Burri nuk shpenzon për nevojat elementare të familjes!

Burri nuk shpenzon për nevojat elementare të familjes!

0 2755

Pyetje: A lejohet që fëmijët të marrin para nga pasuria e babait të tyre, duke mos e ditur ai fare për këtë!?

Përgjigje: Nuk lejohet fëmijët të marrin para nga pasuria e babait të tyre pa lejen dhe diturinë e tij. Mirëpo, nëse babai i tyre është njëmend koprrac karshi fëmijeve të tyre, saqë ai nuk ua kryen atyre as gjërat kryesore dhe elementare, atëherë u lejohet atyre të marrin para pa lejen dhe diturinë e babait të tyre aq sa u mjafton atyre për gjërat kryesore.

E themi një gjë të tillë, duke u bazuar në hadithin që e transmeton Aisheja, radijAllahu anha se Hindi, e bija e Utbes, gruaja e Ebu Sufjan ibn Harbit, radijAllahu anhuma, një ditë u ankua tek pejgamberi, alejhi selam, për burrin e saj, duke thënë: Ebu Sufjani nuk më dhuron para nga pasuria e tij as për gjërat kryesore që më nevojiten mua dhe fëmijeve të mi, pos nëse marr nga pasuria e tij, duke mos e ditur fare ai për këtë. Pejgamberi, alejhi selam i tha: “Merr nga pasuria e tij me mirësi aq sa të mjafton ty dhe fëmijeve.” (Buhariu: 5364, Muslimi: 1714).

Me mirësi: Është fjala merr para aq sa të nevojitet për gjërat kryesore, duke mos marrur dhe shpërdoruar pasurinë e tij.

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah!

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua uel Meka’la’t el Muteneuiah: 22/313,314.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com