Cila është dispozita e sheriatit për shitblerjen e qenve?

Cila është dispozita e sheriatit për shitblerjen e qenve?

0 4520

Falënderimi i takon Allahut…

Është e ndaluar mbajtja e qenve dhe secili qw mban qen i mangësohet shpërblimi i tij çdo ditë nga dy kirat, me përjashtim tw qenve për gjueti, pwr ruajtjen e bagëtive dhe ruajtjen e pasurisë, në këtë rast lejohet mbajtja e tyre.

Ndërsa shitja e qenve, është e ndaluar, edhe nëse është prej qenve që lejohet të mbahen.

Për këtë janë transmetuar shumë hadithe nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem për ndalesën e shitjes së qenve që përfshin të gjitha llojet e qenve. Po përmendim disa prej haditheve:

1-    Transmeton Buhariu nga Xhuhejfe radijallahu anhu të ketë thënë: I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka ndaluar pwrfitimin nga qeni.

2-    Transmeton Ebu Davudi nga Abdullah ibn Abasi radijallahu anhu të ketë thënë: I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka ndaluar pwrfitimin nga qeni, e nëse dikush  vjen dhe kërkon fitimin nga qeni, mbushja dorn e tij me dhe”. Hafidhi ka thënë: zingjiri i hadithit është i saktë, Albani e ka vlerësuar të vërtetë në librin Sahih Ebu Davud.

Në fetvatë e Komisionit të Përhershëm pwr Fetfa 36/13 gjendet përgjigjja: “Nuk lejohet shitja e qenve, e as që lejohet fitimi prej tyre qoftë qeni për ruajtje, gjueti apo diç tjetër”.

Nëse ka nevojë për qen për gjueti apo ruajtje, e nuk gjen asnjë që t’ia jep pos ta blejw, atwherw i lejohet atij ta blejw e mëkati i takon shitësit, ngase i ka shitur çfarë nuk lejohet shitja.

Ata që kanë lejuar shitjen e qenit për gjueti janë argumentuar me hadithin që e transmeton Nesaiu nga Xhabiri radijallahu anhuma se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka ndaluar nga fitimi nga qeni dhe macja pos qenit për gjueti.

Ky veçim në hadith “pos qenit për gjueti” është i dobët.

Sindi në librin e Nesaiut ka thënë: “hadithi është i dobët me mendimin e gjithë dijetarëve të hadithit”.

Kjo është thënie e Imam Neveviut Allahu e mëshiroftë.

Islam-qa.com / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli