Çardaku i muezinit në xhamitë tona?!

Çardaku i muezinit në xhamitë tona?!

0 1314


Pyetje: Në disa xhami hasim në çardakë ku rrinë muezinët me disa pjesëtarë të tjerë nga xhemati dhe ata kur falet farzi, nuk i bashkëngjiten xhematit, por falen në atë çardak, edhe pse ndodh që të ketë një largësi të madhe mes tyre dhe safit të fundit. Ndonjëherë ndodh që muezini të falet në mafil, ndërsa poshtë janë dy apo tre safe. Na tregoni a është në rregull kjo?

Përgjigje: Kjo që shpikin xhahilat nga bidatet nuk merr fund asnjëherë. E njëjta gjë është që nëpër xhamia i vendosin këto çardakë dhe faljen e kryejnë aty, edhe nafilet (sunetet), po edhe farzet pa marrë parasysh se ku ka arritur safi i fundit. Kjo gjë has së paku në dy ndalesa të të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, E para: I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, e ka ndaluar që të caktojë dikush një vend në xhami dhe të falet vetëm aty siç bën deveja. E përcjell Ahmedi dhe tjerët. Shiko Silsile Sahiha nr. 1168. E dyta: Se bien në kundërshtim me urdhrin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, në lidhje me safet. Ai salallahu alejhi ue selem, kur i ka parë disa nga sahabët, që nuk iu kanë bashkangjitur safit të fundit iu tha: Ecni përpara dhe më pasoni mua dhe plotësoni vendet e safeve që vijnë pas. Nuk do të ndalen njerëzit të rinë mbrapa e kështu Allahu do t’i lejë mbrapa (do t’i vonojë). Do t’i vonojë, d.m.th. nga mëshira, apo nga hyrja në xhenet.

Në këtë gjë duhet të kenë kujdes edhe ata që falen në mafil lart, ndërsa poshtë nuk është e mbushur xhamia. Këtë gjë e bëjnë zakonisht disa myezinë, që i kanë lart mjetet e zërit dhe e dirigjojnë xhematin nga lart.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM