Çka thotë Ibn Uthejmini për hyrjen në parlament?

Çka thotë Ibn Uthejmini për hyrjen në parlament?

0 2902

Pyetja : Cili është vendimi i sheriatit për një mysliman që njeh fenë e tij mirë, të hyjë në parlament apo të mundohet të hyjë në parlament, në shtetet e mosbesimtarëve?

Përgjigja: Në qoftë se hyn në parlament që t’ju ndihmojë atyre në shtrembësi (batil) kjo është haram. Mirëpo po qe se hyn në parlament që ta ngrit zërin e  myslimanëve apo ti mbrojë të drejtat e myslimanëve, duke u munduar t’i luftojë ndihmësit e kufrit dhe ti mposht dyshimet e tyre, nuk ka diç të keqe, një gjë e tillë lejohet, madje në ndonjë rast konsiderohet detyrim ta bëjë një gjë të tillë, ngase po qe se myslimanët largohen, distancohen absolutisht nga parlamenti atëherë mosbesimtarët do të luajnë me ta si të duan, kjo padyshim se ju bën dëm myslimanëve, sidomos në rastet kur ka dikush prej myslimanëve i cili i përfaqëson myslimanët fuqishëm, është orator, si dhe prej këtij ndoshta përfiton kush është prezent në ndejat e seancat me të. Sidomos kur di të bëjë politikë të fortë, e njeh mentalitetin e popullit , është i mençur dhe fiton përkrahjen e popullit. Ndërsa, po qe se nuk ka kurrfarë dobie, në këtë rast hyrja në parlament pa dyshim se nuk lejohet sepse në atë rast u ndihmon mosbesimtarëve.

Burimi: albislam.com

Pyetësi: Ekrem Avdiu, në takimin me Ibn Uthejminin.

Përktheu: Nexhat Ceka