Cili është vendimi islam për tifozët e klubeve sportive?

Cili është vendimi islam për tifozët e klubeve sportive?

0 2872

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qoftë mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij:

Muslimani e ka për detyrë të jetë serioz në jetën e tij, të angazhohet me gjënë për shkak të të cilës është krijuar e që është adhurimi i Allahut, të vetmit Zot. Allahu i madhërishëm thotë: “Xhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për diç tjetër pos Mua që të më adhurojnë” (Dharijat:56) ai e ka për detyrë që të ngrit vetveten nga gjëra të këtilla (tifozllëku) të cilat e dëmtojnë në aspektin fetar dhe atë material, të merret me gjërat që i bëjnë dobi në këtë botë dhe botën tjetër. Një rregull fetar thekson se gjërat që janë mubah[1]nëse pengojnë në zbatimin e vaxhibit[2] apo çojnë në harame[3], atëherë shndërrohen në harame, nga ana tjetër gjërat që pengojnë në zbatimin e mustehabeve[4] janë mekruh[5], kjo do të thotë se gjërat që nuk të pengojnë as nga vaxhibi e as nga mustehabi mbeten mubah.

Ai që shikon gjendjen e tifozëve vëren se ata janë të fundosur në përkrahjen e tyre dhe për shkak kësaj anashkalojnë shumë detyrime fetare, prej tyre: mos faljen e namazit me xhemat, vonimin e namazit dhe gjëra të tjera që dihen. Nëse deri këtu arrin puna, atëherë nuk ka dyshim se ky tifozllëk është i ndaluar, shtoja kësaj edhe varësinë e zemrës, angazhimin e saj, dashurinë dhe urrejtjen për shkak tij si dhe miqësia dhe armiqësia që bëhen në emër të këtij tifozllëku.

Shejh Abdulkerim Hudajri

Përktheu: Agim Bekiri

 

[1] Veprime që nuk lidhet me to ndonjë shpërblim apo dënim (sh.p.)

[2] Urdhër i prerë fetar (sh.p.)

[3] Veprime të ndaluara rreptësisht (sh.p.)

[4] Veprime fetare të pëlqyera (sh.p.)

[5] Veprime të urryera, jo të preferuara (sh.p.)

GJITHASHTU NË ALBISLAM