Çka konsiderohet hajmali e ndaluar dhe si të lirohem nga ato?

Çka konsiderohet hajmali e ndaluar dhe si të lirohem nga ato?

0 17488

Çka konsiderohet hajmali e ndaluar dhe si të lirohem nga ato?

Përgjigje: në emër të Allahut, falënderimi i takon Atij…

Hajmali konsiderohet çdo send që mbahet apo varet në trup, për të përfituar një dobi ose për t’u mbrojtur nga ndonjë e keqe, qoftë ajo letër, byzylyk, copë lëkure e qepur në formë të trekëndëshit që brenda ka letër të shkruar, e tjerë, e që sheriati nuk i ka dhënë atë cilësi siç mendojnë ata që e mbajnë.

Mbajtja e këtyre sendeve është e ndaluar, madje konsiderohet shirk. Ukbe ibën Amir Xhuhenij tregon se “një grup prej dhjetë vetave kishin ardhur te i Dërguari për të pranuar fenë. i Dërguari i pranoi nëntë prej tyre kurse u përmbajt nga i dhjeti. E pyetën: i pranove nëntë kurse u përmbajt nga i dhjeti? Ai mban hajmali, tha i Dërguari. Pastaj futi dorën e tij, këputi hajmalinë dhe pranoi edhe atë. Më pas tha: kush mban hajmali, ka bërë shirk” (Ahmedi, Silsile sahiha 492).

Ka edhe një çështje tjetër, është fjala për hajmalitë që shkruhen me Kuran. Sipas mendimit më të saktë këto hajmali konsiderohen haram për disa argumente:

–          Hadithet që ndalojnë hajmalitë janë të përgjithshme, pra nuk ndalojnë vetëm ato hajmali që bëhen me fjalë xhinësh të pakuptimta.

–          Vështirësohet dallimi i atyre që mbajnë hajmali që janë shirk nga ata që i kanë me Kuran dhe si rezultat, vështirësohet urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.

–          Shpien deri te nënvlerësimi i fjalëve të Allahut duke u futur  në vende të papastra.

–          Hapen dyert e besëtytnive sepse shumë njerëz  për shkak injorancës lidhen për hajmalinë duke i dhënë veçori të Zotit e jo duke e konsideruar si shkak.

Si të lirohemi nga hajmalitë:

Pasi që mësuam qëndrimin e fesë ndaj hajmalive atëherë e kemi për obligim të lirohemi nga ato duke i djegur dhe shkatërruar. Gjatë shkatërrimit lexojmë diçka prej Kuranit si për shembull suren Ihlas, Felek, Nas. Nëse janë shumë fleta të palosura, apo nyje të lidhura shpalosen, zgjidhen pastaj shkatërrohen, kështu me lejen e Allahut lirohemi pa u dëmtuar.  Nuk harroj të përmend edhe atë se personi që ka mbajtur hajmali duhet që të pendohet tek Allahu i madhëruar.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM