CILAT CILËSI MERREN PARASYSH NË ZGJEDHJEN E GRUAS?

CILAT CILËSI MERREN PARASYSH NË ZGJEDHJEN E GRUAS?

0 2762

Cilat cilësi merren parasysh në zgjedhjen e gruas?

Cilësitë e gruas që i ka në brendësinë e saj, si mirësi e jetesës, nuk shfaqen përpos se pas martesës. Sa vajza janë lavdëruar se janë shumë të mira, pas një kohe është vërtetuar e kundërta. Prandaj islami e urdhëron besimtarin ta kërkojë për grua atë që është fetare, me anë të cilës do të arrijë ti realizojë qëllimet e martesës sheriatike.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Gruaja martohet për katër gjëra: Për pasurinë e saj, për origjinën e saj, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj, martoni ato që kanë fe u lumshin duart.”[1]

Andaj të jetë bashkëshortja yte fetare, bëre këtë bazë të fejesës tënde, po ashtu edhe sjelljen e saj, moralin e saj, shndritjen e buzëqeshjes së saj. Madje në qoftë se nuk ka bukuri të jashtme, dije se sjellja e mirë dhe feja e mirë e plotësojnë bukurinë e saj, ndërsa poqëse veç fesë te vajza tubohen edhe pasuria, origjina dhe bukuria atëherë martoje atë vajzë, mirëpo mos i jep përparësi bukurisë përpara fesë.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Jeta e kësaj dunjaje është kënaqësi, ndërsa kënaqësia e saj më e mirë është gruaja e mirë.”[2]

Para se të fejohesh, bëhu i qetë dhe i urtë, pyet për sjelljen e prindërve, sepse kjo është shenjë për sjelljen e saj, pra gruas tënde të ardhshme. Në qoftë se njëri prej prindërve nuk është i sjellshëm, dije se kjo sëmundje mund të shfaqet edhe te vajza e tyre.

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com


[1] Mutefekun-alejhi.

[2] Transmeton Muslimi.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 2574