ÇFARË TË BËJË ME MËKATARËT?

ÇFARË TË BËJË ME MËKATARËT?

0 1446

Mos e humb shpresën në udhëzimin e njerëzve edhe poqëse sheh degjenerim të madh. Mos e humb shpresën gjatë thirrjes në rrugë të Allahut, sepse njerëzit kanë nevojë për këshilla. Gjithashtu ji i bindur se mëkatarët çdoherë i rrethon poshtërimi edhe poqëse shtiren se janë krenarë me atë që bëjnë apo me mënyrën si jetojnë. Allahu thotë: “Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t’i përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e dynjasë. Kështu, i shpërblejmë (me dënim) trilluesit e rrenës.”1

Mbi mëkatarët çdoherë qëndron rroba e nënçmimit, krejt kjo varet nga masa e mëkateve të tij, ndërsa i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Poshtërimi dhe nënçmimi është mbi ata që më kundërshtojnë mua.”2 Ata që e respektojnë Allahun janë pronarë të krenarisë dhe aq sa e respekton Allahun aq je më krenar. Allahu thotë: “Ndërsa e tërë krenaria i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve.”3

Ti je krenar në shoqërinë tënde, andaj mëshiroje atë i cili ka rënë në bela me mëkate, duke thirrur në islam me urtësi, fjalë të buta, në mënyrë graduale, duke mos e poshtëruar, në të njëjtën kohë duke e lutur Allahun që ta udhëzojë, sepse me sjellje të mirë gjatë thirrjes i përfiton zemrat e njerëzve.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 289