Ç ‘kuptim ka hadithi: “Agjërimi gjatë dimrit është preja e ftohtë”?

Ç ‘kuptim ka hadithi: “Agjërimi gjatë dimrit është preja e ftohtë”?

0 3296

Pyetje: Ç ‘kuptim ka hadithi: “Agjërimi gjatë dimrit është preja e ftohtë”?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe familjen e tij:

Këtë hadith e ka shënuar Tirmidhiu kurse Albani e ka vlerësuar si të saktë.

Në Tuhfetul Ahvedhij shkruan: “për shkak arritjes së shpërblimit pa u lodhur shumë. Në “elFaik” theksohet se preja e ftohtë është ajo pre që vjen vetvetiu pa iu rrekur zjarrit të luftës dhe pa marrë pjesë në luftim.”

Munavi gjatë komentimit të këtij hadithi thotë: “këtu, agjërimi krahasohet me prenë e ftohtë sepse kanë një pikë të përbashkët: arritja e dobisë pa u lodhur”

Qëllimi i hadithit është se agjëruesi gjatë dimrit arrin shpërblimin e agjërimit pa një lodhje të madhe. Ai nuk etet shumë për shkak se është ftohtë dhe nuk ndjen shumë uri për shkak ditës së shkurtë. Ky shpërblim i ngjanë presë së luftës që muxhahidi e arrin pa iu rrekur zjarrit të luftës. Allahu e di më së miri!

Burimi: albislam.com