Baz, fq. 13

[20] Mu’minun: 15-16.

[21] Muslimi, 4/1782, nr. 2278.

[22] Tahdhir minel-bida, fq. 14, si dhe fq. 7-14, shiko: el-ibda fi medaril-ibtida, Alij Mahfudh fq. 250-258, teberuk envahu mahkamuhu, nasir ibn abdurahman el-xhedi, fq. 358-373, tenbihu ulil-ebsar ila kemali dijn ve ma fil-bidai minel-ahtar, fq. 228-250.

[23] Maide: 3.

GJITHASHTU NË ALBISLAM