Të ndryshme

0 1724

Pyetje:
Cili është vendimi për bindjen ndaj prindërve nëse ata e pengojnë djalin e tyre të bëjë disa prej suneteve?
Nëna ime, për shembull, zemërohet nëse më sheh mua të shkoj vazhdimisht në namazin me xhemati, ose nëse jam i kujdesshëm ndaj nafileve(veprave vullnetare) ose nëse lexoj Kuran në kohën time të lirë .. etj, atëherë a duhet t’i bindem nëse ajo më pengon nga kjo?

Përgjigje

Falënderimi i takon Zotit

Së pari:

Sheriati e obligoi fëmijën me kujdes dhe respekt ndaj prindërve të tij dhe ndaloi mosbindjen e tyre, dhe për këtë nuk ka diskutim midis dijetarëve, është e qartë me argument nga Kurani dhe suneti profetik.
Falënderojmë vëllain për dëshirën e tij për në hajr ku ai gjithashtu dëshiron respektimin e prindërve të tij, duke ruajtur dyert e hajrit dhe sunetit.
I lutemi Allahut që ta ndihmojë me atë që e do dhe i pëlqen dhe ta pajisë me dituri të dobishme dhe vepra të mira.

Së dyti:

Ne dëshirojmë të paralajmërojmë vëllain pyetës – dhe të tjerët që e lexojnë këtë përgjigje – për nevojën e dallimit midis veprimeve të obliguara(vaxhibe) dhe të pëlqyera(mustehab); pasi lënia e vaxhibeve e shpie vepruesin drejtë mëkatit dhe kjo çështje nuk ka të bëjë me bindjen ndaj prindërve ose ndokujt tjetër; pasi nuk ka bindje ndaj një krijese në mosbindjen e Krijuesit azze uexhel.
Dhe falja me xhemat në xhami është një nga vaxhibet dhe jo nga mustehabet, dhe në përputhje me rrethanat: nuk është e nevojshme t’u bindesh prindërve të cilët e pengojnë djalin e tyre të rritur, të mençur, që është në gjendje të shkojë në xhami pa frikë ose dëm, nga të shkuarit në shtëpinë e Zotit për të kryer farzet e Tij në të. Dhe nga Imam Buhariu transmeton në Sahihun e tij – ( 1/230) – Duke komentuar Hasan el-Basri, Zoti e mëshiroftë, duke thënë: “Nëna e tij e ndaloi atë nga falja me xhemat: Ai nuk ju bind asaj.”
Dhe Imam Ahmedi, Zoti e mëshiroftë, u pyet për një njeri babai i të cilit e ndalon të falet në xhami me xhemat, ai tha: “Ai nuk ka bindje ndaj tij në farze.”
(Shih: “انظر ” غذاء الألباب في شرح منظومة الآداب ” للسفاريني ( 1 / 385
Shejhul-Islam Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, tha:
Tekstet e Ahmedit tregojnë se nuk kanë bindje në lënien e farzit, dhe është shprehur në mos lënien e xhematit dhe mos vonimin e haxhit. El-Mustadrak (3/217).

E treta:

Sa i përket mustehabit dhe nafileve, nuk ka dyshim se veprimi i tyre është ajo që e rrit besimin e muslimanit dhe ai duhet t’i veproj ato për t’iu afruar Zotit të tij të Plotfuqishëm dhe ta shpërblejë atë. Kështu që muslimani nuk duhet heq dorë nga bërja e mustehabeve dhe nafileve.
Por, a është i detyruar djali t’i bindet prindërit të tij nëse e urdhëron të lërë mustehabet dhe nafilet?
Për përgjigjen e kësaj, ne themi: Respekti dhe bindja ndaj prindërve mund të përmblidhet në disa çështje:
1. Që çështja e urdhëri të tyre të jetë i lejueshme, jo në lënjen vaxhibeve ose në veprimin e diçkaje të ndaluar(haram).
2. Që ata të kenë dobi nga ajo që urdhërojnë apo të kenë një justifikim të ligjshëm(sheriatik).
3. Të mos jetë i dëmshëm për djalin e tyre kur e urdhërojnë atë, por edhe nëse has në vështirësi(për ta realizuar), dhe në këtë rast kërkohet bindje ndaj tyre.
Shejhul Islam Ibn Tejmije – Zoti e mëshiroftë – thotë:
Kërkohet nga njeriu t’i bindet prindërit të tij nëse(kërkesa) nuk shpie në mëkat, edhe nëse ata(prindërit) janë mëkatarë. El-Fatwa El-Kubra (5/381)
Dhe bazuar në këtë: Çfarë do të përfitojë nëna nga urdhri ndaj djalit të saj që të mos falë sunetet dhe të pengohet nga leximi i Kuranit ?!
Po, nëse asaj i duhej ta shërbej ose të kujdesej për të, ose ajo i kërkoi ndihmë për diçka, ose e thirri atë, atëherë atij i kërkohet veprimi i vaxhibit e që është kujdesja ndaj nënës së tij para veprimit të nafileve apo mustehabit.
Ndërsa, kur nuk është e nevojshme apo nuk rrezikon kujdesin për nënën ose babanë që të lërë djali i tyre një nafile apo mustehab dhe nuk ka asnjë arsyetim sheriatik për këtë çështje: atëherë atij i thuhet: Mos iu bind atyre dhe shtëpisë së tyre dhe thuaju atyre fjalë të mira dhe përpiqu të mos u tregosh se je duke bërë ndonjë nga gjërat nafile apo mustehab para tyre, gjithmonë duke i këshilluar dhe kujtuar për rëndësinë e bërjes së veprave të mira dhe bindjes ndaj Zotit dhe nevojën që ka një musliman të shumëfishojë veprat e tij të mira në mënyrë që me to ta takoj Zotin e Plotfuqishëm.
Rezymeja e bindjes ndaj prindërve në mustehab dhe nafile:
1. Nëse prindërit urdhërojnë rreptësisht që djali i tyre të mos falë nafile dhe të mos bëjë vepra të pëlqyera: nuk kërkohet bindje ndaj tyre; sepse me këtë fundos një veçori prej veçorive të fesë, dhe nuk ju bën dobin(prindërve) me lënjen e tyre.
Ibn Muflih el-Hanbeli – Zoti e mëshiroftë – përmend Ebu El-Berekat – i cili është gjyshi i Shejhul-Islam Ibn Tejmijes – tha se babait nuk i lejohet që ta ndalojë djalin e tij nga sunetet e rregullta(të namazit), kështu as burrit ndaj gruas dhe as pronarit ndaj puntorit, dhe sipas fjalëve të tij; çdo gjë që vërtetohet me sheriat, nuk i lejohet ta ndaloj djalin e tij, kështu që ka të drejtë të mos i bindeni atij. “El-adab Esh-sherij( 2/42 ) ”
2.Nëse urdhëri i prindërve ndaj fëmijës së tyre është që të lërë një vepër mustehab për të mirën e të dyve, ose përshkak të frikës ndaj tij; ai duhet t’u bindet atyre, siç është kur e urdhëron djalin e tij të mos udhëtojë për të kërkuar dituri në moshën e tij të re, ose kur e urdhëron babai i tij të mos agjërojë agjërim vullnetarë për arsye të shëndetit të dobët në trupin e tij, ose kur prindërit kanë nevojë për të që t’i marrë dhe të qëndroj pranë tyre për t’u kujdesur për ta.
3.Nëse ndalimi i prindërve për fëmijën e tyre ndaj veprave mustehab apo nafile ,për shkak të epsheve ose për shkak të padijes, ose për shkak të dobësisë së mendjes dhe mosdallimit : nuk ka bindje ndaj tyre, megjithatë është mirë që atyre t’u thotë fjalë të mira dhe t’i shoqërojë ata me virtyte të larta të moralit.
Ibn Haxher Al-Hejtemi – Zoti e mëshiroftë – thotë:
Nëse babai e urdhëron ose e ndalon atë nga diçka si rrjedhoj e kryeneçsisë së tij: djali nuk duhet t’i kushton vëmendje atij, duke u bazuar në atë që imamët e kanë përmendur kur urdhërohet që djali të divorcohet nga gruaja e tij, dhe gjithashtu kur djalit me vullnetin e tij do asketizmin dhe has në parandalimin të babait të tij: që nëse do të lihej në emër të respektit dhe dashuris ndaj tij kjo është marrëzi, ai duhet të veproj të mirën dhe nuk duhet t’i kushtoj vëmendje babait të tij. El-fetaua El-fikhije El-kubra( 2/104).
Dhe ai Zoti e mëshiroftë vazhdon thotë:
Nëse vërtetohet se djali ka arritur moshën e pjekuris, është fetarë i mirë, është menatlisht mirë, atëherë nuk duhet babai i tij ta ndaloi atë nga përparimi fetarë dhe i dunjasë.
Nuk duhet që djali t’i kushtoi vëmendje ndalesave dhe fjalëve të babait të tij kur bëhet fjalë për ecuri fetare dhe ecuri në qështjet e dunjasë.
U pyetë Shejh Muhamed bin Salih El- Uthejmin – Zoti e mëshiroftë -:
Që një student i dijes që dëshiron të shkojë me vëllezërit e tij(në Islam) për të kërkuar dituri, mirpo pengesa mes tij dhe shkuarjes me ta është familja, babai dhe nëna e tij, pra cili është vendimi për rrugëtimin e marrjes së diturisë për këtë student?
U përgjigj:
Ky student nëse e ka të nevojshme që të qëndrojë me ta: kjo është më mirë, ndërkohë që ka mundësi të marr dije edhe gjatë qëndrimit me ta, sepse kujdesi ndaj prindërve paraprinë xhihadin për hir të Zotit, dhe dija është nga xhihadi, dhe për këtë arsye kujdesi ndaj prindërve është parësor ndaj tij nëse ata kanë nevojë për të.
Ndërsa, nëse nuk kanë nevoj për të, dhe marrja e diturisë është më e mirë nëse udhëton në një vend të caktuar; nuk ka asgjë të keqe që ai të kërkojë dituri në këtë rast, por ai nuk duhet të harron hakun ndaj prindërve duke i vizituar dhe t’i kënaq kur të kthehet.
Por nëse ai e njeh urrejtjen e prindërve për diturinë sheriatike: këtë rast nuk u bindet atyre dhe ai nuk duhet t’u kërkojë atyre leje nëse del(udhëton). Mexhmuu fetaue Esh-shejh El-Uthejmin(26/58,59)
Allahu e di më së miri

Nga arabishtja;
Majlinda Rexhepi-Shabani
Preshevë, 2020!

Kontrolloi:
Hoxhë Suad Shabani

Marrë nga:
Islamqa.info

0 2100

Pyetje; Është e njohur se disa prej grave i përhapin gjërat e shtëpisë së tyre dhe jetës me bashkshortin e saj tek të afërmit e saj ose tek shoqet e saja. Disa prej ndodhive të fshehta shtëpiake, burri nuk dëshiron që t’i ndëgjoj dhe t’i marrë vesh askush. Cila është dispozita e këtyre grave që i përhapin fshehtësitë ose disa fshehtësi nga shtëpia e bashkshortit tek të tjerët!?

Përgjigje: Atë që veprojnë këto gra të tilla, pra, përhapin gjërat e shtëpisë së tyre ose gjëra bashkshortore tek familjarët e saj ose tek shoqet e saja, një veprim i tillë nuk ka dyshim se është i ndaluar rreptësisht. Nuk i lejohet motrës muslimane t’i përhap fshehtësitë e shtëpis së burrit apo edhe fshehtësitë bashkshortore tek asnjëri prej njerëzve, qofshin ato shoqet apo familjarët.

Allahu xhele ue ala, gratë e devotshme, i përshkruan kështu në suren en Nisa: “…gra të mira janë ato që i përulën (Allahut), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Allahu.” ( En Nisa; 34 ).

Ky ajet Kur’anor është argument se motrat muslimane urdhërohen t’i ruajnë fshehtësitë dhe sekretet bashkshortore apo fshehtsitë e shtëpisë së bashkshortit.

Sufjan eth Theuri në tefsirin e këtij ajeti, thotë: “E ruajnë nderin e tyre dhe sekretet bashkshortore, kur burri i tyre nuk është prezent (qoftë burri në udhëtim, në punë apo në studime).”

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Njeriu më i keq (pozitë më të keqe) tek Allahu në ditën e gjykimit është ai i cili i afrohet gruasë së tij dhe ajo i afrohet atij e pastaj i përhap fshehtësitë tyre tek të tjerët.” (Muslimi).

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, rahimehullah.

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2786

Pyetja: Dëshiroj të di diçka në lidhje me mënyrën se si duhet të trajtohen gratë. A duhet të dëgjojmë këshillat ose sugjerimet e tyre? Dua të di se deri në çfarë niveli njeriu dëgjon këshillat e gruas së tij?.

Përgjigjja: Falënderimet i takojnë vetëm Allhut.

Allahu urdhëron për bamirësi ndaj gruas, Allahu thotë: “Dhe të jetojnë me to ndershmërisht” Nisa, 19.

Dhe Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dhe trajtojini gratë me mirësi, dhe trajtojini gratë me mirësi.” Transmeton Buhariu, 5186 dhe Muslim, 1468.

Ai, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili është më i mirë për gruan e tij, dhe unë jam më i miri prej jush me familjen time.” Transmeton irmidhiu, 3895; Albani e vlerësoi sahih në “Sahih el-Xhami”, 3314.

Padyshim që konsultimi me gruan, dëgjimi i këshillave të saja dhe pranimi prej saj, është pjesë e të jetuarit me nder dhe trajtim i tyre me dashamirësi. Të përfitohet zemra e saj, e të vihet në dukje edhe roli i saj në familje dhe se ajo është përgjegjës për familjen e saj, veçanërisht në qoftë se burri gjen se gruaja e tij ka dituri dhe urtësi, dhe ka intuitë, dhe ajo nuk shpejton në konkluzionet ose le veten  bazuar nga emocionet.

Për më tepër, përfitimet nga konsultimi me gruan dhe pranimi i mendimit të saj, apo mos konsultimi me të, mund të ndryshojnë varësisht me temën për të cilën gruaja është duke u konsultuar dhe kërkohet mendimi i saj, dhe se natyra e saj emocionale a do të ndikojë në vendimin e saj për një çështje apo jo?

Kjo mund të ndryshojnë edhe bazuar me natyrën e secilit prej bashkëshortëve, për aq sa urtësi dhe aftësi kanë.

Nëse burri mendon se të hedh poshtë mendimin e saj se ai mendon se nuk ka asnjë apekt të dobisë, ose ai mendon se mendimi i saj është i gabuar, ai duhet të jetë i sjellshëm në mënyrën në të cilën ai hedh poshtë mendimin apo këshillën e saj, të mos e cilëson mendimin e saj si mendjelehtësi, ose të thuhet se opinioni i saj është i pavlefshëm, por ai duhet të shpjegojë për atë se çfarë është e saktë, për aq sa ai mundet.

Kujtoni historinë e Hudejbijes dhe atë se çfarë ka ndodhur atje, atëherë do të kuptoni vlerën e konsultimit me një grua të urtë dhe të zgjuar. Kur Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka bërë një aleancë me kurejshët dhe ranë dakord për të shkuar mbrapa dhe të mos hyjnë në Mekë atë vit, u tha shokëve të tij: “Çohuni dhe therni kurbanet.” Por asnjë njeri prej tyre nuk u ngrit, derisa ai e kishte përsëritur tri herë. Pasi që askush nuk u ngrit, ai hyri tek Umu Seleme dhe i tregoi se çfarë kishte ndodhur me njerëzit. Umu Seleme i kishte thënë: “O Pejgamber i Allahut, a është kjo që ju dëshironi? Shko jashtë dhe mos flitni asnjë fjalë me asnjë prej tyre derisa ju ta therni kurbanin tuaj, e të thërrasësh personin që do të rruajë kokën.”Kur ai veproi kështu, ata u ngritën dhe filluan t’i therin kurbanet.

Al-Hafiz ibn Haxher, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Kjo tregon për vlerën e konsultimit, dhe se është e lejuar që të konsultohet një grua e vyeshme.

Gjithashtu medito për tregimin e Musait, dhe se si Allahu bëriqë ai të jetë ritur në shtëpinë e Faraonit, dhe sa bekim i madh ishte konsultimi me Asijen, gruan e Faraonit (Allahu qoftë i kënaqur me të): “Dhe gruaja e Faraonit tha: “Ky, do të jetë gëzimi im dhe i yti! Mos e mbytni, ndoshta do të na sjellë dobi, ose ta përvetësojmë për djalë”. E, ata, nuk e parandien përfundimin.” Kasas, 9.

Në të njëjtën sure është historia e dy grave në pusin e banorëve të Medjenit, dhe se si njëra prej tyre i tha babait të saj: “O babai im, – tha njëra nga ato dyja – “merre këtë njeri në shërbim, se – me të vërtetë, i forti dhe i besueshmi, është më i mirë që ta marrësh në shërbim.” Kasas, 26.

Shiko se sa e mençur ishte ajo, dhe se si ajo e dinte se kush ishte më i miri i kualifikuar që të punësohet dhe të ngarkohet me punë, dhe ky ishte një bekim i madhpër familjen e saj.

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

0 7163

Pyetje: Kemi nevojë të na sqaroni se si realizohet respektimi i prindërve sa janë gjallë dhe pas vdekjes së tyre?

Përgjigje: Respektimi i prindërve është një prej obligimeve dhe farzeve më madhore në Islam.

Allahu i Madhëruar në shumë vende në Librin e Tij, Kur’anin Famëlartë na urdhëron respektimin e prindërve.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Adhuronie Allahun, mos i bëni kurrnjë shoq Atij; bëni mirësi prindërve.” (En Nisa: 36).

Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre: “Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti. Lëshoj para tyre krahët tuaj të përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë edukuar kur isha unë i vogël!” (El Isra: 23-24).

Dhe, Ne, i kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka bartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. (Dhe i kemi thënë njeriut): “Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”. (Lukman: 14).

Respekti dhe bamirësia ndaj prindërve sa janë gjallë dhe pasi të vdesin ata, janë prej farzeve më madhore në Islam.

Respekti dhe bamirësia ndaj tyre sa janë gjallë përfshinë këto gjëra:
1. Sjellja e mirë ndaj tyre.
2. Furnizimin e tyre nëse kanë nevojë.
3. Dëgjushmëria ndaj tyre.
4. Nënshtrimi ndaj tyre kur kërkojnë gjëra që i ka lejuar sheriati islam.
5. Ulja e zërit dhe mosngritja e zërit kur flet me prindërit.
6. Largimi i pengesave që i dëmtojnë prindërit.

Dhe ka shumë gjëra të tjera të dobishme që mund t’i bësh për prindërit e tu sa janë gjallë.

Fëmija duhet të kujdeset që t’u sjellë prindërve vetëm gjëra të mira e jo probleme, sepse ata kanë bërë gjëra shumë të çmuara sa ishin të vegjël fëmijët e tyre, duke i edukuar ata, e kështu me radhë. Dhe, e mira kthehet me të mirë.

Obligimi ndaj nënës është më i madh, ashtu siç ka thënë pejgamberi,- alejhi selam!,- kur u pyet: “O i dërguar i Allahut, kush është më meritorë për sjelljen dhe shoqërimin timë më të mirë? Pejgamberi,- alejhi selam!,- ia tha: nëna yte. Prap e pyeti : e pastaj kush? Tha: nëna jote. E pastaj kush? Tha: nëna yte. E pastaj kush? Tha: baba yt. (Buhariu: 5971, Muslimi: 2548, prej hadithit të Ebu Hurejres, radijAllahu anhu).

Në një transmetim tjetër ka ardh: O i dërguar i Allahut, kush prej njerëzve është më meritorë për respekt e bamirësi? Pejgamberi,- alejhi selam!,- ia ktheu: Nëna yte. Tha: e pastaj kush? Ia ktheu: nëna yte. Tha: e pastaj kush? Ia ktheu: nëna yte. Tha: e pastaj kush? Ia ktheu pejgamberi,- alejhi selam!,- duke i thënë: babai yt, e pas tij ata që janë më të afërt, e më të afërt.”

(Ebu Davudi: 5139, prej hadithit të Behz Ibn Hakimit,radijAllahu anhu e ky prej babait të tij e babai i tij nga gjyshi i tij. Shejh Albani, rahimehullah, ka thënë se hadithi është hasen (i mirë) në librin e tij: Sahih et Tergib Ue Terhib: 895).

E qartësoi i dërguari i Allahut, se nëna është më meritore për respekt e bamirësi tri herë, e pastaj e përmendi edhe respektin dhe bamirësinë ndaj babës . Dhe kjo na jep të kuptojmë se kujdesi duhet të jetë më së shumti ndaj nënës, bamirësia ndaj saj është më shumë e kërkuar karshi tjerëve, e pastaj vjen babai, etj.

Transmetohet se njëri e pyeti pejgamberin,- alejhi selam!,- duke i thënë: O i Dërguari i Allahut, a ka mbet diçka që llogaritet respekt ndaj prindërve të mi pas vdekjes së tyre? Pejgamberi,- alejhi selam!,- ia ktheu duke i thënë: ” Duaja për prindërit e tu, kërkimi i faljes për ta, kryerja e ndonjë amaneti që i ka mbet atyre apo e kanë porositur ata, respektoi shokët e tyre dhe mbaji lidhjet faresfisnore që ju lidhin me prindërit e tu.”

(Ebu Davudi: 5142, nga hadithi i Ebi Usejid radijAllahu anhu, ndërsa shejh Albani e vlerëson hadithin si daif (të dobët) në librin e tij: ” Daif ebi Davud: 1101).

Pra, porositi për pesë çështje:
1.  Duaja për prindërit: Psh, falja e namazit të xhenazes, sepse kjo është një lloj lutje për ta.

  1. Kërkimi i faljes për ta. Kërkimi i faljes për ta tek Allahu i Madhëruar që Allahu t’ua falë mëkatet, ky është respekt dhe bamirësi madhore për ta, qofshin sa janë gjallë apo edhe nëse janë të vdekur.
  2. Kryerja e ndonjë amaneti që i ka mbet atyre apo e kanë porositur ata (qoftë larje borxhi ose ndonjë çështje tjetër). Pra, nëse kanë lënë ndonjë amanet i cili nuk është në kundërshtim me sheriatin islam, qoftë amanet nga nëna ose babai, ky amanet duhet të kryhet ashtu siç kanë porositur prindërit, qoftë vajzën apo djalin e tyre.
  3. Respektoi shokët e babait ose shoqet e nënës pas vdekjes së tyre. Nëse babai yt ka shokë ose nëna yte shoqe të afërta (kojshike), sillu mirë me ta, ndihmoi nëse kanë nevojë, foli fjalë të mira, dhe çdo gjë që është e mirë, bëje ndaj tyre, sepse kjo njëherit llogaritet respekt ndaj nënës ose babit tënd.
  4. Mbaji lidhjet faresfisnore që ju lidhin me prindërit e tu (qoftë nga nëna ose baba). Respektoj, vizitojë familjarët e babait tënd, e nënës tënde, bëju mirë atyre saherë që të jepet mundësia, sillu mirë me motrat e nënës, motrat e babës, sillu mirë me fëmitë e tyre, etj. Të gjitha këto njëkohësisht llogariten respekt ndaj babës dhe nënës tënde.

Marrë nga faqja zyrtare e shejhut: www.binbaz.org

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2520

Pyetje: A lejohet që fëmijët të marrin para nga pasuria e babait të tyre, duke mos e ditur ai fare për këtë!?

Përgjigje: Nuk lejohet fëmijët të marrin para nga pasuria e babait të tyre pa lejen dhe diturinë e tij. Mirëpo, nëse babai i tyre është njëmend koprrac karshi fëmijeve të tyre, saqë ai nuk ua kryen atyre as gjërat kryesore dhe elementare, atëherë u lejohet atyre të marrin para pa lejen dhe diturinë e babait të tyre aq sa u mjafton atyre për gjërat kryesore.

E themi një gjë të tillë, duke u bazuar në hadithin që e transmeton Aisheja, radijAllahu anha se Hindi, e bija e Utbes, gruaja e Ebu Sufjan ibn Harbit, radijAllahu anhuma, një ditë u ankua tek pejgamberi, alejhi selam, për burrin e saj, duke thënë: Ebu Sufjani nuk më dhuron para nga pasuria e tij as për gjërat kryesore që më nevojiten mua dhe fëmijeve të mi, pos nëse marr nga pasuria e tij, duke mos e ditur fare ai për këtë. Pejgamberi, alejhi selam i tha: “Merr nga pasuria e tij me mirësi aq sa të mjafton ty dhe fëmijeve.” (Buhariu: 5364, Muslimi: 1714).

Me mirësi: Është fjala merr para aq sa të nevojitet për gjërat kryesore, duke mos marrur dhe shpërdoruar pasurinë e tij.

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah!

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua uel Meka’la’t el Muteneuiah: 22/313,314.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2812

            Pyetje: A dënohet që në këtë botë ai që nuk respekton prindërit, dhe nëse i bie dënimi, atëherë a i ndalen ndëshkimet në botën tjetër?!

Përgjigje: Mosrespektimi i prindërve është prej mëkateve e gjynaheve më të mëdha, e prej punëve më të këqija, andaj për shkak të shëmtisë dhe poshtërsisë së madhe që ka kjo vepër e ndytë, Allahu bëri që ai i cili nuk e respekton babën e nënën të dënohet që në këtë botë, para se të dënohet në ahiret. I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Nuk ka mëkat, për bërjen e të cilit më shumë meriton mëkatari që Allahu t’ia shpejtojë dënimin që në këtë botë, -edhe pse i njëjti ka për t’u nënçmuar edhe në ahiret-, se sa padrejtësia dhe këputja e lidhjeve farefisnore!”[1] Ai që nuk respekton prindërit, -Zot ruana!-, ka bërë dy mëkate të mëdha, e para është padrejtësia (zullumi) ngase prindërit e kanë hak që t’i respektosh e të sillesh mirë me ta dhe ti kur nuk e bën këtë, atëherë u ke bërë padrejtësi, gjegjësisht iu ke hyrë në hak, e madje i ke bërë zullum edhe vetvetes, dhe e dyta është këputja e lidhjeve farefisnore, ngase prindërit janë njerëzit me të cilët më së shumti ke afërsi gjaku, sikurse edhe janë më meritorët që të sillesh mirë me ta, t’i nderosh dhe t’u qëndrosh afër duke i shoqëruar, ashtu siç është vërtetuar hadithi i të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, kur e pyeti një burrë se kë të respektoj?! Tha: “Respekto nënën tënde, pastaj sërish nënën tënde, sërish nënën tënde, e pastaj babanë tënd, e pastaj ata ndër ta, e pastaj ata ndër ta!”[2], kurse në një transmetim tjetër: “Pastaj ata që i ke më të afërt, e më të afërt!”[3]

            Gjithashtu në një hadith sahih i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Kush dëshiron t’i zgjerohet rrizku dhe t’i zgjatet jeta, le të mbajë lidhjet farefisnore”[4] Pra nga hadithi kuptojmë se e kundërta e kësaj është se po qe se nuk i mbanë lidhjet e fisit dhe s’i respekton babë e nënë, s’i begatohet rrizku, nuk i zgjatet ymri, e as që bëhet i atillë që të lë gjurmë të mira.

Gjithashtu prej dënimeve që pëson ai që nuk respekton prindërit, -Zot ruana!, mossuksesi në jetë, bllokimi, sabotimi dhe mbyllja e dyerve të mirësisë dhe përparimit në jetë, sikurse edhe turbullimi e zymtimi i jetës. E, nëse nuk pendohet në këtë botë me një pendim të vërtetë e të denjë, do të nënçmohet në ahiret, kurse në këtë dunja do t’i bien mbi kokë sprova, vuajtje, dhimbje e vështirësi.

Njashtu prej ndëshkimeve që në këtë botë është se atij do t’i hipin mbi krye fëmijët e vet, dhe mu kjo është ajo që më së shumti ndodhë, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, në një hadith, të cilin e kanë vlerësuar për hasen një grumbull dijetarësh: “Jini të ndershëm, do të jenë të këtilla gratë tuaja; Respektoni prindërit, do t’ju respektojnë fëmijët tuaj!”[5]pra ashtu siç është pararendëse mirësjellja ndaj prindërve, i tillë është edhe mosrespektimi, pra si të sillesh, do të sillen me ty, e rezultatet do t’i kesh sipas punëve tuaja.

Dhe në fakt, mos respektuesi i prindërve kur goditet me katastrofa, mynxyra, e tmerre le të mendojë se ka mundësi që kjo goditje për të është si pasojë e mosrespektimit të prindërve, andaj le t’i bie pishman e të pendohet e të bëj kujdes të përmirësojë atë që ka prishur, pa marrë parasysh nëse prindërit i ka të gjallë apo të vdekur, e madje nëse kanë vdekur, atëherë nevoja e tyre për mirësjellje është edhe më e madhe, ngase pasi që janë ndarë nga kjo jetë iu janë ndërprerë veprat, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-: “Kur të vdes biri i Ademit, i këputen veprat, përveçse tri vepra: sadakaja rrjedhëse, dija e dobishme apo që lë një fëmijë të mirë që lutet për të!”[6]. Gjithashtu kur i erdh një burrë të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, dhe i tregoi se prindërit i kanë vdekur; E pyeti se pasi që kanë vdekur, a më ka mbetur diçka se si unë të sillem mirë me ta?! I tha: “Po! Çoje amanetin e tyre në vend, mbaji lidhjet farefisnore, nderoji miqtë e tyre dhe lutu për ta!”[7]

Shejh Dr. Abdulaziz El-Fevzan[8]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Shënon Ahmedi në “Musned” (19,900, 19,917, 19,894), Ibën Maxhe në “Sunen” (4,209), Ebu Davud në “Sunen” (4,259), Tirmidhiu në “Xhami” (2,449), Ibën Hibani në “Sahih” (460, 461), Hakimi në “Mustedrek” (3,287, 7,371, 7,372), Bejhakiu në “Shuëbul-iman” (6,161, 7,471, 7,472), e të tjerë nga hadithi i Ebu Bekrete, -radijallahu anhu!-. E ka rradhitur ndër sahihe Shejh Albani në “Sahihut-Tergib” (2,537), “Sahihul-Xhami” (5,704, 5,705), “Es-Silsiletu es-Sahiha” (918), e gjetkë. Sh. P.

[2] Shënon Buhariu në “Sahih” (5,543), Muslimi në “Sahih” (4,628, 4,629), Ibën Maxhe në “Sunen” (2,698, 3,656), Ibën Hibani në “Sahih” (438, 439), Ibën ebi Shejbeh në “Musanef” (24,811), Ahmedi në “Musned” (8,145, 8,877, 9,010), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (14,489) dhe “Shuëbul-iman” (7,337, 7,338), e të tjerë. Sh. P.

[3] Shënon Ahmedi në “Musned” (19,583, 19,601), Tirmidhiu në “Xhami” (1,816), Taberaniu në “El-Kebir” (16,354, 16,355, 16,356, 16,357, 16,358, 16,359), Hakimi në “Mustedrek” (7,324), e të tjerë. E ka vlerësuar për hasenShejh Albani në “Sahihut-Tergib” (895), “Irvaul-galil” (2,170), “Sahih ibni davud” (5,139), “Sahihut-Tirmidhij” (1,897), e gjetkë. Sh. P.

[4] Shënon Buhariu në “Sahih” (1,936, 5,556), Muslimi në “Sahih” (4,645, 4,646), Ebu Davudi në “Sunen” (1,446), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (10,924), Ahmedi në “Musned” (12,349, 13,150, 13,325, 13,539), Ibën Hibani në “Sahih” (443, 444), Bejhakiu në “Shuëbul-iman” (7,355, 7,457), e të tjerë, nga hadithi i Enes ibën Malikut, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

[5] Shënon Taberaniu në “Muëxhemul-evsat” (6/241) dhe tha se: “Nuk e ka transmetuar këtë hadith nga Amir ibën Abdullah ibnuz-Zubejr askush përveçse Abdulmelik ibën Jahja ibnuz-Zubejr, e është veçuar me të Khalid ibën Jezid El-Umerij”. Kurse Hejthemiu në “Muëxhemuz-zevaid” (8/81), ka thënë se: “Në sened gjendet Khalid bin Jezid El-Umerij, i cili është gënjeshtar!”. Këto shënime i barta nga fetvaja me nr. 116,388, e Islam-QA. Sh. P.

[6] Shënon Muslimi në “Sahih” (3,092), Tirmidhiu në “Xhami” (1,294), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (6,258), Ebu Davudi në “Sunen” (2,498), Ahmedi në “Musned” (8,646), Darimiu në “Sunen” (560), Ibën Huzejme në “Sahih” (2,329), Ibën Hibani në “Sahih” (3,093), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (11,705) dhe “Shuëbul-iman” (3,170), e të tjerë. E ka rradhitur ndër sahihe Shejh Albani në “Sahihul-Xhami” (793), “Sahih ebi davud” (2,880), “Sahihut-Tirmidhij” (1,376), “Sahihun-Nesaij” (3,653), e gjetkë. Sh. P.

[7] Shënon Ahmedi në “Musned” (15,727), Ibën Maxhe në “Sunen” (3,662), Ebu Davudi në “Sunen” (4,479), Ibën Hibani në “Sahih” (423), Taberaniu në “El-Kebir” (15,963), Bejhakiu në “Es-Sunenul-Kubra” (6,374, 6,569) dhe “Shuëbul-Iman” (7,399), Hakimi në “Mustedrek” (7,342), e të tjerë nga hadithi i Ebu Usejdit, -radijallahu anhu!-. E ka vërtetuar Shejh Bin Bazi, ashtu siç gjendet në “Mexhmuu fetava ibni baz” (25/372), e gjetkë. Sh. P.

[8] Fetvaja me nr. 2, nga episodi me nr. 96, i programit televiziv “Fetava” në kanalin satelitor Delil, i mbajtur më datë 19.01.1431h.

0 2453

Pyetësi: Sa i përket mospërgjigjes ndaj këshillave të prindërve dhe mospranimit të kërkesave të tyre, a konsiderohet kjo mosrrespekt ndaj prindërve?!

Shejhu: Po! Nëse ajo gjë është diçka që e ka lejuar Allahu apo që e ka ligjësuar Ai, e ti në këtë i kundërshton prindërit, atëherë kjo është mosrrespekt për ta, e që është mëkat ndaj Allahut, -azze ue xhelë!-. Mirëpo në qoftë se të urdhërojnë për diçka që është mëkat ndaj Allahut, atëherë nuk lejohet t’i rrespektosh në atë çështje a urdhër. Nuk ka rrespekt e dëgjueshmëri për krijesën, duke i bërë mëkat Krijuesit.

Shejh Dr. Salih El-Fevzan

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË