Çfarë thotë feja Islame rreth vizatimeve (pikturave) të cilat njerëzit i varin nëpër mure?

Çfarë thotë feja Islame rreth vizatimeve (pikturave) të cilat njerëzit i varin nëpër mure?

0 1417

Pyetje:
Çfarë thotë feja Islame rreth vizatimeve (pikturave) të cilat njerëzit i varin nëpër mure?

Përgjigje:
Në fenë Islame ndalohet varja e vizatimeve nëpër mure,qofshin ato vizatime të vogla ose të mëdha. Pra, edhe nëse nuk është vizatimi në formën e tij të plotë (d.m.th. shihen vetëm disa pjesë të trupit i cili është vizatuar, p.sh, koka me shpatullat, etj).
Këtu shihet qartë se është për qëllim madhërimi dhe shenjtërimi i atyre vizatimeve. Thelbi dhe esenca e shirkut (të bërit ortak Allahut në adhurim), rrjedhë nga ky lloj teprim i çështjes së pikturimit dhe varjeve të tyre nëpër mure nga njerëzit.
Islami sjellë parandalime mbrojtëse për t’i mbrojtur njerëzit në çdo aspekt të jetës së tyre. Gjithashtu, transmetohet nga Abdullah Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të! Fillimi i përhapjes së shirkut ishte tek populli i Nuhit alejhis selam! Ata i vlerësonin njerëzit e mirë në mesin e tyre, edhe nëse vdiste personi në fjalë ata e tepronin në lavdërimin e tyre, dhe shejtani me metodat e tij të ndryshme për ti devijuar robërit e Allahut, ia bëri të dashur në mesin e tyre si respekt për të vdekurit pikturimin e tyre,dhe sa herë që përmalloheshin dhe bënin ibadet për t’i kujtuar ata (të vdekurit e tyre).
Dhe, Subhanallah!
Nuk kaloi shumë kohë u realizua projekti dhe dëshira e shejtanit, këto piktura filluan pas një kohe jo shumë të largët të adhuroheshin në mesin e njerëzve.
Këto janë parandalime të fesë së pastër Islame!
Ai i cili i respekton, do të shpëtojë nga Shirku!
Ndërsa, ai që nuk i respekton, ruana Zot!
Bie në shirk, qoftë kjo periudhë kohore e menjëhershme apo e mëvonshme, ngjashëm me popullin e Nuhut alejhis selam!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, – Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Hfz. Suad Shabani
Burimi: albislam.com

1). Shiko: Libri “Sahihul Buhari’’; Hadithi nr.4920.

GJITHASHTU NË ALBISLAM