Cili është shkaku i zbritjes së sures “Kafirun” dhe cili është tregimi rreth kësaj sure?

Cili është shkaku i zbritjes së sures “Kafirun” dhe cili është tregimi rreth kësaj sure?

0 3865

Pyetja: Cili është shkaku i zbritjes së sures “Kafirun” dhe cili është tregimi rreth kësaj sure?

Përgjigjje: Falënderimi i takon Allahut…

Shkaku i zbritjes së kësaj sure është se kurejshët i propozuan të dërguarit salAllahu alejhi ue selem të adhurojnë Allahun e Lartësuar e të pranojnë atë me të cilën ai është dërguar me kusht nëse (myslimanët) marrin pjesë në adhurimin e zotave të tyre të pavërtetë në një kohë të caktuar prandaj zbriti kjo sure që ndaloi gjitha bisedimet të cilat nuk të shpijnë në realizimin e teuhidit (monoteizmit) të plotë të Allahut, Zotit të botëve.

Nga Ibn Abasi radijallahu anhuma transmetohet se kurejshët i premtuan të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem se do t’i japin pasuri e të bëhet njeriu më i pasur në Meke, ta martojnë me atë që dëshiron prej grave, të shkelin të kaluarën andaj  i thanë: kjo është për ty o Muhamed prej nesh, ndalu nga fyerja e zotave tanë, mos i përmend për keq, e nëse nuk vepron atëherë ne të propozojmë një pikë, që për ty dhe për ne do të ketë pajtim. Tha: cila është ajo? Thanë: Të adhurosh zotat tanë një vit, Latin e Uzanë e ne të adhurojmë Zotin tënd një vit. Tha: Të shikoj se çfarë më vije nga Zoti. I erdhi shpallja nga pllaka u ruajtur: “Thuaj: O ju jobesimtarë!”, dhe Allahu zbriti “Thuaj: “O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të Allahut?”” deri në ajetin “Prandaj, vetëm Allahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!””.[1]

Ngjashëm me këtë, tregimin e përmend edhe Said ibn Mina dhe Sujuti, Allahu i mëshiroftë, në librat e tyre.

Ndërsa kuptimin e ajetit e përmend Ibn Xherir Taberi, Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë: “Allahu i Madhëruar i thotë të dërguarit salallahu alejhi ue selem, ndërsa mushrikët prej popullit të tij i kishin propozuar që ta adhurojnë ata Allahun një vit, e i dërguari salAllahu alejhi ue selem t’i adhurojë zotat e tyre një vit, e Allahu zbriti përgjigjen për këtë: “Thuaj” O Muhamed atyre paganëve të cilët të pyesin për adhurimin e zotave të tyre gjatë një viti, që ata të adhurojnë Zotin tënd një vit, “O ju jobesimtarë” në Allahun, “Unë nuk adhuroj atë që ju adhuroni” tani prej zotave, idhujve “As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj” tani “A un nuk jam adhurues” në të ardhmen “atë që ju adhuruat” në të kaluarën “as ju nuk jeni adhurues” në të ardhmen asnjëherë “i Atij që unë adhuroj” tani dhe në të ardhmen.

Kjo u tha kështu pasi që fjalët e drejtuara nga ana e Allahut ishin për të dërguarin salAllahu alejhi ue selem për ata persona të caktuar prej paganëve. Ai është i dijshëm se ata nuk do të besojnë asnjëherë. Kjo iu tha atyre më herët nga dituria e Tij e mëhershme, e urdhëroi të dërguarin salallahu alejhi ue selem që t’ua humb shpresat në atë që ata lakmonin dhe shprehnin vetë ata, dhe se kjo gjë nuk ndodhë as prej tij e as prej tyre në çfarëdo kohe, edhe i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem u dëshpërua se do të lakmonin besimin dhe se do të shpëtojnë ndonjëherë, ashtu edhe ndodh nuk shpëtuan, saqë disa prej tyre u vranë me shpatë ditën e Bedrit, e disa tjerë u shkatërruan më parë si jobesimtarë. Sikur që kemi thënë ne, thanë edhe shpjeguesit e Kuranit dhe u transmetuan fjalët prej të parëve tanë”. (Përfundo. Nga libri “Xhamiu Bejan” 24/702)

Allahut i takon dija absolute.

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.info / albislam.com

[1] E ka shënuar ibn Ebi Hatim në tefsirin e tij 10/3471, Taberiu në librin “Xhamiu Bejan” 24/703 dhe Taberani në librin “Muaxhem Sagir” 751. Që të gjitha nga Ebu Halef Abdullah ibn Isa Hazazi el Hadadi, nga Davud ibn Ebi Hind, nga Ikrime nga ibn Abasi radijallahu anhuma.