ÇËSHTË ISLAMI?

ÇËSHTË ISLAMI?

0 2675

Fjala “Islam” do të thotë paqe dhe nënshtrim. Paqe do të thotë të jeshë në paqe me veten dhe çdo gjë që të rrethon, e nënshtrim do të thotë dorëzim ndaj vullnetit të Perëndisë. Një kuptim më i gjerë i fjalës “Islam” është arritja e paqes duke iu nënshtruar vullnetit të Allahut.

Për këtë quhet njeriu musliman, për arsye se i nënshtrohet urdhërit të Allahut, e njëson Atë, e adhuron vetëm Atë, i bindet urdhërave të Tija, e i braktis ndalesat, ndalet në kufijtë e caktuar, ky është islami.

Kjo është një fe e veçantë, me një emër që paraqet një qëndrim moral dhe një mënyrë të jetës. Judaizmi merr emrin e vet nga fisi i Judës, Krishterimi nga Krishti (sipas emërtimit të tyre), Budizmi nga Buda Goutam dhe Hinduizmi nga lumi Indus. Megjithatë, muslimanët nxjerrin identitetin e tyre nga shpallja, dhe jo nga personaliteti i Muhamedit, alejhi selam, kështu që nuk duhet të quajtur “Muhamedanët”.

Është fe e përbashkët në të cilën ftuan gjithë profetët, dhe secili prej tyre shqiptoi se është një prej muslimanëve.

Kështu hasim në fjalët e Nuhut, alejhi selam: “Mua më është urdhëruar të jem një prej muslimanëve.” Junus, 72

Njashtu, Jakubi, alejhi selam, porosiste fëmijtë e tij: “Ibrahimi u rekomandoi këtë fëmijëve të tij, po edhe Jakubi: “O bijt e mi! perëndia me të vërtetë ka zgjedhë për ju fenë e vërtetë, dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë!.” Bekare, 132

Fëmijët e tij iu përgjigjën fjalës së prindit: “Ata u përgjegjën: “Na do ta adhurojmë Perëndinë tënd (i cili është) edhe Zoti i baballarëve tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakit, një Zotit të vetëm, dhe ne nënshtrohemi vetëm Atij!.” Bekare, 133

Fjala e Musait, alejhi selam: “Musai tha: “O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni musliman!.” Junus, 84

Havarijunët iu drejtuan Isait, alejhi selam: “Nxënësit (e tij) u përgjegjën: “Na jemi ndihmëtarët e fesë së Allahut, na besojmë Allahun e ti Isa bëhu dëshmitar se na jemi muslimanë.” Ali Imran, 52

Thotë Allahu i Madhëruar për Ibrahimin, alejhi selam: “Ibrahimi nuk ka qenë as hebrej as i krishterë, por ka qenë besimtarë i vërtetë, musliman. E, nuk ka qenë as nga idhujtarët.” Ali Imran, 67

Pra, ajo me çfarë erdhi islami nuk ishte diç e re për aq sa ishte përmirësim i mesazheve hyjnore të mëhershme. Pra, islami, është fe e gjithë profetëve, të cilën fe Allahu e zgjodhi për njerëzimin, që prej Ademit, alejhi selam e deri tek Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem.

Allahu thotë: “Feja e vërtetë te Allahu është vetëm Islamizmi. Ata, të cilëve u është dhënë Libri, ranë në konflikt – pasi u erdhi njohuria dhe këtë, për shkak të egoizmit në mes tyre; e kushdo që i mohon argumentet e Allahut, Allahu është i shpejt në llogari.” Ali Imran, 19

E ai që kërkon tjetër fe përveç islamizmit, nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” Ali Imran, 85

Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fe e juaja.” Maide, 3

Islami ka pesë shtyllat e tij, ato janë:

  • Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij.
  • Falja e namazit.
  • Dhenia e zeqatit.
  • Agjërimi i Ramazanit.
  • Haxhi, për atë që ka mundësi.

DYZET PYETJE RRETH ISLAMIT

Përmblodhi: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM