CILIT IA PRANON VEPRAT ALLAHU?!

CILIT IA PRANON VEPRAT ALLAHU?!

0 1178

Allahu, -xhele sha’nuhu!-, në Kuran, thotë:

إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّـهُ مِنَ الْمُتَّقِي

“Allahu pranon vetëm prej atij që ruhet prej mëkatesh”.[1]

Imam Sheukani, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e tij, thotë: “Allahu e ka kufizuar dhe e ka bërë të veçantë pranimin e veprave, që do të thotë:  Allahu e pranon sakrificën vetëm prej të devotshmëve, e jo edhe prej të tjerëve!”[2]

Dhe e ka bërë të qartë këtë, edhe imam Bejdaviu, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e tij, ku thotë: “Allahu, -azze ue xhele!-,  në këtë ajet ka dhënë sinjal të qartë  se, pranimi i veprës nuk pranohet prej askujt tjetër, përveçse prej besimtarit besnik  dhe të devotshëm”.[3]

Në lidhje me këtë,  Ebu Dardai, -Allahu e mëshiroftë!-, ka thënë;  ‘’Më e dashur për mua është që, Allahu të ma pranojë një namaz, sesa dynjaja dhe çka ka në të”.[4]

Muhamed Ibën Jusuf El-Asbahani, -Allahu e mëshiroftë!-, një ditë i kishte shkruar një vëllai të tij, duke i thënë: “Të këshilloj me frikërespekt ndaj Allahut; Lus Allahun që të na bëjë të devotshëm! O vëllai im! Shkurtoji shpresat tua për këtë dynja, e puno shumë për ahiret, ngase para nesh kemi shumë vështirësi , të cilave iu frikësoheshin pejgamberët e Allahut”.[5]

 Përktheu dhe Përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

________

[1] Kur’an, El Maide: 27.

[2] Tefsiri i Imam Sheukani, ‘’Fet’hul Kadir”, 2/46.

[3] Shiko: Tefsiri i Bejdaviut, 1/263.

[4] Shiko: Tefsiri i Ibën Kethirit, 2/49.

[5] Shih: Hiljetul Enbija, 8/233.

GJITHASHTU NË ALBISLAM