CILËSITË E BURRËRISË NË KURANIN FAMËLARRTË

CILËSITË E BURRËRISË NË KURANIN FAMËLARRTË

0 1142

Burrëria për të cilën ka folur Kur’ani ka këto cilësi:

1- Lidhja me xhamitë dhe dashuria e pastërtisë
Allahu ka thënë: “…Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj Allahut, është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e Allahu i do të pastërtit”. (Tevbe, 108)

2- Përmendja e Allahut, falja e namazit dhe braktisja e asaj që na privon nga këto

Allahu ka thënë: “Në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur, 36-37)

Vërtetë ata janë burra!
Disa prej selefit kanë thënë: “Blejnë dhe shesin, por kur vjen koha e namazit dhe dëgjojnë ezanin, lënë peshoret dhe ia mësyjnë xhamive për namaz.” 
Amer b. Dinar (Allahu e mëshiroftë) thotë: Isha me Salim b. Abdullahun duke shkuar drejt xhamisë dhe kaluam nëpër tregun e Medinës, e namazi veç kishte filluar të falet; tregtarët kishin mbuluar mallrat e tyre, shikoi Salimi dhe nuk pa askënd që po i ruante ato dhe lexoi: “Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët, e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun.”

3- Qëndrueshmëria në rrugën e Allahut!

Allahu ka thënë: “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.” (Ahzab, 23) 
Nuk kanë ndryshuar në fe asgjë, as nuk kanë ndërruar, e as nuk kanë devijuar, por kanë qëndruar stoik në rrugën e Allahut, nuk veprojnë diçka pos asaj që e kënaq Zotin e tyre, dhe presin urdhrin e Allahut për vdekje duke qëndruar në këtë rrugë, kësaj i thonë qëndrueshmëri të cilën e kanë humbur shumë prej muslimanëve sot, bile edhe disa që mundohen të punojnë për Islamin, devijime në pikëpamje, sjellje e kështu kanë devijuar nga rruga e drejtë.

4- Përkrahja dhe mbrojtja e Pejgamberëve

Allahu ka thënë: “Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit! Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!” (Jasin, 20-21)

Prej cilësive të burrërisë është të jesh në krah të pejgamberëve, t’i luftosh armiqtë e tyre, e jo t’i luftosh pejgamberët, t’i përkrahësh në thirrjen e tyre, e jo të pengosh në thirrjen e tyre, t’i përgjigjesh thirrjes së tyre si pasues e jo si mëkatues, shpikës dhe urryes.
Sa prej burrave sot posedojnë këtë cilësi?
Sa prej burrave sot përkrahin thirrjen e Muhammedit (alejhi selam)?

Dhënia e këshillës në gjendje frike

Ky njeri ishte besimtar, Allahu në Kur’an thotë: “Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit dhe tha: “O Musa, paria është duke biseduar me të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti.” (Kasas, 20)
Unë po të zbuloj ty planet dhe qëllimet e tyre.

Përshtati: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 299