ÇFARË THANË DHE VEPRUAN TË PARËT (SELEFËT)

ÇFARË THANË DHE VEPRUAN TË PARËT (SELEFËT)

0 1266

Imam Dhehebiu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Është obligim për të diturin, që të flet me nijet të pastër dhe qëllim të mirë, nëse e mahnit fjalimi i tij atëherë le të hesht. Porse nëse mahnitet prej heshtjes së tij në ato momente, atëherë le të flet dhe mos të dobësohet nga llogaria e vetvetes sepse shpirti i do lëvdatat dëshirën për t’u demonstruar”. [1].

Abdullah ibën Mubareku,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nuk di diçka më të keqe për njerëzit që bëjnë ibadet (falen etj) se sa vetëpëlqimi”.[2].

Sufjan Theuriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Të jesh i qetë do të thotë të mos dëshirosh të bëhesh i njohur tek të tjerët.”[3].

Fudajl Ibën Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Ai që do të përmendet tek të tjerët, nuk do të përmendet; dhe kushdo që urren të përmendet, atëherë ai do të përmendet.”[4].

Seid Ibën Hadad,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:  “Asgjë nuk të pengon nga Rruga e Allahut sikurse kërkimi i lavdërimit dhe pozita.”[5].

Bishër Ibën Harith,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Personi që e do famën nuk i frikësohet Allahut.”

Ai ka thënë gjithashtu: “Mos vepro në mënyrë që të përmendesh dhe mbaji të fshehta veprat e tua të mira ashtu siç i fsheh veprat e tua të këqija.”[6].

Akil Ibën Mekil ka thënë: E dëgjova xhaxhain tim, Vehb Ibën Munebih,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,- të thotë:

“Tre shenja janë të një hipokriti (munafiku):
1: Ai kur është vetëm është tepër dembel(ibadete, etj).
2: Ai kur është në rrethin e shokëve është përplot me energji.
3: Ai gjithmonë dëshiron lëvdata nga tjerët në të gjitha punët që i vepron.

Kur Abdurrahman Ibën Mehdi,- Allahu e mëshiroftë!,- u ngrit nga një mexhlis, njerëzit e ndoqën nga pas. (Kur e pa këtë) ai tha: “O njerëz! Mos më ndiqni nga pas.”[7].

Imam Ebu Hanife,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Mos merrni prej nesh(diturinë, fetvat), porse merrni prej atyre (selefit) ku kemi marrë ne, për shkak se ne sot flasim (japim fetva) një fjalë e të nesërmen e ndryshojmë (rikthehemi në fetva tjetër).”

Imam Shafiu,- Allahu qotë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Kujt i bëhet i qartë dhe i kuptueshëm Suneti i Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- nuk i lejohet këtij personi ta lenë Sunetin e të kapet pas fjalëve të kujtdo qoftë dhe ngado qoftë ai personi në fjalë-.”
– Nëse e sheh se fjala(fetvaja) ime ka rënë në mospajtim me fjalën(hadithin)e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- atëherë leje dhe mos e merrë fjalën time, porse merre dhe paso fjalën e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!.
– Nëse hadithi saktësohet, atëherë ai është medh-hebi im të cilin duhet ndjekur-.

Imam Ahmedi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Habitem dhe nuk mundem ta kuptojë se si ka mundësi, një muslimanit i vjen hadithi sahih per një mesele(fetva) në Islam, e ai e len hadithi dhe e merr fjalën e filan dijetarit-.”

Dmth. Si po e merr mendimin e një njeriu e po e lenë hadithin (fjalën) e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!, edhe pse është në dijeni të plotë se hadithi në fjalë është Sahih.

Vekij ibën Xherrah,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:  “Kushdo që pyet për diçka kur ai e di atë, atëherë edhe kjo është një pjesë e syefaqësisë.”

, El-Hurajbi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Ata (Selefët) pëlqenin që muslimani ti mbajë të fshehta veprat e mira, (deri në atë masë) saqë edhe gruaja e tij apo ndonjë tjetër të mos ishin në dijeni për to.”[8].

Ebu Hazim,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Mbaji të fshehta veprat e tua të mira më tepër sesa i fsheh veprat e tua të këqija.”

Fudajl Ibën Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Kushdo që është dëshpëruar nga vetmia dhe ndihet i qetë kur është në mesin e njerëzve, nuk ka për të qenë i sigurt nga sëmundja e syefaqësisë .”[9].

Hurmuleh,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: E kam dëgjuar Shafiun,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- të thotë: “Shpresova të shpërblehesha për të gjithë dijen që zotëroja dhe atë që njerëzit e kishin mësuar nga unë, por gjithmonë dëshiroja që ata të mos më lavdëronin.”[10].

Muhamed Ibnul Kasim ka thënë: E kam shoqëruar Muhamed Ibën Eslemin,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,- për më shumë se 20 vite me radhë dhe kurrë nuk e pashë ndonjëherë që të falte dy rekate nafile, përveç në ditën e Xhuma.
Në një rast e dëgjova duke u betuar: “Pasha Allahun, sikur të kisha mundësi që të falja dy rekate nafile e të mos më shikonin dy melekët që janë me mua, do ta bëja këtë vetëm nga frika e syefaqësisë.”

Ai hynte në shtëpinë e tij dhe e mbyllte derën. Asnjëherë nuk e mora vesh se me çfarë merrej derisa dëgjova djalin e tij të vogël që tregonte se si qante ai.
Megjithatë, kur ai dilte jashtë, e lante fytyrën dhe vinte kuhl (ngjyrw rreth syve) dhe nuk dukej asnjë shenjë që të tregonte se ai kishte qarë.
Njashtu, ai i ushqente njerëzit dhe u jepte veshmbathje, por kur e niste të dërguarin e tij, i thoshte: “Sigurohu që ata të mos e marrin vesh se kush të dërgoi.”[11].

Hamdun El Kassar,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- u pyet: Përse fjalët e Selefëve janë më të dobishme se fjalët tona?
Ai u përgjigj: “Për shkak se ata folën për ti dhënë pushtet Islamit dhe të kënaqin Allahun,- azze vexhel!. Ndërsa, ne flasim për ti dhënë pushtet veteve tona, për të kërkuar jetën e kësaj dynjaje dhe të kënaqim krijesat.”[12]

Ebul Alije,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: Sahabët e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- më kanë thënë dhe porositur shumë shpesh këtë gjë: “Mos bëj ndonjë vepër për dikë tjetër jashtë Allahut, sepse pastaj Allahu do të lejë tek ai për të cilin veprove.”

Sufjan Theuriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- më tha: “Ruaje vetën tënde o vëllai im nga fama. Sepse çdo person që kam takuar më ka paralajmëruar mua kundër famës.”[13].

Fudajl Ibën Ijadi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nuk ka njeri që e do udhëheqjen përveç atyre që janë lakmitarë, të pamoralë, që gjurmojnë gabimet e njerëzve dhe xhelozojnë që të flitet mirë për ndonjë njeri, sepse kanë qejf që ata të jenë të parët në lavdërime.”[14].

Imam ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “E kam parë mësuesin tim Shejhul Islam ibën Tejmijen,- Allahu e ndriçoftë!,- shpirtin e tij, nga kjo -pra frenimi i vetes duke e nënçmuar dhe thyer në veten e tij, çfarë nuk kam parë asnjëherë nga të tjetër. Shpesh thoshte: Unë nuk kam asgjë, në mua nuk ka asgjë.”

Ndonjëherë kur lavdërohej para syve, thoshte: “Pasha Allahun! Unë ende po e përmirësoj Islamin tim, në çdo kohë, ende nuk e kam pranuar Islamin me pranim të plotë (nuk jam nënshtruar si duhet).”[15].

Transmetohet nga Bishër Ibnul Harith,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ai ka thënë: “O Allah. Nëse më ke bërë të famshëm që të më ekspozosh në Ditën e Gjykimit, atëherë largoje atë (famën) prej meje dhe më bën të panjohur në mesin e njerëzve.”[16].

Ejub Sihtijani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- falej gjatë natës dhe e mbante të fshehtë këtë gjë. Kur vinte mëngjesi, ai e ngrinte zërin sikur të ishte zgjuar në ato momente nga gjumi (me qëllim mos ta merrnin vesh familjarët).”[17].

Abdullah ibën Mubareku,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Kush nuk kujdeset për moralin, dënohet me privimin nga veprimi i suneteve, kush privohet nga veprimi i suneteve privohet nga veprimi i çështjeve parësore (obligative), kush privohet nga veprimi i gjërave parësore, atëherë privohet nga mësimi i diturisë”.

Kështu pra, kanë qenë selefët, na kanë këshilluar që të kemi kujdes më së shumti ndaj moralit se sa ndaj diturisë.[18].

Ebu Hafs,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: ”Edukata dhe morali i jashtëm i robit të Allahut është një lloj dëshmie se edhe brendësia (zemra) është e shëndoshë dhe e pastër”.[19].

Transmetohet se Ebu Darda,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë : “Unë e vdekjen, sepse jam përmalluar shumë të takohem me Zotin tim, e dua varfërinë sepse me bën të ndihem modest para Zotit tim, e dua sëmundjen sepse ajo bëhet sebep që të pastrohem nga mëkatet e mia”.[20].

Përktheu dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______

Referencat:

[1] – Marrë nga libri- “Sire Alami En Nubleai”- vëll.4, fq.494.

[2] – Marrë nga libri: “Hiljetul Eulia”, 7/383.

[3] – Sijeru Alami En Nubelai : 7/257.

[4] – Sijeru Alami En Nubelai : 8/432.

[5] – Sijeru Alami En Nubelai : 14/214.

[6] – Sijeru Alami En Nubelai : 10/476.

[7] – Sijeru Alami En Nubelai: 9/207.

[8] – Marrë nga Libri- Sijeru Alami En Nubelai, vëll.9, fq.349.

[9] – Marrë nga Libri – Sijeru Alami En Nubelai: vëll.8, fq.436.

[10] – Marrë nga Libri- Sijeru Alami En Nubelai: vëll.10, fq.55.

[11] – Marrë nga Libri- Sijeru Alami En Nubelai, vëll.12, fq.201.

[12] – Marrë nga Libri- Sifetus Safveh: 2/122.

[13] – Marrë nga Libri- Sijeru Alami En Nubelai:vëll. 7, fq.260

[14] – Marrë nga Libri- El Xhamiu Bejanil Ilmi ve fadlihi: 1/625.

[15] – Marrë nga libri- “Medarixhus Salikin”- vëll.1, fq. 521.

[16] – Marrë nga Libri- Ez-Zuhd, fq.147.

[17] – Marrë nga Libri- Sifatus Safveh: 3/492.

[18] – Marrë nga Libri- Medarixh es salikin vëll.2, fq.433, të autorit ibën Kajim,- Allahu e mëshiroftë!.

[19] – Libri- Medarixh es Salikin, vëll. 2, fq. 428,- të Ibën Kajimit,- Allahu e mëshiroftë!.

[20] – Marrë nga Libri: Et Tedhkireh, v.1 fq.84.

GJITHASHTU NË ALBISLAM