Ç’duhet të bëj nëse më pikon një pikë urine në rroba?

Ç’duhet të bëj nëse më pikon një pikë urine në rroba?

0 3498

Pyetje: eselamu alejkum hoxhë i nderuar, desha ta bëj një pyetje, mbasi urinoj e laj organin dhe mbas 30 sekondave ose më shumë më dalin dy pika urine nga organi por unë nuk e laj më. A m’i bën rrobat pis kjo, në qoftë se po më trego se çfarë duhet të bëj, Allahu të shpërbleftë.

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdi dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Nëse je i sigurt se të rrjedh urinë në rroba, qoftë edhe një apo dy pikë, atëherë obligohesh ta pastrosh me ujë vendin ku ka rënë urina. Mirëpo duhet të kesh parasysh se në raste të këtilla nuk duhet të merresh me dyshime d.m.th. nëse ke dyshime se pas kryerjes së nevojës të del ndonjë pikë urine atëherë të këshilloj që të mos preokupohesh me këtë në mënyrë që të mos biesh në vesvese dhe opsesione të shejtanit.

Ka njerëz të cilët vazhdimisht janë të dyshimtë, i pikoi ndonjë pikë urine apo jo. Shërimi më i mirë i këtyre dyshimeve është të mos merresh me to, të mos i konsiderosh të realta por të veprosh vetëm atëherë kur je i sigurt.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com