Çka nëse hyn ramazani, kurse kam ditë të paagjëruara të ramazanit të kaluar?!

Çka nëse hyn ramazani, kurse kam ditë të paagjëruara të ramazanit të kaluar?!

0 1344


Pyetje:
Gruaja ime i ka obligim t’i kompensojë njëmbëdhjetë ditë të ramazanit që ka shkuar, porse ja tani erdhi ramazani porse ajo akoma s’i ka agjëruar ato ditë. Në këtë rast, çfarë duhet të bëjë për këto njëmbëdhjetë ditë?! Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: Nëse gruaja jote e ka vonuar agjërimin derisa ka ardhur ramazani tjetër për shkak të përtacisë e dembelisë, atëherë ka obligim që pas ramazanit përveç kompensimit, gjithashtu edhe të ushqejë për çdo ditë agjërimi nga një të varfër për shkak të asaj që ka vepruar, gjegjësisht vonimit dhe shtyrjes së agjërimit pa ndonjë arsye. Porse në qoftë se e ka shtyrë agjërimin ngase vërtetë nuk ka pas mundësi derisa ka ardhur ky ramazan, atëherë pasi të kalojë ramazani e ka për obligim vetëm kompensimin, e jo edhe të ushqejë një të varfër për çdo ditë të paagjëruar, ngase ajo është e arsyetuar për këtë vonesë.

 

Shejh Dr. Salih El-Fevzan

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi