ÇELËSAT E GAJBIT

ÇELËSAT E GAJBIT

0 3056

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Çelësat e gajbit (fshehtësive) janë pesë, askush nuk i di ata përveç Allahut: Askush nuk e di se çfarë bartin gratë shtatzëna, pos Allahut, askush nuk di se çfarë do të ndodh nesër, pos Allahut,  askush nuk di se kur do bie shi, pos Allahut, nuk di njeriu se në ç‘vend do vdes, pos Allahut, dhe askush nuk e di se kur do ndodh Kiameti, pos Allahut.” Shënon Buhariu

Në një trasnmetim tjetër se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: Çelësat e gajbit janë pesë, e më pas lexoi ajetin: “Me të vërtetë, vetëm Allahu e di Çastin (Ditën e Kijametit), Ai e zbret shiun dhe di çka ka në barkun e shtatzënës, e askush nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdes. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe njohës i çdo gjëje.” Llukman, 34

Kuptimi i fjalëve

Çelësa: është njëjës i emrit çelës, që përdoret për të hapur diç, në këtë konekst është përdorur emri çelës për gjërat e fshehta (gajb) sa për të ilustruar për shkak se çështjet që janë gajb ngjasojnë me gjërat të cilat fshehen nga njerëzit, siç janë pasuritë e çmuara të cilat futen në depo të siguruara, të mbyllura me dry, në mënyrë që të mos e di askush se çfarë ka brenda, pos atij që posedon këto çelësa.

Gajb: është një gjë i mbuluar, i fshehtë, sekret për njerëzit, e jo për Allahun e Madhëruar, ngase nga Ai nuk fshehet asgjë.

Kuptimi i përgjithshëm i hadthit

Ky hadith flet për një gjë shumë me rëndësi, e që është përkufizimi i gajbit vetëm në Allahun e Madhëruar, ashtu që askush pos Allahut nuk e di të fshehtën. Ky hadith tregon disa lloje të fshehtësive të cilat i di vetëm Allahu, të cilat janë veçuar në këtë hadith për arsye se lidhen ngushtë me jetën, fatin dhe furnizimin e njeriut. Përmendi veçimin e dijes mbi nodhinë e Kiametit, e cila ka të bëjë me fillimin e jetës së njeriut në botën tjetër, në ajet u përmend ajo e para për shkak rëndësisë që ka, përmendi veçimin e dijes mbi rënien e shiut, që është një prej shkaqeve me anë të së cilës furnizohet njeriu dhe gjallërohet toka, përmendi të veçuarit  Allahut në dije për foshnjët në barqet e nënave, dijen mbi gjininë dhe fatin e tyre, përmendi të veçuarit e Allahut në dije për të nesërmen e njeriut, e të veçuarit për vendin se ku do vdes ai. Këta janë pesë çelësat e gajbit që kanë të bëjnë me jetën e njeriut që prej kur është foshnje, deri në vdekje e deri në ringjallje.

Dobi nga hadithit

  1. Askush pos Allahut nuk di të fshehtën.
  2. Çdo pretendim i njohjes së të fshehtës është e pavërtetë (e kotë), qoftë përmes astrologjisë, fallxhorëve, etj.
  3. Nga ajeti dhe hadithi nuk kuptohet përkufizimi i çështjeve të gajbit vetëm në këto pesë, por këto janë veçuar ndër të tjerat për nga lidhja e tyre me çështjet e njeriut, që prej kur të jetë embrion e deri në momentin e vendin e vdekjes, e deri në ditën e Kiametit, që nuk e di askush se kur do të ndodh, qoftë edhe nëse është afër saj për sa dy harqe apo edhe më afër. Pra, ajeti qorton njeriun i cili pyet për kohën se kur do ndodh Kiameti, i thuhet atij: O ti njeri! Po pyet për kohën se kur do jetë Kiameti, e ti nuk e di jetën tënde, e as që di se çfarë do përjetosh të nesërmen, edhe pse është vepër e jotja dhe koha që ti po e jeton, nuk e di ti se ku do të vdesësh, edhe pse ky është preokupim i joti, e si të njohësh Kiametin se kur do të jetë?! E nevojshme është të dihet se ai do ndodh, dhe e nevojshme është të veprohet për atë ditë.
  4. Gajbi është dy llojësh: Gajb i tërësishëm të cilin nuk e di askush pos Allahut, si këto pesë të përmendurat në ajet dhe në hadith; dhe gajb i pjesërishëm i cili për disa njerëz është i panjohur e për disa të tjerë i njohur, atë që një person e sheh në një vend është e panjohur për një tjetër që nuk është në atë vend.
  5. Kohën se kur do të ndodh Kiameti e di vetëm Allahu, e askush nuk di se kur do të ndodh. Kur Xhibrili, alejhi selam, pyeti të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, për Kiametin, ai u përgjigj: “As i pyeturi nuk di më tepër se sa pyetësi.” Shënon Buhariu. Pra, unë dhe ti jemi të njejtë për mosnjohjen e kohës së ndodhisë.
  6. Zbritjen e shiut e di vetëm Allahu, dhe se atë që tregojnë metereologët është një paramendim i ndodhisë e jo edhe vendosmërisht se ajo d ndodh. Për atë i cili përcjell lajme që flasin për paramendimet e rënies së shiut të bashkangjit atë lajmërim me lejen dh edëshirën e Allahut, si të thotë: Pritet të bie shi, ditën e nesërme, me lejen e Allahut.
  7. Allahu ka veçuar për Vete dijen për foshnjet në barqet e nënave, se a është mashkull apo femër, dhe atë në secilën etapë të foshnjës që duke qenë pikë uji, e gjak i ngjizur, e një copë mishi, e deri të formohet në trup të kompletuar, Ai njeh edhe fatin e foshnjes se a do jetë i mirë apo i keq, se a do jetë i bukur apo i shëmtuar. Ajeti dhe hadithi nuk bie ndesh me atë që sot ka arritur shkenca bashkëkohore, për mundësinë e njohjes së llojit të foshnjës, pasi që kjo njohje është në etapat e mëvonshme që nga formimi i embrionit, e jo edhe në fillim të krijimit.
  8. Askush nuk di se çfarë do të përfitojë ditën e nesërme, apo të njeh për dikë tjetër për të ardhmen, qoftë në dije, vepra apo pasuri.
  9. Askush nuk e di vendin e as kohën se ku do vdes, e as për dikë tjetër. Këtë dije e fshehu Allahu në dijen e Tij.
  10. Ai i cili pretendon se e di të fshetën bëhet jobesimtar dhe atë për arsye se dijen të cilën e fshehu Allahu nga krijesat e Tija ai e përvetëson, dhe për arsye se ka përgënjeshtruar Kuranin i cili ka përkufiuar gajbin në Allahun e Madhëruar, Allahu thotë: “Thuaj: “Askush, pos Allahut, as në qiell as në Tokë nuk di sekretet, ata nuk dinë se kur do të ringjallen.” Neml, 65.
  11. Pohimi i cilësisë së dijes për Allahun.

HADITHI I NJËZETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM